Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 5 –Gjermanët mbi të gjithë

Ditari Olimpik Nr. 5 –Gjermanët mbi të gjithë

Shkruan: Luan Morina

12 Shkurt, 2018 @21:12

Pas Olimpiadës më të dobët që nga bashkimi i Gjermanisë, asaj në Sochi kur kishin arritur vetëm 19 medalje, prej të cilave 8 ishin të arta, Gjermania ka arritur gjysmën e këtij rezultati pas vetëm tri ditëve të garave në PyeongChang. Është starti më i mirë për Gjermaninë pas 46 viteve (po, prej Mynihut më 1972)

Edhe pse kanë paraqitje dëshpëruese në njërin nga sportet e tyre të preferuara në Olimpiada – patinazhin e shpejtë, gjermanët po dominojnë biathlonin ku deri tani kanë fituar tri të arta, dhe kërcimet me ski ku kanë tashmë një kampion e një nënkampione olimpike. Skijimi alpin, pos këtyre dy disiplinave mbetet si një sport tjetër ku mund të shtrihet dominimi gjerman, porse rënia nga kreu i listës së medaljeve është vetëm çështje kohe me SHBA-të që ende nuk kanë aktivizuar Mikaela Shiffrinin, me Kanadanë në sportet ekipore dhe Norvegjinë në kros-kountri.

Curling

Dita e tretë solli një gjysmëfinale interesante në kurling, tek çiftet e përziera. Rusët lëshuan nga dora finalen duke lëshuar më gjatë se që duhet gurin e fundit në lojë. Zvicra dhe Kanadaja, dy kombëtaret më të mira në këtë disiplinë ndeshen nesër në finale në ora 12:05. Për ata që nuk kanë parë kurlingun, iu rikujtoj që është një lloj shahu.
Finalet më interesante pritet të jenë një orë më vonë, në ora 13:25 dhe 13:34. Garat në sprintin klasik, çerekfinalet nisin në ora 12:00, me pesë grupet çerekfinale dhe dy gjysmëfinalet në të dyja konkurrencat.

Finalja e parë e ditës është në snoubord me amerikanet Chloe Kim, Arielle Gold, e Kelly Clark në mesin e favoriteve kryesore. Finalja nis në ora 2 të mëngjesit.

Albin Tahiri

Më në fund pritet të nisin edhe garat në skijim alpin. Pas shtyrjes së garës në sllallom të madh për femra, dhe lëshimit të Albin Tahirit, i bie kombinimit të meshkujve për të hapur Olimpiadën në këtë sport. Favorit nuk ka për shkak se gara e kombinimit kërkon një lëshim të mirë dhe një sllallom teknikisht të shkëlqyeshëm për të dhënë një kohë kampioni. Lëshimi nis në ora 3:30, sllallomi në ora 7 të mëngjesit, pas të cilit edhe do të mësojmë kampionin e parë në skijim alpin. Kuptohet nëse nuk ndërhyjnë erërat e forta.

Pas debaklit të Felix Loch tek meshkujt, Gjermania provon të mos lëshoj asnjë medalje tek femrat në luzh. Natalie Geisenberger vazhdoi formën e shkëlqyeshme edhe në dy rundet e para, duke përfunduar para bashkëkombëses Dajana Eitberger, me Tatjana Huefner në pozitën e katërt. Alex Gough, kanadezja, i ndan këto trija me pozitën e tretë, dhe ka edhe dy runde për të mbajtur shpresën për medalje. Rundi i tretë nis në ora 11:30, për të vijuar menjëherë me rundin final që përfshin njëzet sportistet më të mira.

Holanda vazhdon të dominoj patinazhin e shpejtë, dhe nesër në 1500m për meshkuj do të përballen me sfiduesit më serioz deri tani – treshen norvegjeze Johansson, Henriksen, Pedersen. Finalja nis në ora 12:00, dhe në program janë gjithsej 18 duele që pritet të marrin rreth dy orë me pauzën pas pjesës së parë.

Nesër kthehet edhe patinazhi i shpejtë në shtigje të shkurtra. Në program është gara në 500m për femra, me finalen që pritet të nis rreth orës 13.

Pas tri ditëve, listës së medaljeve i prinë Gjermania me 7 medalje (4 të arta, 1 të argjendtë, e dy të bronzta), e ndjekur nga Holanda me po ashtu 7 medalje (3-2-2).

 

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 4 – Fuqia e erës

11 Shkurt, 2018 @19:48

Derisa organizatorët e Lojërave Olimpike në PyeongChang kanë...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kërcime me ski

15 Shkurt, 2018 @16:18

Matti Nykanen në Kalgari më 1988 kishte qenë garuesi i parë që...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Skijimi alpin

12 Shkurt, 2018 @21:00

Skijimi alpin është ndër sportet më të popullarizuara dimërore....

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Kingsbury vazhdon traditën kanadeze

12 Shkurt, 2018 @18:06

Mikael Kingsbury ka vazhduar dominimin kanadez në garën e...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Lundby e artë në kërcime

12 Shkurt, 2018 @18:05

Norvegjezja Maren Lundby ka fituar të artën në kërcime me ski...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ireen Wust në histori

12 Shkurt, 2018 @18:03

Ireen Wust është bërë holandezja më e suksesshme në Olimpiada...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Fourcade ndërpret dominimin gjerman

12 Shkurt, 2018 @13:38

Pas tri medaljeve të arta për Gjermaninë, Martin Fourcade mori...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Hokej mbi akull

12 Shkurt, 2018 @11:30

Kanadaja, e udhëhequr nga një ekip fantastik me Carey Price në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Kanadaja para rusëve dhe amerikanëve

12 Shkurt, 2018 @11:13

Tessa Virtue me Scott Moir në vallëzim dhe Patrick Chan tek...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Anderson përsërit suksesin nga Sochi

12 Shkurt, 2018 @11:06

Jamie Anderson ka përsëritur suksesin e arritur para katër viteve...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 5 –Gjermanët mbi të gjithë

12 Shkurt, 2018 @21:12

Pas Olimpiadës më të dobët që nga bashkimi i Gjermanisë, asaj...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kurling

11 Shkurt, 2018 @22:00

Katër lojtarë përbëjnë ekipin e kurlingut. Ai që lëshon i pari...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kombinim nordik

11 Shkurt, 2018 @16:00

Para se kërcimet me ski dhe kros kountri të njiheshin si sporte,...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera