Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr.16 – Pekini

Ditari Olimpik Nr.16 – Pekini

Shkruan: LUAN MORINA

25 Shkurt, 2018 @10:37

Për 17 ditë garash me 102 finale në 15 sporte, këtu tek Borozani jemi munduar të sjellim një përvojë të për kosovarët, një përvojë ndryshe nga mediat tona.

Përfshirë edhe Abetaren Olimpike që përfshinte vetëm një njoftim themelor me sportet që ishin pjesë e kësaj Olimpiade, kjo aventurë dy javore ka qenë më shumë si një tentim bazik për të njoftuar audiencën e interesuar me njërën nga ngjarjet më të bukura në botën e sportit.

Dhe për këtë janë përkujdesur gati 3000 atletë, përfshirë edhe Albinin tonë, të cilët kanë ofruar momente goxha atraktive, dhe disa edhe të paharrueshme gjatë kësaj periudhe 17 ditore.

Albin Tahiri

Padyshim që për neve ngjarja më e rëndësishme ishte prania e Kosovës, dhe Albin Tahirit me ekipin sportiv në PyeongChang. Albini ka arritur rezultatin më pozitiv të mundshëm për vendin tonë, bile edhe ka tejkaluar pritjet e mija si një pesimist kur krahasoj punën që bëhet në sport, për sportin, duke nisur nga pedagogët në shkollat fillore deri tek zyrtarët zhvatës të taksave tona që në Kore shkojnë për fotografi Instagrami, jo për avancimin e sportit në vendin tonë.

Norvegjia dhe Gjermania më së miri shfrytëzuan mungesën e Rusisë, ose më mirë të themi mungesën e rusëve të dopinguar. Me nga 14 medalje të arta, të dyja vendet barazuan rekordin e Kanadasë nga Vancouveri. Zhgënjim ishin, tashmë sa vite vazhdojnë të jenë, Finlanda. Vetëm një e artë në ditën e parafundit, duke mbetur mbrapa edhe vendeve më të vogla si Sllovakia, është një rezultat që duhet të kërkoj reflektim.

(mos)Suksesin e Finlandës në këtë Olimpiadë, si vend ne nuk do të mund ta arrijmë kurrë! Kjo do të ishte një qasje negative, por kur shohim punën që bëhet në zhvillimin e olimpistëve atëherë kurrë duket si ndajfolje shumë e shkurtër në aspektin kohor.

Snowboard

Megjithatë, medalja olimpike dimërore nuk është aq mision i pamundur. Snoubordi do të jetë sporti i parë në të cilin mund të fitojmë medalje.

Këtë përfundim e bazoj në moshën relativisht të re që kanë garuesit, dhe guximin që kanë të rinjtë tanë. Si sport atraktiv, me pak përkushtim serioz ndaj talenteve potencial, mund të arrijmë suksese. Ndoshta jo në Pekin më 2022, por pse jo më 2026. Apo edhe në kampionate tjera duke nisur nga ato rajonale.

Para se të mbërrijmë në Pekin më 2022, kemi Tokion më 2020. Një medalje nga Rio, nxitur nga sukseset e fundit të xhudistëve tanë na jep shpresë për dyfishimin e medaljeve ndoshta. Pavarësisht suksesit eventual pas 27 muajve, suksesi i Kukës dhe ekipit të tij dëshmon që me punë dhe përkushtim, gjithçka është e mundshme.

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik nr. 15 – Atletët Olimpik të Rusisë

23 Shkurt, 2018 @20:33

Bryan Fogel papritmas do të bëhet fitues i Oskar për dokumentarin...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr.16 – Pekini

25 Shkurt, 2018 @10:37

Për 17 ditë garash me 102 finale në 15 sporte, këtu tek Borozani...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Rusët kampion në hokej

25 Shkurt, 2018 @10:19

Atletët Olimpik të Rusisë i bën ballë kthimit gjerman në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Maratona e femrave për Bjoergen

25 Shkurt, 2018 @10:18

Marit Bjoergen me medaljen e pestë në këtë Olimpiadë, dhe...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Gjermanët të parët në bob

25 Shkurt, 2018 @10:16

Dy përfaqësueset e Gjermanisë janë renditur në krye të garës...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Suedezet të arta në kurling

25 Shkurt, 2018 @10:06

Suedezet bën atë që dështuan të bëjnë suedezët dje – të...

PRISHTINA - BESA

Prishtina ‘ringjall’ hendbollin kosovar, Besa mposhtet pas 4 viteve

Foto: Shpend Lila

24 Shkurt, 2018 @21:27

Për herë të parë që nga maji i vitit 2014, skuadra e Besa...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Niskanen fiton maratonën

24 Shkurt, 2018 @15:53

Iivo Niskanen nga Finlanda ka kaluar 50km distancë në stilin klasik...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ledecka shkruan historinë

24 Shkurt, 2018 @15:50

Sangho Lee ka fituar medaljen e argjendtë në garën e sllallomit...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

E arta e parë kanadeze në snoubord

24 Shkurt, 2018 @15:49

Sebastian Toutant me kërcimin e dytë që i solli 89.50 pikë,...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Japonia e Korea të arta në patinazh të shpejtë

24 Shkurt, 2018 @15:46

Dy të artat e fundit në garat në patinazh të shpejtë u takuan...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

VOLEJBOLL

KV Vëllaznimi në Superligë pas 20 viteve

Foto: KV Vëllaznimi

16 Prill, 2018 @16:30

Pas 20 viteve, skuadra e Vëllaznimit në sportin e volejbollit ka...

GRAND PRIX ANTALYA 2018

Loriana Kuka e artë në Antalya 2018

8 Prill, 2018 @14:43

Xhudistja pejane, Loriana Kuka, është stolisur me medaljen e artë...

XHUDO BERLIN - KUPA EUROPIANE U18

Edhe Erza Muminoviq e artë

Foto: FXHK

7 Prill, 2018 @20:53

Erza Muminoviq (-44kg) ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadet...

ANTALYA GP

Akili i shtati në Antalya GP

7 Prill, 2018 @15:32

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar i shtati në...

Të gjitha lajmet nga Të tjera