Të gjitha lajmet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ditari olimpik nr.8 – Mosha olimpike

Ditari olimpik nr.8 – Mosha olimpike

Shkruan: LUAN MORINA

15 Shkurt, 2018 @18:52

Kosova mbylli pjesëmarrjen e saj olimpike me sukses. Albin Tahiri përfundoi garën e lëshimit i 50-ti. Për fillim është rezultat i mirë. As vendet fqinje nuk kanë arritur të marrin rezultate përkundër asaj që disa prej tyre gati çerek shekulli janë pjesëmarrëse të rregullta.

Medaljet olimpike dimërore janë mision i pamundur për kosovarët sot. Mund të mbetet kështu edhe gjysmë shekulli. Por, ajo çfarë nuk duhet të mbetet mision i pamundur është familjarizimi i kosovarëve me sportet dimërore. Kushtet për të zhvilluar shumicën e këtyre sporteve mbeten të varura edhe prej faktorëve natyror. Por, një qendër patinazhi nuk është diçka e zorshme për tu bërë. Nëse asgjë, së paku le të kontribuohet në një rini të shëndoshë dhe aktive.

Një rini të shëndoshë dhe aktive kanë amerikanët. Mikaela Shiffrin në moshën 22 vjeçare fiton medaljen e dytë olimpike. Gjatë kësaj jave dy tinejxherë amerikan të cilët nuk kanë të drejtë të ngasin në shumicën e vendeve në botë, fituan të artat në snoubord. Të njëjtën gjë bëri edhe 31 vjeçari Shaun White.

Sot, Aksel Lund Svindal në moshën 35 vjeçare u bë skitari më i vjetër që ka fituar garën e lëshimit. Edhe Marit Bjorgen në moshën 37 vjeçare mori medaljen e saj të dymbëdhjetë olimpike. Një gjë që mund të nxjerrim si përfundim është që mosha e atyre që fitojnë të arta olimpike nuk ka shumë rëndësi. Jo derisa aty është talenti dhe puna. Albini mbylli garat në ditëlindjen e tij të 29-të. Albinë të shumtë të cilët si 9 vjeçar shohin Olimpiadën, inspirimin nuk e kanë të mangët. Veçse puna dhe kujdesi që duhet tu ofrojnë institucionet pedagogjike në radhë të parë duhet të jetë obliguese. Nuk mjafton të zhvillohen orët mësimore të edukatës fizike me futboll e volejboll.

Sot në Olimpiadë ishte ditë e mirë për Norvegjinë. Mowinckel mori medalje të papritur në sllallom të madh, pos titullit të Svindal dhe të argjendtës të Jansrudit, edhe në kros-kountri erdhën dy medalje me Fallan dhe Bjoergen. Ditën e përmbylli TJ Boe me titullin në biathlon.

Holandës iu ndërpre dominimi në patinazh të shpejtë, derisa dyshja gjermane ofroi spektakël në patinazh artistik. Gjermanët shtuan edhe një të artë në luzh, dhe nuk besoj që kanë mbaruar mbledhjen e të artave në këtë Olimpiadë.

Gjermania ka 16 medalje, prej të cilave 9 të arta. Nga larg e ndjek Norvegjia me 6 të arta, por 17 në total SHBA-të e Holanda kanë nga 5 të arta, me holandezët në epërsi totale 12-8. Kanadaja renditet e pesta me 4 tituj e 13 medalje në total.

Të premten luftërat kryesore për medalje mbarojnë para orës 8. Skeletoni i meshkujve është në program në ora 1:30 e 3:15 me dy rundet e fundit, snoubord krosi për femra në 4:15, e ndërmjet vijnë dy finalet alpine – Super G i meshkujve në ora 3, e sllallomi i femrave me rundin e dytë në 5:15. Meshkujt në kros kountri në distancë 15km nisin garën në ora 7. Në drekë nisin luftërat për medalje në aerials/ajroret e femrave në skijim të lirë, dhe 5000m patinazh të shpejtë të femrave.

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kërcime me ski

15 Shkurt, 2018 @16:18

Matti Nykanen në Kalgari më 1988 kishte qenë garuesi i parë që...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Luzhi mbyllet me Gjermaninë

15 Shkurt, 2018 @15:55

Gjermania siguroi medaljen e tretë të artë në garat e luzhit. Në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Ndalet Holanda

15 Shkurt, 2018 @15:52

U nevojit një holandez, tani përfaqësues i Kanadasë, t’i jap...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Medalja e parë për Slloveninë

15 Shkurt, 2018 @15:54

Jakov Fak ka fituar medaljen e parë për Slloveninë në Lojërat...

MJEKËSI SPORTIVE

Maskat sportive - diçka e kërkuar në sportin modern?

15 Shkurt, 2018 @15:47

Maskat sportive, të cilat në sportin modern po shihen me të madhe...

SHORTI I KUPËS

3 duele para çerekfinaleve te femrat

15 Shkurt, 2018 @14:44

Në kategorinë e femrave gjithashtu është tërhequr shorti për...

KUPA NË VOLEJBOLL

Tërhiqet shorti i Kupës në volejboll

15 Shkurt, 2018 @14:39

Janë bërë të ditura çiftet, pas shortit të tërhequr në Kupën...

ALBIN TAHIRI

I kënaqur me paraqitjen

Fotot: KOK

15 Shkurt, 2018 @13:35

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Hanna e artë në biathlon

15 Shkurt, 2018 @11:30

Suedezja Hanna Oeberg nuk kishte gabuar asnjë nga 20 qitjet e saja...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

E para për Hagën

15 Shkurt, 2018 @11:28

Ranghild Haga është kampione olimpike në disiplinën 10km stil i...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Vaultier përsërit Sochin

15 Shkurt, 2018 @11:27

Francezi Pierre Vaultier ka mbrojtur titullin e fituar në Sochi, në...

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Shiffrin e nis me të artë

15 Shkurt, 2018 @11:25

Mikaela Shiffrin e cila tenton të fitojë tri medalje të arta së...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera