Drenica e përforcuar shumë, ka arritur që të mposht fituesen në fuqi të Kupës së Kosovës, Trepçën 89 2-0. Trepça ka mposhtur Dritën 1-0.
Drenica e stërpërforcuar gjatë afatit kalimtar dimëror ka arritur që të eliminojë mbrojtësen e Kupës së Kosovës, Trepça 89.
Drenicakët kanë mposhtur 2-0 Trepçën 89 në stadiumin Bajram Aliu të Skenderajt.
Golashënues për kuqezinjët kanë qenë Lorik Maxhuni dhe super Berat Hyseni, që po vazhdon me formën e tij të mrekullueshme.
Trepça kalon Dritën
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Mitrovicë, Trepça ka arritur të mposht Dritën e Gjilanit 1-0. Golin e vetëm që ia hapi dyert mitrovicasve për çerekfinale e shënoi Xhevdet Mulliqi.
Trepça për shkak të punimeve në stadiumin e tyre Adem Jashari, ndeshjet tash e tutje do t’i zhvillojë në stadiumin tjetër mitrovicas, Riza Lushta.
| KUPA E KOSOVËS, 1/8 E FINALES |
| Drenica - Trepça 89 |
2-0 | Maxhuni 1' dhe Hyseni 21' |
| Trepça - Drita |
1-0 | Mulliqi 31' |
| Hajvalia - Kosova Vushtrri |
1-1 | 5-2, pas penalltive |
| Hysi - Besa |
2-2 | 3-2, pas vazhdimeve |
| Ferronikeli - Prishtina |
1-1 | 1-2, pas vazhdimeve |
| Fushë Kosova - Vëllaznimi |
2-2 | 6-5, pas penalltive |
| Ferizaji - Ulpiana |
luhet me 10 mars |
| Istogu - Liria |
1-0 | Ndeshja e zhvilluar dje |