SOT — e Hëne, 20 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Dua të shënojë në Old Trafford

REUTERS

Dua të shënojë në Old Trafford

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, synon të shënojë gol në stadiumin ku ka luajtur me vite, Old Trafford.


4 Mars, 2013 @13:03


E plotësuar:
4 Mars, 2013 @13:09


SHPËRNDAJ

Në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen Manchester Unitedi dhe Real Madridi në stadiumin Old Trafford, do të ketë një kuptim tjetër për portugezin e Realit, Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e parë e cila përfundoi me rezultat 1-1, golin e vetëm të madrilenëve e kishte shënuar Ronaldo, ndërsa pasi shënoi nuk e festoi golin në shenjë respekti për ish skuadrën e tij, Manchester United.

Megjithatë, Ronaldo synon që të shënojë përsëri në portën e djajve të kuq dhe atë në stadiumin ku ka luajtur vite me radhë, Old Trafford.

“Do të ishte një ndjenjë shumë e mirë nëse shënoj në Old Trafford. Nuk e di se si do ta festojë golin. Gjithçka varret nga emocionet e atij momenti. Po ashtu besoj se nuk do të kem problem me tifozët e Manchesterit, pasi që e di se ata do të sillen mirë me mua për hirë të viteve të kaluara bashkë,” ka thënë Ronaldo.



Dua të shënojë në Old Trafford





About Borozani.com


TË FUNDIT