Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik nr. 11 – Vikingët

Ditari Olimpik nr. 11 – Vikingët

Shkruan: Luan MORINA

19 Shkurt, 2018 @20:39

Në Salt Lake City më 2002, 77 sportistë i kishin sjell Norvegjisë 25 medalje, 13 prej të cilave të arta. Për momentin, ky është numër rekord për një vend sa i përket numrit të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lorentzen

Në PyeongChang, 109 sportistë për dhjetë ditë i kanë sjell Norvegjisë 28 medalje, 11 prej të cilave të arta. Ky është rekord për Norvegjinë në histori të Lojërave Olimpike dhe pritet të shtojë edhe nja 3 në total së paku – me garat e kros kountrit akoma të papërfunduara.

Ski Jump

Fitorja në garat ekipore në kërcime me ski, ishte një duel direkt me Gjermaninë në luftën e përgjithshme për medalje. Gjermanët kishin nisur furishëm këtë Olimpiadë, por gjasat e tyre për medalje shtesë gati se janë shterur, me vetëm bobsleigh edhe biathlonin ekipor si mundësi të vetme të mbetura.

Derisa Gjermania me 10 të arta ndjek në hije Norvegjinë, Kanadaja dhe Holanda mbeten pas me nga 6 të arta.

Medals @ Pyeongchang

Kanadaja sot deklasoi Atletët Olimpik të Rusisë në gjysmëfinalen në hokej mbi akull. Kanadezët siguruan finalen ndaj SHBA-ve të cilat me rezultat të ngjashëm, 5-0 mposhtën Finlandën. Tek meshkujt janë mësuar katër çerekfinalistët e parë – Çekia, Atletët Olimpik të Rusisë, Kanadaja, dhe Suedia.

Garat ekipore që po ecin kah fundi janë edhe ato në kurling. Tek femrat, befasisht Koreja dhe Japonia janë në krye të renditjes para ditës së fundit të garave, me Kanadanë që pothuajse është eliminuar. Kampionët aktual olimpik janë pak më mirë tek meshkujt. Ende me gjasa për garat finale, ata ndjekin Suedinë dhe Zvicrën para ditës së fundit të garave.

Bobsleigh

Me tri finale në program, pos garave ekipore në kërcime me ski, ngjarja kryesore e ditës ishte rekordi i Tessa Virtue e Scott Moir në programin e shkurtër të vallëzimit në patinazh artistik. Kanadezët përfunduan para dyshes franceze Gabriella Papadakis e cila pati një problem me garderobë, dhe Guillaume Cizeron.

Canada fans

Sonte në ora 2 është programi i gjatë në vallëzim, që është edhe finalja e parë e ditës. Gjysmë ore më vonë nisin garat në halfpipe në skijim të lirë tek femrat.

Skitarët në kombinimin nordik garën në kërcime me ski e nisin në ora 11, me finalen në kros kountri në distancën 10km në ora 13:45. Para kësaj finaleje, stafeta e përziera në biathlon nisin në ora 12:15, me garën ekipore në patinazh në shtigje të shkurtra, femrat në 3000m që nis në ora 12:20.

German fans

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Edhe Ukraina me të artë

18 Shkurt, 2018 @14:37

Oleksandr Abramenko nga Ukraina ka siguruar të artën e parë për...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Kampionë të dyfishtë në saje

19 Shkurt, 2018 @20:01

Në finalen e parë të garave me saja me timon, bob, dy ekipe u...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Norvegjezët fluturojnë më së largu

19 Shkurt, 2018 @20:00

Daniel Andre Tande me kërcimet 136m dhe 140.5m udhëhoqi...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Sprinti në patinazh për Norvegjinë

19 Shkurt, 2018 @19:59

Suksesin norvegjez në ditën e dhjetë të garave e nisi Havard...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Nao Kodaira fiton sprintin e patinazhit

18 Shkurt, 2018 @15:26

Japonezja Nao Kodaira ka fituar të artën e parë në Lojërat...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Starti masiv me fotofinish

18 Shkurt, 2018 @14:40

Martin Fourcade ka siguruar të artën e dytë nga Lojërat Olimpike...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

E arta e dytë për Hirscher

18 Shkurt, 2018 @9:50

Marcel Hirscher me lehtësi mori medaljen e dytë të artë në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Edhe stafeta e meshkujve për Norvegjinë

18 Shkurt, 2018 @9:48

Johannes Hosflot Klaebo me nxitimin në 500 metrat e fundit, la...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Braten historik për Norvegjinë

18 Shkurt, 2018 @9:46

Oystein Braten ka siguruar të artën e parë për Norvegjinë në...

OLIMPIADA DIMËRORE PYEONGCHANG2018

Ditari Olimpik nr.10 – Britania

17 Shkurt, 2018 @20:10

Në ndeshjen klasike ndërmjet Atletëve Olimpik të Rusisë dhe...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera