Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE PYEONGCHANG2018

Ditari Olimpik nr.10 – Britania

Ditari Olimpik nr.10 – Britania

17 Shkurt, 2018 @20:10

Në ndeshjen klasike ndërmjet Atletëve Olimpik të Rusisë dhe SHBA-ve, pas një ndeshje të njëanshme fitorja u takoi rusëve. Pos Datsyuk dhe Kovalchuk, rusët kanë kontingjent me përvojë kryesisht vendore nga liga KHL, e cila për kah kualiteti po provon të sfidoj ligën NHL. Gionta, Bourque, Wisniewski ishin kundërshtar të tyre. Përballje ndërmjet Ovechkin e Pacioretty do të mund të shohim kur të ndeshen Caps me Habs në NHL, edhe pse këta të fundit janë larg formës që pretendojnë.

Në hokej mbi akull, ruset siguruan gjysmëfinalen me fitoren 6-2 ndaj Zvicrës, ngjashëm si Finlanda me fitore 7-2 ndaj Suedisë.

Suedisë së paku po i ecën mirë në kurling, dhe me kanadezet në probleme, mund të tentojnë të artën më në fund. Sportet ekipore vazhdojnë deri ditën e fundit, derisa dy tek sajat kanë mbaruar.

Skeletoni solli edhe dy medalje për Britaninë e Madhe që morën të artën dhe bronztën tek femrat, pas të bronztës tek meshkujt. Elise Christie ishte një favorite tjetër në patinazh të shpejtë në shtigje të shkurtra, por përsëri nuk ia doli të përfundoj garën.

Katie Ledecky ka shpartalluar konkurrentet në Olimpiadën dhe Botërorët e notit. Kushërira e saj e largët, Ester Ledecka sot befasoi të gjithë me fitore në garën e Super G. Dhe dallimi i saj prej 0.01 sekonde që e bëri Ledeckan kampione, la pa medalje Lara Gut. Për Ledeckan fakt interesant është pjesëmarrja në dy sporte olimpike. Nuk është sportistja e parë që bën këtë.

Ole Einar Bjoerndalen kishte fituar medalje edhe në biathlon edhe në kros-kountri, duke përfunduar i pesti në garën 30km lirë në Salt Lake City më 2002, kur kishte fituar katër të arta. Ester Ledecka mund të shkoj tutje nëse fiton sllallom i madh paralel në snoubord.

Çekja mori vetëm medaljen e parë në Olimpiada, në moshën 22 vjeçare sot. ‘Kushërira’ e saj amerikane në moshën 19 vjeçare kishte gjashtë medalje olimpike, pëfshirë edhe një të fituar qysh si pesëmbëdhjetë vjeçare. Lidhja familjare e tyre është vetëm trillim i autorit të tekstit. Por, sukseset që kanë arritur të dyja nuk ka të bëj me emrin sa ka të bëj me punën dhe përkushtimin. Kjo nuk është trillim. Pasi suksesi nuk ka lidhje a je nga Britania e Madhe, nga Lihtenshtajni, apo nga Mongolia. As emri, mbiemri, apo mosha. Puna e përkushtuar sjell frutat që përkthehen edhe në medalje.
Nesër është ditë pak më e qetë.

Sllallomi i madh i meshkujve në ora 2:15 e 5:45 pritet të sjell të artën e dytë për Marcel Hirscher. Stafeta e meshkujve në kros-kountri nis në 7:15. Dy gara në skijim të lirë janë në program – meshkujt slopestyle në 6:15, dhe ajroret në ora 12. Starti masiv në biathlon nis në ora 12:15. Finalja e femrave në 500m patinazh të shpejt në ora 12:55.

p.s. urime dhjetëvjetori i pavarësisë, bashkëvendës të kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Talentet dominojnë në patinazh të shpejtë

17 Shkurt, 2018 @15:43

Choi Min-jeong nga Koreja Jugore ka marr hakun pas përjashtimit në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

E arta e parë për Britaninë

17 Shkurt, 2018 @15:42

Lizzy Yarnold ka sjell të artën e parë britanike në PyeongChang...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Më në fund e arta për Kuzminan

17 Shkurt, 2018 @15:41

Sllovakia Anastasya Kuzmina ka arritur të marr të artën në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Stoch mbron të artën në kërcime me ski

17 Shkurt, 2018 @15:45

Kamil Stoch, ka arritur të marr të artën në kërcime me ski,...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Në slopestyle, e arta për Zvicrën

17 Shkurt, 2018 @15:35

Sarah Hoefflin ka shfrytëzuar rundin e tretë final në garat e...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Snoubordistja fiton të artën në Super G

17 Shkurt, 2018 @15:33

Ester Ledecka nga Çekia, ka befasuar konkurrentet në garën e Super...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Stafeta në kros-kountri për Norvegjinë

17 Shkurt, 2018 @15:39

Ingvild Flugstad Ostberg, Astrid Uhrenhodlt Jacobsen, Ragnhild Haga,...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik nr. 9 – Presioni olimpik

16 Shkurt, 2018 @17:11

Letonezi Martin Dukurs, kampion i pesëfishtë i botës në skeleton...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Yuzuru Hanyu përsëri i artë

17 Shkurt, 2018 @15:32

Japonezi, Yuzuru Hanyu ka arritur të magjeps publikun edhe në...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera