Të gjitha lajmet

OLIPIADA DIMËRORE: PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 1

Ditari Olimpik Nr. 1

Shkruan: LUAN MORINA

9 Shkurt, 2018 @12:19

Albini përfundoi i 74ti nga 85të skitarë në stërvitjen e parë në garën e Lëshimit, të enjten herët në mëngjes. Të premten, në ora 3 të mëngjesit është në program stërvitja e dytë. Distanca prej tetë sekondave nga lideri i stërvitjes së parë, Manuel Osborne-Paradis nuk është aq e tmerrshme për stërvitjen e parë ku shumica e skitarëve marrin me rezervë garën për tu njohur me shtegun. Përfundimi i garës do të jetë sukses për Albin Tahiri. E gara është në program të dielën në mëngjes, në të njëjtën kohë, e dy stërvitjet e mbetura do të duhej të mjaftonin që Tahiri të marr kurajë para garës.

Të premten është hapja solemne e garave të cilat që nga e mërkura kanë pasur stërvitje në disiplina të ndryshme. Para hapjes solemne që nis në ora 11:35 (gjithnjë sipas orës sonë), janë në program edhe disa gara tjera, kryesisht kualifikuese.

Kosovo flag @ Pyeongchang

Koreja Jugore, PyeongChang, është në zonë kohore prej tetë orësh më herët se Kosova. Si rrjedhojë një pjesë e konsiderueshme e garave do të nisin qysh në mesnatë me kohën tonë. Por, pos finaleve në skitari alpine (disiplinat e shpejtësisë), finalet në sportet tjera ku dukshmëria dhe drita e diellit nuk janë obliguese, do të zhvillohen në orët e pasdites dhe mbrëmjes koreane, në orët e hershme të mëngjesit dhe mesditës sipas orës sonë.

Garat e kurlingut në çiftet e përziera nisin në mesnatë, në ora 2:00 janë programi i shkurtër për meshkuj për të vijuar me programin e shkurtër për çifte në kuadër të disiplinës ekipore në patinazh artistik, dhe në të njëjtën kohë zhvillohen kualifikimet në skijim të lirë, moguls tek të dy gjinitë. Këto janë të vetmet gara që kanë efekt zyrtar në finalet gjatë ditëve në vijim.

Pos hapjes solemne, të cilën mund ta shihni në Eurosport dhe RTK, garat e sipërpërmendura mund ti shihni vetëm në Eurosport Player.

Curling

Eurosporti ka të drejtat ekskluzive në Kosovë për Olimpiadat deri në vitin 2024. Në një marrëveshje obliguese me transmetues kombëtar, ata kanë përcaktuar RTK-në të jap ngjarjet kryesore, shumicën e finaleve.

Dy kanalet e Eurosport që mund ti gjeni në shumicën e platformave televizive shfaqin të gjitha finalet, përfshirë edhe pjesë tjera të garave. Eurosport1 është shndërruar në kanal të plotë olimpik, derisa të gjitha garat janë në dispozicion edhe në Eurosport Player i cili ka një çmim mujor prej 6 eurove.

Alternativë tjetër janë edhe kanalet kombëtare të vendeve fqinje dhe kanalet Eurosport 1 HD Deutschland dhe TLC HD Deutschland, të cilat do të transmetojnë të lira Olimpiadën në satelitin Astra 19.2 shkallë në Lindje.

E për gjithçka tjetër, të gjitha ngjarjet kryesore në mënyrë tekstuale do të mbulohen ku tjetër pos tek Borozani.com

PYEOGCHANG 2018

Tahiri kryen stërvitjen e parë

Foto: NOC

8 Shkurt, 2018 @22:49

Pak ditë para garës në Lojërat Olimpike dimërore që do ta...

SPORTE OLIMPIKE

Abetarja olimpike: Patinazh i shpejtë

8 Shkurt, 2018 @20:00

Ngjashëm si atletika dhe noti, edhe patinazhi i shpejtë zhvillohet...

PYEONGCHANG 2018

Njoftohet me terrenin

8 Shkurt, 2018 @14:00

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, ka bërë stërvitjet e para sot...

KOLUMNE

Roger Federer, i pa-moshë

8 Shkurt, 2018 @12:15

Me të 37-at, Federeri i bën ballë edhe temperaturës, edhe...

AFATI KALIMTAR

Prishtina më e përforcuara

7 Shkurt, 2018 @21:32

Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Sajat

7 Shkurt, 2018 @20:00

Në pjesën e dytë të shekullit XIX, në Zvicër sporti me saja...

VOLEJBOLL

Kosova e Shqipëria takohen në Gjakovë

Foto: FVK

6 Shkurt, 2018 @21:41

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës,...

LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang

Foto: NOC

6 Shkurt, 2018 @20:13

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera