Të gjitha lajmet

DITARI RUS (15)

Dita e zëvendësimeve

Dhoma e VAR-it/ Foto: GoogleImages

Dita e zëvendësimeve

Shkruan: LUAN MORINA

2 July, 2018 @13:31

Zhvillimi i teknologjisë ka perfeksionuar këtë Kupë të Botës më tepër se që ishin më parë. Së paku nuk po flitet për gabime të gjyqtarëve. Nuk ka simulime më, pos ndonjë rast si ai i Mandzukicit, i cili është i mësuar me kësi lloji të fitoreve.

VAR

Sigurisht që fitorja e mbrëmshme e Kroacisë nuk ishte për t’u ngjyrosur me karrierën dhe pisllëqet e Mandzukicit, por edhe nuk ishte një fitore e dominuar, ashtu siç mund të pritnim nga kroatët. Danezët shfaqën një lojë shumë më të bukur në fitoret në grupe. Arsyeja kryesore qëndronte tek kontinenti i njëjtë, ndonëse me francezët ka qenë një humbje kohe prej dy orëve për të vazhduar tutje. VAR technology Rasti i Zankas u gjykua ashtu siç parashihet me rregulla – karton i verdhë dhe penallti. Nëse është jashtë zonës, karton i kuq nëse është lojtari i fundit. Luka Modric edhe njëherë dëshmoi pse është ndër mendjet më të ndritura në fushën e futbollit. Mungesa e një qendërsulmuesi klasik u vërejt mbrëmë me inkuadrimin e Badeljit. Kundër rusëve me mbrojtje të ngjeshur, s’do të mund ta kenë ndoshta aq lehtë në çerekfinale, ndonëse janë favoritë të qartë.

ZËVENDËSIMI HISTORIK, EROKHIN

Inkuadrimi i Erokhinit në vend të Kuzyaevit bëri histori si zëvendësimi i katërt i parë në një Kupë të Botës. Është një nga veprimet pozitive të FIFA-s, ngjashëm siç ishte njoftimi për kohën shtesë në Francë para 20 viteve. Po më parë, gjyqtari ka vazhduar lojën sa i është dukur e arsyeshme, ndoshta edhe nëntë minuta, ndoshta edhe hiç. Largimi i Dzyubas vetëm sa dëshmoi strategjinë e Rusisë – penallti dhe fajësim i fatit. Përndryshe, glorifikim i Igor Akinfeev, njërit nga portierët më të pasigurt në futboll. Por, penalltitë janë më shumë përgatitje psikike se fizike. Akinfeev Spanjollët s’kanë kë të fajësojnë. As kryetarin e federatës, as Hierron, as Perezin, as Lopeteguin. Për penalltitë në Kore ishin fajtor lojtarët. Për penalltitë dje, për lojërat e dobëta në grupe, fajtorë janë lojtarët. Rivaliteti që është shpërfaqur me largimin e Lopeteguit, bënte sikur të ishte një ekip që s’flasin mes vete. Spain E mbi të gjitha Iniesta. Të presësh ende nga një lojtar i cili ka kaluar në veri të 30-tave moti kohë, kur në ekip ke Saulin, Koken, Thiagon, e edhe David Silvan i cili ka luajtur mesfushor qendror në City këtë sezon, është keqmenaxhim i tranzicionit. Krejt kjo ka ndodhur para Hierros, dhe mungesa e një lideri të denjë në fushë, e ka bërë të veten. Nëse ka një ekip nga katër të eliminuarat në rrethin e dytë që nuk ka merituar të eliminohet, ata janë Danimarka. Të tjerat, me meritë kthehen në shtëpi!

E SOTMJA

Dueli i amerikanëve do të jetë kënaqësi të shihet. Nuk besoj që Meksika do të qëndroj mbrapa sikur Kosta Rika, ndonëse mund të shfrytëzojnë kundërsulmet si kundër gjermanëve. Ndeshja me Suedinë ka hedh në pah shumë mangësi të meksikanëve, të cilat mund t’i shfrytëzojnë brazilianët nëse kanë nerva të lënë topin tek kundërshtarët e tyre. Në mbrëmje, Belgjika dhe Japonia do të japin një lojë ndoshta edhe më të bukur. Që të dyja ekipet nuk kanë hezituar të sulmojnë, sa kanë hezituar të mbrohen. Një shfaqje e tillë besoj se do të na pres edhe sonte.

BEHAR MALIQI

Llapi shton përvojë me Maliqin

BOROZANI/ Arkiv

2 July, 2018 @11:27

Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në Superligë të...

KROACIA - DANIMARKA

Kroacia përpara, pas dramës në penallti

Foto: FIFA/fb/tw

1 July, 2018 @22:33

Dy golat më të shpejt të Botërorit i shënuan, por pas kësaj...

11-SHET

Formacionet: Kroacia - Danimarka

1 July, 2018 @19:02

Janë publikuar formacionet startuese të Kroacisë dhe të...

SPANJA - RUSIA

Befasia e radhës, Rusia eliminon Spanjën pa ide

Fotot: FIFA/fb

1 July, 2018 @17:58

Tashmë mbajtja e tepërt e topit dhe loja me te pa konkretizuar...

JAVIER MASCHERANO

Zyrtarisht pensionohet nga Argjentina

1 July, 2018 @17:26

Pas eliminimit nga Kupa e Botës kundër Francës, lojtari i...

DITARI RUS (14)

Mësuesi Tabarez

1 July, 2018 @15:03

Jose Mujica jetonte në një shtëpi goxha të vogël, që mund ta...

11-SHET: SPANJA - RUSIA

Formacionet: Spanja-Rusia

1 July, 2018 @14:57

Janë publikuar 11-shet startuese të duelit të tretë të së...

MESFUSHORI ANGLEZ

Jack Wilshere afër Fenerbahçes

Foto: uefa/el/fb

1 July, 2018 @11:13

Mesfushori anglez Jack Wilshere, ditë më parë është liruar nga...

MAURIZIO SARRI

Javën tjetër zyrtarizohet në PremierLeague

Foto: uefa.com

1 July, 2018 @9:47

Trajneri i deritashëm i Napolit, Maurizio Sarri, me të filluar java...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018