Të gjitha lajmet

1/8: JUVENTUS - TOTTENHAM

Dominim anglez në Torino, Tottenhami në avantazh

Foto: UCL

Dominim anglez në Torino, Tottenhami në avantazh

13 Shkurt, 2018 @22:36

Juventus
Tottenham Hotspur
Juventus 2 : 2 Tottenham Hotspur
G.Higuain 2' 9' (P)' H.Kane 35', C.Eriksen 72'

Allianz Stadium

Pas paraqitjeve fenomenale në Premier League në ndeshjet ndaj Unitedit, Liverpoolit dhe Arsenalit në 3 xhirot e fundit, Tottenhami ka impresionuar edhe me paraqitjen e shfaqur sonte në Torino ndaj Juventusit.

Përkundër disavantazhit të hershëm prej 2 golave, njëri prej tyre nga pozita jashtë loje e tjetri nga pika e bardhë, Spurs e diktuan tempon e ndeshjes përgjatë gjithë kohës dhe shënuan 2 herë në terrenin mysafir, duke marrur një rezultat shumë pozitiv para ndeshjes kthyese në Londër.

Si në posedim të topit e si në rastet e krijuara, Tottenhami sonte u tregua skuadër më e mirë, ndërsa në sy ranë dy mesfushushorët Dembele e Eriksen, që zhvilluan paraqitje fenomenale.

CHAMPIONS LEAGUE - SKEMA DREJT FINALES

Kane dhe Eriksen shënuan për londinezët sonte, derisa duhet përmendur edhe një penallti e shpërdoruar nga Higuain në fundin e pjesës së parë, penallti e cila mund t’i kishte dhënë kahje tjetër ndeshjes sikur të shënohej.

Dueli kthyes më 7 marsAngli nis me Tottenhamin favorit, që kalon tutje edhe me barazim pa gola apo 1-1, e në anën tjetër Juventusi udhëton me qëllimin e vetëm për të shënuar, para se të mendojë për gjërat tjera.

BASEL - CITY

Ndeshja e kthimit ‘për sy e faqe’

Fotot: uefa.com

13 Shkurt, 2018 @22:24

Lideri i Premier Ligës, Manchester City, ka shkelur Baselin në...

ARSENAL

Lëndohet Lacazette, operimi i detyrueshëm

13 Shkurt, 2018 @15:23

Arsenali do të jetë pa shërbimet e francezit Alexandre Lacazette...

KUPA E KOSOVËS

Shorti i çerekfinales, dy ditë pas

13 Shkurt, 2018 @12:20

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se shorti...

DY NDESHJE SONTE

Rikthehet Liga e Kampionëve

Foto: uefa.com

13 Shkurt, 2018 @8:34

Sonte me dy përballje në program, kthehet Liga e Kampionëve. ...

SUPERLIGA TURKE

Galatasaray fiton dhe merr kreun

12 Shkurt, 2018 @20:47

Me 3 gola të shënuara në 38 minutat e para të ndeshjes,...

FC PRISHTINA

Prishtina zhvendoset në Pejë

12 Shkurt, 2018 @20:41

“Shahin Haxhiislami” do të jetë ‘shtëpia e përkohshme’ e...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

PARA PAK ÇASTESH

Bayern zyrtarizon Kovacin trajner

13 Prill, 2018 @12:24

Skuadra e Bayern Munchenit, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

SEMIFINAL DRAW

Shorti i gj’finales së Ligës së Kampionëve

Foto: asroma/twitter

13 Prill, 2018 @11:43

Janë kuptuar çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të sivjetëm...

PREJ STINORIT TË ARDHSHËM

Niko Kovac trajner i ri i Bayernit

13 Prill, 2018 @10:56

Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të...

GJYSMËFINALISTËT

Pas 8 vitesh, 4 skuadra nga 4 shtete

12 Prill, 2018 @11:43

Për herë të parë pas 8 vitesh, në gjysmëfinale të Ligës së...

Të gjitha lajmet nga Champions League