Të gjitha lajmet

DITARI RUS (8)

Dëshira e madhe, solli fitoren

Fotot: FIFA/fb

Dëshira e madhe, solli fitoren

Shkruan: LUAN MORINA

22 June, 2018 @22:52

Duelet e ditës në Kampionatin Botëror, në përmbledhje dhe çka pritet tash e tutje...

NEYMAR JR

Ndeshja më e dobët deri tani në Kupën e Botës, s’mund të ishte tjetër pos një që përfshinte dy ekipe amerikane. Kosta Rika, e vetëdijshme për inferioritetin ndaj brazilianëve kishte vendosur të mbrohej. Brazilianët, pa një qendërsulmues të dobishëm, nuk ia dolën të çanin mbrojtjen kostarikane, as me metodat e pahijshme të Neymarit. Neymar E mira e VAR në këtë Kupë Bote është se me përfundimin e kësaj, në rast se nuk bëhet ndonjë skandal në ndeshjet e mbetura të cilat vetëm sa shkojnë e bëhen më të rëndësishme, në çfarëdo gabimi gjyqtari në Ligën e Kampionëve e Premier League do të akuzohen për mos-praninë e VAR-it! Deri tani, përdorimi i VAR ka qenë i përkryer në këtë garë. ORARI dhe TABELA Brazili mezi fitoi. Por, kjo s’do të thotë asgjë në luftën e tyre për titull. Tite ka aftësi të sanojë dobësitë, dhe mund ta bëj këtë. Ndeshja kundër Serbisë do të jetë vendimtare për të dyja ekipet, por brazilianët do të kenë më lehtë të shënojnë kundër serbëve për shkak të kulturës tjetër futbollistike.

AHMEDI

Ahmed Musa ka shënuar edhe më parë dy gola në një ndeshje në Kupën e Botës. Mund të shënoj edhe pas katër viteve, por, nuk do të jetë kurrë një lojtar i shkëlqyeshëm në një ekip të madh. Me Leicester Cityn ka pasur një lojë të mirë, dhe ajo ka qenë përgatitore, nëse nuk gaboj kundër Barcelonës. Ahmed Musa Më pëlqen si lojtar, dhe do ta doja edhe në Galatasaray, ku pritet një kalim i tij nga Leicester City në formë huazimi. Por, pas sot, me gjasë do të shitet për para të majme diku tjetër. Është shembull i përkryer i yjeve që shndrisin në një verë dhe pastaj pushojnë për katër vite. ORARI dhe TABELA Nigeria gjeti recetën për të çarë Islandën, e cila kundër ekipeve më të mëdha luan me disiplinë më të madhe. Sot, ishin më të lehtë në lojë, morën dy gola të papritur kundër një loje të shpejtë të Nigerisë. Nuk janë pa shanse, sidomos tashti që kroatët gati janë të paprekshëm në krye.

SHQIPONJAT

Në pjesën e parë serbët sulmuan, morrën iniciativën, dhe gjetën golin. Me të filluar pjesa e dytë u tërhoqën, dhe ndonëse mbyllën mirë zonën, gjuajtja e parë serioze nga jashtë, përfundoi si një predhë në portën e Serbisë. Goli i Xhakës ishte i gatitur me vite, me dekada. Edhe i Shaqirit njashtu. Dëshira e madhe për të fituar, sidomos nga kuarteti ynë, bëri që Zvicra të marrë tri pikë sonte. Xhaka Nuk duhet ta marrin lehtë me Kosta Rikën, ndonëse barazimi aty i dërgon zviceranët tanë në rrethin e dytë. Një fitore më e madhe për kosovarët, për katërshen tonë, se sa për Zvicrën ishte kjo sonte.

NESËR

Belgjika duhet të vazhdojë me rezultate bindëse. Nuk guxojnë të lëshojnë këmbën nga pedalja, dhe fitorja më e thellë u nevojitet për pozitën më të mirë në grupe. ORARI dhe TABELA Gjermania e mbyll ditën kundër Suedisë, me të njëjtin mision, ndonëse s’do ta ketë lehtë të hap një Suedi që mbrohet. Do të jetë interesante të shohim Meksikën si do të reagojë ndaj një ekipi më inferior. Kundër Gjermanisë ishin të shkëlqyeshëm në mbrojtje të ngjeshur dhe kundër-sulme, diçka që përdorte Koreja Jugore kundër Suedisë.

MEDIA

Blick: Falë shqiponjave, ëndërrojmë fluturimin!

Foto: Blick

22 June, 2018 @22:24

Pas fitores ndaj Serbisë, Blicku zvicran ka thurrur elozhe për...

GRUPI E: SERBIA - ZVICRA

Kosova shpëton Zvicrën, Shaqiri-Xhaka gol, mposhet Serbia

Foto: FIFA/fb; Squawka; Mediaset

22 June, 2018 @21:45

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me golat e tyre në pjesë të...

11-SHET

Formacionet: Serbia - Zvicra

22 June, 2018 @19:13

Janë bërë publike formacionet zyrtare të Serbisë dhe të...

GRUPI D: NIGERIA - ISLANDA

Nigeria fiton, Argjentina shpreson

22 June, 2018 @18:52

Nigeria e mposhti Islandën me rezultat 2-0. Kësaj fitoreje u gëzua...

PREJ SEVILJËS NË ROMË

Edhe një me origjinë shqipe te Lazio

22 June, 2018 @16:25

Sot Lazio ka zyrtarizuar blerjen e re të skuadrës. Reprezentuesi...

11-SHET NIGERIA-ISLANDA

Formacionet: Nigeria-Islanda

Fotot: FIFA/fb

22 June, 2018 @16:13

Dueli i radhës në Grupin D zhvillohet mes Nigerisë dhe Islandës....

GRUPI E: BRAZILI - KOSTA RIKA

Cou e Neymar për fitoren e parë

22 June, 2018 @15:57

Me më shumë vështirësi se që pritej, Brazili ka shënuar fitore...

11-SHET: BRAZILI - KOSTARIKA

Formacionet: Brazili - KostaRika

22 June, 2018 @13:52

Derisa dy skuadrat nuk shënuan fitore në përballjet e para të...

PHILLIP COCU

Fenerbahçe zyrtarizon trajnerin e ri

22 June, 2018 @12:20

Pas dështimit që të fitojë titullin kampion stinorin e shkuar në...

PARA GARAVE NDËRKOMBËTARE

Prishtina licenson 24, udhëton me 20 lojtarë

BOROZANI/ D. S.

22 June, 2018 @12:02

Fituesja e Kupës së Kosovës dhe pjesëmarrësja nga Kosova në...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018