Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr.6 – Histori verdhekaltër

Albin Tahiri/ Foto: KOK

Ditari Olimpik Nr.6 – Histori verdhekaltër

Shkruan: LUAN MORINA

13 Shkurt, 2018 @18:06

Ditari Olimpik Nr.6 – Histori verdhekaltër

Kombinimi alpin është një nga detyrat më të vështira në skijimin alpin. Për të marr një rezultat pozitiv nga dy gara të këtilla që zhvillohen çdo sezon (rrallëherë tri sosh), nevojitet të jesh një skitar me aftësi të mëdha teknike për të dominuar sllallomin dhe zotësinë për të përballuar shpejtësinë e lëshimit.

ALBIN TAHIRI

E kuptueshme që të dyja disiplinat në garën e kombinimit alpin janë më pak të zorshme se disiplinat individuale, por kjo nuk nënvlerëson përkushtimin që nevojitet për të marr medalje… për të përfunduar garën.

Mayer, Krieschmayr, Paris, Fill, që të gjithë ishin në mesin e dhjetë më të mirëve pas lëshimit, asnjëri nuk ia doli të përfundoj sllallomin. Svindal, i dyti pas lëshimit, nuk startoi fare. Albin Tahiri përfundoi garën me 16.88 sekonda vonesë që e vendosën në pozitën e fundit prej 37 vetave që kishin përfunduar sllallomin. Por, të kujtojmë që në garë ishin 63 veta.

HISTORI PËR 10 VJETOR

Vet përfundimi i garës së kombinimit alpin është sukses. Albini ka arritur suksesin më të madh që do të mund të arrinim në një Olimpiadë ku kemi një sportist, tre veta të shtabit teknik, dhe pesëmbëdhjetë zyrtar qeverisës të cilët për njëzet vite nuk kanë bërë për sportin as 3% që bëri Albini.

Albini shkroi historinë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Shkroi historinë verdhekaltër në Lojërat Olimpike Dimërore.

CURLING

Në këto Lojëra u dha edhe medalja e dytë ekipore ta quajmë. Kanadaja fitoi bindshëm garën e kurlingut në çifte të përziera. Në finalen e kësaj gare që debutoi në PyeongChang, Kanada mposhti Zvicrën që siguroi medaljen e parë.

Këto dy kombëtare po dominojnë garat edhe në hokej mbi akull për femrat. Kanadaja ka dy fitore nga dy ndeshje në grupin A, njëjtë si SHBA-të. Të njëjtin sukses në grupin B kanë Zvicra dhe Suedia, duke shtruar për momentin një finale të ngjashme si kjo që ishte të martën në kurling.

HOKEJ NË AKULL

Derbi evropian në hokejin e femrave zhvillohet të mërkurën në ora 4:10, derisa në ora 13:10 nisin garat në hokej mbi akull për meshkuj. Sllovakia dhe Atletët Olimpik të Rusisë matin forcat në kuadër të grupit B, ku në të njëjtën kohë, SHBA-të presin Slloveninë.

PROGRAMI

Finalja e parë e ditës së mërkurë zhvillohet në ora 3:30. Është radha për SHBA-të të rendisin edhe një të artë, kësaj radhe me legjendarin Shaun White i cili ndjek titullin e tretë pas fitoreve në Torino dhe Vancouver.

Ditën për SHBA-në mund ta stolis edhe më shumë Mikaela Shiffrin me fitoren eventuale në sllallom. Amerikania ka dominuar skijim alpin tek femrat këtë vit, sidomos garën e sllallomit ku është favorite absolute.

Kombinimi nordik me garën në 10km nis në ora 9:45 me Eric Frenzelin favorit përballë krejt ekipit suedez, derisa Gjermaninë e presin edhe dy medalje të arta eventuale – biathloni i femrave në konkurrencën individuale në ora 12:05 me Dahlmeier favoriten kryesore, dhe dyshet e meshkujve në luzh me garën që nis në ora 13:30.

Edhe Holanda shpreson të vazhdoj të artat me garën në 1000m për femra në patinazh të shpejtë. Në ora 2, nis programi i shkurtër për çifte në patinazh artistik.

Gjermania vazhdon të kryesoj renditjen e medaljeve me pesë të arta nga nëntë medalje në total. Holanda ka dhjetë në total, me katër të arta, të gjitha në patinazh të shpejtë. Norvegjia, Kanadaja, e SHBA-të kanë nga tri të arta.

 

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Snoubord

9 Shkurt, 2018 @12:27

Krahas skijimit të lirë, snoubordi është ndër sportet më...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kombinim nordik

11 Shkurt, 2018 @16:00

Para se kërcimet me ski dhe kros kountri të njiheshin si sporte,...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kurling

11 Shkurt, 2018 @22:00

Katër lojtarë përbëjnë ekipin e kurlingut. Ai që lëshon i pari...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Kanadaja fiton kurlingun

13 Shkurt, 2018 @15:00

Pas humbjes në rundin e parë të garës në grup nga Norvegjia me...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kërcime me ski

15 Shkurt, 2018 @16:18

Matti Nykanen në Kalgari më 1988 kishte qenë garuesi i parë që...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Natalie mbron titullin në luzh

13 Shkurt, 2018 @15:04

Natalie Geisenberger ka përsëritur suksesin nga Sochi duke fituar...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Sprinti klasik për favoritët

13 Shkurt, 2018 @15:01

Stina Nilsson ka dominuar sprintin klasik që nga kualifikimet deri...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Edhe tri medalje për Holandën

13 Shkurt, 2018 @14:57

Ka vazhduar dominimi holandez në garat e patinazhit të shpejtë,...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Chloe Kim afër perfeksionit

13 Shkurt, 2018 @14:55

Tinejxherja amerikane, Chloe Kim ka shënuar 98.25 pikë duke i...

ALBIN TAHIRI

I 37-ti, fokusi në lëshim

13 Shkurt, 2018 @11:56

Albin Tahiri ka përfunduar garën e sllallomit në Lojëra Olimpike...

KOSOVA NË OLIMPIADË

Debuton Albin Tahiri

13 Shkurt, 2018 @7:55

Albin Tahiri më në fund ka pasur momentin e tij zyrtar olimpik....

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 5 –Gjermanët mbi të gjithë

12 Shkurt, 2018 @21:12

Pas Olimpiadës më të dobët që nga bashkimi i Gjermanisë, asaj...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Skijimi alpin

12 Shkurt, 2018 @21:00

Skijimi alpin është ndër sportet më të popullarizuara dimërore....

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera