Të gjitha lajmet

EUROPA LEAGUE: 1/2

Dominim i pafrytshëm i Arsenalit, Griezmann ‘ndëshkon’

Dominim i pafrytshëm i Arsenalit, Griezmann ‘ndëshkon’

26 Prill, 2018 @22:05

Arsenal
Atletico Madrid
Arsenal 1 : 1 Atletico Madrid
A.Lacazette 61' A.Griezmann 82'

Emirates Stadium

Përkundër dominimit total dhe rasteve të panumërta për shënim, takimi i parë gjysmëfinal mes Arsenalit dhe Atletico Madridit në kuadër të Europa Leagues u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Rrjedha e ndeshjes u pëcaktua pothuajse qysh pas 10 minutave të para, me Vrsaljkon e mysafirëve që u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë brenda pak minutave, Madje, pas kartonit të kuq të Vrsaljkos nga pankina u përjashtua edhe Diego Simeone, trajneri i madrilenëve, i cili për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarit pjesën më të madhe të ndeshjes e përcolli nga tribunat.

Inferioriteti numerik i mysafirëve bëri që i gjithë dominimi i ndeshjes t’i takojë Arsenalit, i cili sulmoi pa ndalur gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo përkundër kësaj shënoi vetëm një herë. Shumë raste të londinezëve u ndalën nga pritjet fantastike të sllovenit Oblak, ndërsa shumë të tjera u shpërdoruan nga reparti ofansiv i tyre.

Dhe kjo i kushtoi skuadrës së Arsene Wengerit. 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Griezmann e shfrytëzoi një pakujdesi amatoreske të mbrojtjes vendase dhe shënoi për 1-1, duke ia dhënë skuadrës së tij një gol të ‘madh’ në terrenin kundërshtar. Goli i shënuar erdhi prej njërit nga dy rastet që Atletico pati sonte, gjë që e dëshmon dominimin e madh por të pafrytshëm të Arsenalit në këtë duel.

Startues për Arsenalin sonte ishin edhe Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, të cilët luajtën përgjatë gjithë ndeshjes.

Nëse flasim për statistika, Arsenali nuk e ka as edhe një pikë të vetme si mysafir në vitin 2018 në Premier League, gjë që e bën përballjen në Madrid edhe më të vështirë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Madrid, kurse finalja e garës luhet më 16 maj në LyonFrancës, aty ku fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e duelit mes Marseillet dhe Salzburgut.

MË 6 MAJ

Përcaktohet referi i El Clasicos

Foto: EstadioDeportivo via Google

26 Prill, 2018 @15:40

Dueli i radhës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet...

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Caktohet stadiumi i finales së Kupës

BOROZANI/ E. D./Arkiv

26 Prill, 2018 @15:31

Përballja finale e Kupës së Kosovës në futboll, që do të vë...

CAKTOHEN DATAT

Barazhi i Superligës, në fund të majit

BOROZANI/ E. D./ Arkiv

26 Prill, 2018 @15:24

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përcaktuar sot datat e...

DËNOHEN TRAJNERËT PAS DERBIT

Batatina €1000, Isufi €300

Foto: KFLlapi/fb

26 Prill, 2018 @15:09

Janë gjobitur edhe trajnerët e dy ekipeve nga ndeshja derbi e...

LLAPI

Pa shikues si vendas, deri në fund të stinorit

KFLlapi/fb

26 Prill, 2018 @15:01

Skuadra e Llapit për shkak të incidenteve nga tifozëria në...

VENDIMET E KD-së

Vushtrrisë gjobë 1 mijë euro

BOROZANI/A.P./Arkiv

26 Prill, 2018 @14:52

Skuadra e Vushtrrisë, që po mëton inkuadrimin në Superligë nga...

MARSEILLE - SALZBURG

Payet me asistime, afron Marseillein në finale

Foto: EuropaLeague/fb

26 Prill, 2018 @21:57

Mesfushori i reprezentacionit të Francës, Dimitri Payet ka asistuar...

KF VËLLAZNIMI

Vëllaznimi jashtë Evropës, edhe nëse e fiton Kupën

Foto: B.B

19 Prill, 2018 @16:40

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Kosovës, një lajm aspak i...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

SHORTI I GJYSMËFINALES

Valon Berisha me ekip, mëson rivalin e gj’finales

Foto: uel/fb

13 Prill, 2018 @11:13

U tërhoq shorti para pak çastesh dhe u kuptuan çiftet...

1/4: LAZIO - SALZBURG

Goli i Berishës, s’mjaftoi ndaj Lazios

Fotot: uel

5 Prill, 2018 @22:01

Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha, ka...

Të gjitha lajmet nga Europa League