Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik nr.12 – Arti mbi akull

Ditari Olimpik nr.12 – Arti mbi akull

Shkruan: LUAN MORINA

20 Shkurt, 2018 @19:02

Është pothuajse e pamundur që dy patinë të kenë të njëjtat pikë në garat e patinazhit artistik. Po të ishte e mundur, kjo do të duhej të shkonte sot tek dyshja kanadeze dhe franceze në vallëzim mbi akull. Tessa Virtue dhe Scott Moir ishin në maje të karrierës së tyre me paraqitjen e përkryer në programin e lirë. Të pagabueshëm, si kanadezët ishin edhe Gabriella Papadakis me Guillaume Cizeron.

Pas problemeve me veshje të Gabriellas në programin e shkurtër, francezët shkuan në një nivel të së përkryerës në programin e lirë duke ofruar një paraqitje që të le pa fjalë përgjatë tërë kohës së vallëzimit të tyre mbi akull.

Figure Skating

Ishte e pamundshme që të ndaheshin, dukej jokorrekte të bëhej një ndarje ndërmjet tyre, por në fund kanadezët morën të artën e dytë olimpike. Në maje të karrierës së tyre e nisur kur ishin 10 e 8 vjeç, në vitin 1997, Tessa Virtue e Scott Moir sot kanë tri të arta e dy të argjendta olimpike, tre tituj kampionësh e tre nëntituj kampionësh bote, tre tituj të katër kontinenteve, dhe tetë tituj të kampionëve kanadez.

Në Kanada, Tessa Virtue e Scott Moir janë më shumë se vetëm dy patinë. Janë ndoshta një nga tregimet më të ëmbla romantike, e që në fakt nuk janë romantike. Krejt kjo aludohet nga sensualiteti që ofron patinazhi artistik. Edhe çiftet tjera në akull ofrojnë një harmoni të përkryer, e cila sfidon kërcimet, rrotullimet, që ndodhin mbi patina.

Shpeshherë kemi dëgjuar fjalët art në futboll, basketboll, tenis. Por, një art për të cilin rrallë flitet tek ne është arti mbi akull. Derisa meshkujt ofrojnë disa nga kërcimet më të zorshme, dyshet janë ato që pos kërcimeve, e rrotullimeve, japin edhe një harmoni që mbërthen një art në vete.

Prezantimin e shoqëron muzika e cila vetëm viteve të fundit ka nisur të përmbaj tekst. Në kombinim me patinimin, kërcimet të cilat për sekondë të ndalojnë frymën duke shpresuar në një aterrim të suksesshëm, muzika veçse bën të mrekullueshëm këtë sport.

Figure Skating

Një duel i mahnitshëm ishte ky në vallëzim, por edhe një tjetër na pret të mërkurën e të premten në mëngjes. Dyshja ruse, Elena Medvedieva e Alina Zagitova, të dyja akoma pa të drejtë vote për shkak të moshës minore, janë gjeniale me patina mbi akull. Mund të jetë një nga duelet më të mëdha në histori të Olimpiadave dimërore, nëse nuk mposhten nga presioni psikik.

Norvegjia udhëheq me 11 të arta e 29 në total. Po aq të arta ka edhe Gjermania, me 23 në total. Kanadaja ndjek nga pozita e tretë me 19 medalje, tetë prej të cilave të arta.

Lëshimi i femrave nis në ora 3 sonte. Ski krosi i meshkujve në skijim të lirë nis në ora 5:15, me finalen në ora 6:35. Programi i finaleve të drekës nis me sprintin ekipor në kros kountri për femrat në ora 11, dhe atë të meshkujve në ora 11:30. Në ora 13:50 është në program stafeta e femrave në patinazh të shpejtë, dhjetë minuta më vonë nis rundi i fundit i femrave në bob, derisa në 14:10 nis stafeta e meshkujve në patinazh të shpejtë.

 

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik nr. 11 – Vikingët

19 Shkurt, 2018 @20:39

Në Salt Lake City më 2002, 77 sportistë i kishin sjell Norvegjisë...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Virtue e Moir më të mirët në vallëzim

20 Shkurt, 2018 @15:50

Tessa Virtue e Scott Moir ishin të përkryer në programin e lirë...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Koreanet të arta në stafetë

20 Shkurt, 2018 @16:17

Sukhee Shim, Minjeong Choi, Yejin Kim, e Alang Kim siguruan të...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Edhe një e artë për Fourcade

20 Shkurt, 2018 @16:15

Martin Fourcade kaloi 7.5km e tij pa asnjë gabim, duke shkrirë 27.3...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Gjermania mbledh medaljet në kombinim nordik

20 Shkurt, 2018 @15:52

Norvegjezi Jarl Magnus Riiber nuk mundi t’iu bëj ballë treshes...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Martinod përsëri e argjendtë në halfpipe

20 Shkurt, 2018 @15:47

Në disiplinën atraktive të skijimit të lirë, në halfpipe,...

ROTTERDAM OPEN

Legjenda triumfoi edhe në Rotterdam

19 Shkurt, 2018 @22:20

Njëzetë-herë kampioni i Grand Slam-eve dhe njeriu që ka arritur...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Kampionë të dyfishtë në saje

19 Shkurt, 2018 @20:01

Në finalen e parë të garave me saja me timon, bob, dy ekipe u...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Norvegjezët fluturojnë më së largu

19 Shkurt, 2018 @20:00

Daniel Andre Tande me kërcimet 136m dhe 140.5m udhëhoqi...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Sprinti në patinazh për Norvegjinë

19 Shkurt, 2018 @19:59

Suksesin norvegjez në ditën e dhjetë të garave e nisi Havard...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Nao Kodaira fiton sprintin e patinazhit

18 Shkurt, 2018 @15:26

Japonezja Nao Kodaira ka fituar të artën e parë në Lojërat...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

VOLEJBOLL

KV Vëllaznimi në Superligë pas 20 viteve

Foto: KV Vëllaznimi

16 Prill, 2018 @16:30

Pas 20 viteve, skuadra e Vëllaznimit në sportin e volejbollit ka...

GRAND PRIX ANTALYA 2018

Loriana Kuka e artë në Antalya 2018

8 Prill, 2018 @14:43

Xhudistja pejane, Loriana Kuka, është stolisur me medaljen e artë...

Të gjitha lajmet nga Të tjera