Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr.3 – Dita e Albinit

Ditari Olimpik Nr.3 – Dita e Albinit

10 Shkurt, 2018 @22:04

E diela është dita e Albinit. Olimpiku i vetëm kosovar do të zhvilloj garën e lëshimit me fillim në ora 3 të mëngjesit. Çdo përfundim i garës mund të konsiderohet sukses, derisa në stërvitjen e tretë Albin Tahiri fare nuk është lëshuar kështu duke ruajtur energjinë për garën finale të së dielës. Të dielën, Albini starton me numër 59, i parafundit, që do të thotë se s’do të startoj para orës 4:15.

Vincent Kriechmayr ka fituar stërvitjen e tretë, dersa Jansrud e Svindal e kanë ndjekur nga pas, gjë që i vendos në mesin e favoritëve në garën e parë alpine në këtë Olimpiadë. Paraqitja e Feuz në stërvitjen e fundit ka qenë e dobët, por zvicerani gjithnjë mbetet kandidat për medalje.

Të dielën, pos lëshimit janë në program edhe gjashtë finale tjera. E para është në snoubord dhe nis në ora 2 të natës, me slopestyle e meshkujve. Dymbëdhjetë garuesit kanë nga tri lëshime për të gjetur më të mirin rreth orës 3:30.

Në mëngjes, në ora 7:15, është në program gara në kros kountri, skiathloni i meshkujve, derisa finalja në 5000m patinazh i shpejtë nis në ora 8:00. Dy rundet e fundit në luzh për meshkujt nisin në ora 12:00, sprinti i meshkujve në biathlon nis në ora 12:15, derisa finalja e fundit e ditës nis në ora 13:00 me finalet në moguls/gunga në skijim të lirë për femra.

Në ora 2:00 në mëngjes vazhdon gara ekipore në patinazh artistik me vallëzimin, në ora 3:45 janë femrat, dhe në 5:40 nisin programin e lirë çiftet. Në kurling zhvillohen ndeshjet e rrethit të shtatë në çifte të përziera, me Kanadanë që tashmë ka siguruar gjysmëfinalet pas fitores ndaj Zvicrës; dhe Rusinë që pret të mësoj kundërshtarin në gjysmëfinale. Për dy vendet e mbetura në gjysmëfinale do të luftojnë Zvicra, Norvegjia, dhe Kina. Garat në kurlin hapin ditën e dytë të garave zyrtare duke nisur në ora 1 pas mesnate.

Në hokej mbi akull, nisin ndeshjet e grupit A me Finlandën dhe SHBA-të në ora 8:40 dhe Kanadanë me Rusinë në ora 13:10. Të shtunën në ndeshjet e grupit B, Zvicra mposhti bindshëm Korenë me 8-0, derisa Suedezet siguruan fitoren në periudhën e tretë ndaj Japonisë, 2-1.

E shtuna solli dy medalje për Gjermaninë me Wellingeri në kërcime me ski duke sjell titullin e parë olimpik që nga Jenss Weisflogg në Sarajevën e vitit 1984, dhe Laura Dahlmeier që do të konkurroj pothuajse të gjitha disiplinat e biathlonit. Holandezet ishin të shkëlqyeshme në patinazh artistik duke i mohuar një medalje edhe legjendës së këtij sporti, gjermanes Claudia Pechstein.

Në kros-kountri Charlotte Kalla mori medaljen e saj të tretë olimpike, derisa liderja e Kupës së Botës, Heidi Weng nuk arriti të mposht lodhjen e një sezoni fantastik. Një ditë e bujshme, që veçse pritet të vazhdoj ritmin olimpik për dy javët e ardhshme.

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Hokej mbi akull

12 Shkurt, 2018 @11:30

Kanadaja, e udhëhequr nga një ekip fantastik me Carey Price në...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kërcime me ski

15 Shkurt, 2018 @16:18

Matti Nykanen në Kalgari më 1988 kishte qenë garuesi i parë që...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kurling

11 Shkurt, 2018 @22:00

Katër lojtarë përbëjnë ekipin e kurlingut. Ai që lëshon i pari...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Patinazh artistik

11 Shkurt, 2018 @10:00

Programi i shkurtër dhe i lirë, dy paraqitje të mahnitshme...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Skijimi alpin

12 Shkurt, 2018 @21:00

Skijimi alpin është ndër sportet më të popullarizuara dimërore....

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kombinim nordik

11 Shkurt, 2018 @16:00

Para se kërcimet me ski dhe kros kountri të njiheshin si sporte,...

XHUDO

Distria e mbyll me të bronztë

10 Shkurt, 2018 @19:14

Përveç Akil Gjakovës, me medalje në Kosovë do të kthehet edhe...

XHUDO

Akil Gjakova, i artë në Paris!

10 Shkurt, 2018 @19:07

Në Grand Slam-in e Parisit që po mbahet sot, Akil Gjakova ka...

MJEKËSI SPORTIVE

Nordic hamstring - “shpëtimi’ i futbollistëve?

10 Shkurt, 2018 @18:57

Një nga kokeçarjet më të mëdha të futbollistëve sot janë...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Sprinti i takon Dahlmeier

10 Shkurt, 2018 @18:15

Laura Dahlmeier siguroi medaljen e parë të artë në biathlon në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Holandezet mbledhin medaljet

10 Shkurt, 2018 @18:10

Carlijn Achtereekte, Ireen Wueste, dhe Antoinette de Jong kanë...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Biathlon

Fotot: GoogleImages

10 Shkurt, 2018 @18:00

Pas shumë viteve, dikush i është afruar Martin Fourcades për ta...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Wellinger kampion olimpik

10 Shkurt, 2018 @16:51

Gjermani Andreas Wellinger ka fituar të artën e parë olimpike në...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera