Të gjitha lajmet

DITARI NR. 1 @ RIO 2016

E tash, Kosova

E tash, Kosova

Shkruan: Luan MORINA

6 Gusht, 2016 @5:48

Që nga Atlanta kur Muhamed Ali kishte ndezur flakën për të hapur Lojërat Olimpike të 100 vjetorit, ai parakalim më kishte lënë përshtypje si një fëmije që nuk kishte limite në skenarët e ëndrrave. Një ëndërr e tillë ishte të shihte parakalimin e Kosovës në një ngjarje të këtillë.

Tani, në mesin e dhjetë vendeve më tepë se që ishin nga Atlanta, njëzet vite më pas është edhe Kosova. Ndoshta me një flamur më ndryshe nga ai që imagjinoja atëbotë, dhe definitivisht shumë më vonë se që e prisja, sonte SHTETI ynë do të jetë në mesin e atyre që do të parakalojnë në paradën e shteteve pjesëmarrëse. E renditur e 107ta, në mes të Kiribatit dhe Laosit, Majlinda Kelmendi ishte bajraktare e ekipit prej tetë sportistëve.

m

Por, Majlinda nuk është vetëm bartëse e flamurit në këtë paradë, ajo është historia e sportit të Kosovës së pavarur. Suksesi i saj i deritashëm sigurisht që ka shtruar tepihun e kuq deri tek medalja olimpike që do të ishte sukses gjigant, ndoshta më i madh që nga pavarësimi i shtetit dhe jo vetëm në sport. Mirëpo, vet pjesëmarrja, të arriturat e saj deri më tani nuk mund ti mohojnë vendin që ka në histori.

Pjesëmarrja, përfaqësimi i vendit tonë në këtë ngjarje është dëshmia më e madhe e pavarësisë sonë. Pradaj, Musa Hajdari e Vijona Kryeziu në atletikë, Qëndrim Guri në çiklizëm, Urata Rama në qitje, Lum Zhaveli e Rita Zeqiri në not, dhe Nora Gjakova e Majlinda Kelmendi në xhudo kanë vetëm një detyrë – të paraqesin vendin tonë ndershëm pa u brengosur për rezultatin përfundimtar.

Ata tashmë kanë vendin në histori.

Të tjerët…

Olimpiadat janë ngjarjet ku gërvishten në gur emrat e më të mëdhenjve në mesin e njerëzimit. Paavo Nurmi, Boris Shakhlin, Larissa Latynina, Nadia Comaneci, Jesse Owens, Mark Spitz, Carl Lewis, Michael Johnson, e të tjerë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme para pensionimit.

E mira e gjithë kësaj është se emra si Usain Bolt, e Michael Phelps, tashmë janë në atë listë, dhe atë në pjesën e sipërme të renditjes. Boltin e Phelpsin do ti shohim përsëri, edhe në Rio. I pari pritet të dominoj mbretëreshën e sporteve, derisa i dyti do të provoj të mbledh edhe një grusht medaljesh në pishinë.

p

Emra të rinj pritet të nisin aventurën në Olimpiadë, derisa të tjerët do të tentojnë të përforcojnë imazhin e tyre. Në mesin e tyre është edhe Andy Murray që do të provoj të mbroj titullin në tenis. Djokovicit i duhet Olimpiada të kompletoj karrierën, diçka të cilën Roger Federer ndoshta kurrë s’do ta bëj pas përfundimit të këtij stinori. Vërtetë dëshiroja të shihja atë me Martina Hingis në dyshet e përziera.

Katie Ledecky, Missy Franklin, Florent Manaudou, e Chad Le Clos do të provojnë të dalin në plan të parë në notin e dominuar nga Michael Phelps. Ky do të provoj ti revanshohet Le Clos për humbjen që i kishte shkaktuar katër vite më parë.
Pos notit edhe atletika do të jetë sa e pastër aq edhe e varfër nga mungesa e Rusisë. Mo Farah, Jessica Ennis-Hill, e Danfe Schippers do të provojnë të befasojnë amerikano-veriorët dhe afrikanët në disiplinat e tyre të preferuara. Allyson Felix, Shelly-Ann Fraser-Pryce, Tirunesh Dibaba, David Rudisha, e b pritet të radhisin titujt edhe në Rio.

Çiklizmi, si në rrugë ashtu edhe në pista speciale pritet të dominohet nga britanikët me Chris Froome e Bradley Wiggins. Në gjimnastikë amerikanët janë favoritë. Në golfin që kthehet pas 112 viteve dhe me shumë anulime pjesëmarrësish, Bubba Watson shihet në mesin e favoritëve edhe pse kurrë nuk ka favorit në këtë sport.

Tek sportet ekipore pritet dominim i SHBA-ve në basketboll, dhe futboll të femrave. Vendasit duhet të jenë vrastar në volejboll, derisa skandinavët në hendboll. Vaterpolo pritet ti takoj dikujt nga ish-RSFJ, derisa ragbi si zakonisht për shtetin e kangurëve dhe vendeve përreth.

Megjithatë, Olimpiada është aty ku ndodhin edhe befasitë më të mëdha, dhe ngjarjet më të bukura në histori të sportit. As Rio nuk do të mbetet mbrapa Olimpiadave paraprake. Jam i sigurt se dy javët e ardhshme do të na ofrojnë kënaqësi të gjithë sportdashësve. E mbi të gjitha, do të jemi krenar me sportistët tanë. Më në fund!

GARA AKTRAKTIVE

“Turbo” fundjavë në Sllatinë

Foto: FASK

5 Gusht, 2016 @14:40

Pista është gati, garuesit janë të gatshëm, ndërsa shikuesit do...

RIO 2016

Ngritet flamuri i Kosovës në fshatin olimpik

5 Gusht, 2016 @7:41

Dyfish më shumë zyrtarë të shtetit sesa sportistë kanë qenë...

RIO 2016

Urata Rama, garon e para në Rio për Kosovën

4 Gusht, 2016 @21:17

Shenjëtarja kosovare, Urata Rama, do të bëhet sportistja e parë...

RIO 2016

Majlinda nuk do të flasë deri në fund

REUTERS/Arkiv

4 Gusht, 2016 @11:38

Xhudistja numër një e botës në kategorinë deri në 52...

HAGUE GRAND PRIX JUDO

Akili mbetet pa medalje

18 Nëntor, 2017 @18:39

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është mposhtur nga gjermani Anthony...

BEJSBOLL

Turnir i bejsbollit në Kosovë

18 Nëntor, 2017 @13:50

Përmes një njoftimi për media, është bërë i ditur organizimi i...

HAGUE GRAND PRIX 2017

Distria dhe Gjakova i sjellin dy të arta Kosovës

Foto: judoinside.com

17 Nëntor, 2017 @22:00

Xhudistet pejane përsëri kanë bërë më të mirën për vendin....

EUROPIANI U23/ PODGORICA 2017

Akil Gjakova, nënkampion europian

11 Nëntor, 2017 @17:21

Xhudisti i ri pejan, Akil Gjakova, ka arritur të merr medaljen e...

BOKS

I pamëshirshmi Joshua, fiton dhe mbron titujt

28 Tetor, 2017 @23:13

Me sukses është mbyllur edhe meçi i 20 në karrierë për Anthony...

Të gjitha lajmet nga Të tjera