Të gjitha lajmet

DITARI NR. 13 @ RIO 2016

Eliminimet kroate dhe programi i ditës në Rio

Eliminimet kroate dhe programi i ditës në Rio

Shkruan: Luan MORINA

18 Gusht, 2016 @15:04

Sot, përpos 24 kampionëve olimpik mësojmë edhe emrat e finalistëve në sportet ekipore, kryesisht tek femrat.

I vetmi sport ku zhvillohen gjysmëfinalet e meshkujve është vaterpolo. Me shumë gjasë do të jetë një finale ballkanike pasi për të luftojnë Mali i Zi dhe Kroacia nga ora 17:20 dhe Italia e Serbia nga ora 21:30. Gjysmë ore më vonë në program është finalja në hokej për meshkuj ndërmjet Belgjikës dhe Argjentinës. Të dyja vendet kanë arritur suksesin më të madh në histori, pasi kurrë s’kanë qenë në finale.

Tek femrat zhvillohen gjysmëfinalet e basketbollit: Spanja – Serbia (20:00) dhe Franca – SHBA (0:00). Në hendboll Holanda pret Francën (20:30) dhe Norvegjia Rusinë (1:30). Ndërkohë në volejboll SHBA-të ndeshen me Serbinë në ora 18:00, e Kina me Holandën në orët e para të mëngjesit – 3:15. Në ora 5:00 zhvillohet finalja e meshkujve në volejboll plazhi.

Finalet në atletikë janë kryesisht tek meshkujt sot – 400m me pengesa (17:00), gjyle (1:30), finalja e dhjetëgarëshit me 1500m (2:45) dhe finalja e 200m me Usain Bolt (3:30). Tek femrat hedhja e shtizës nis në ora 2:10.

Tekvondo vazhdon me finalet në ora 3:00, derisa femrat përfundon mundje me tri finale që nisin në ora 22:05 dhe pa shumë befasi mund të fitohen nga japonezet përsëri. Tek sportet luftarake në program është kategoria e rëndë e lehtë në boks në ora 20:30, ku përsëri mund të fitohet nga Kazakistani. Nëse lejojnë kushtet atmosferike katër garat e fundit janë në program në ora 18:00. Në ora 16:00 finalja e triatlonit – 1.5km not, 40km çiklizëm, 10km vrap. Një orë më vonë është finalja e çifteve të femrave në badminton. E në ora 21:00 femrat mbyllin zhytjen nga platforma 10 metërshe.

Dje…

Garat ekipore kaluan pa befasi. Brazili do të provoj revanshin ndaj poshtërimit gjerman në Botëror. Në basketboll i dhamë lamtumirën gjeneratës së artë të Argjentinës, derisa Spanja tregoi dhëmbët në garat finale. Ditë jo e mirë për Kroacinë e cila pos në basketboll humbi edhe në hendboll. Gjermanët turpëruan Katarin.

Në mundje japonezet ishin të pashpirta ndaj konkurrentëve. Ngjashëm si Kina në ping-pong. pa befasi kaloi edhe volejbolli i meshkujve me Italinë, SHBA-të, Rusinë, e Brazilin në gjysmëfinale. Interesante ishte gjysmëfinalja e femrave në hokej ndërmjet Holandës e Gjermanisë ku u deshën më shumë se pesë penallti për të gjetur finalistin.

 

ATLETIKË

Bartoletta me rekord personal merr të artën

18 Gusht, 2016 @9:55

Kampionia e dyfishtë botërore në kërcim së largu, Tianna...

VOLEJBOLL PLAZHI

Titulli i parë për Gjermaninë

18 Gusht, 2016 @9:56

Laura Ludwig dhe Kira Walkenhorst i siguruan Gjermanisë titullin e...

ATLETIKË

SHBA-të mbledhin medaljet në sprint me pengesa

18 Gusht, 2016 @9:38

Në disiplinën e dominuar nga SHBA-të në olimpiadat e fundit,...

ATLETIKË

Edhe 200m për Elaine Thompson

18 Gusht, 2016 @9:31

Atletja nga Xhamajka, 24 vjeçarja Elaine Thompson, morri edhe të...

PING PONG

Përsëri Kina

18 Gusht, 2016 @9:25

Ma Long dhe Zhang Jike përsëritën suksesin nga Londra, duke fituar...

Tekvondo

Medaljet e para në tekvondo

18 Gusht, 2016 @9:19

Dy kategoritë flutur në sportin e tekvondos iu takuan vendeve...

MUNDJE

4 të arta në 4 Olimpiada

18 Gusht, 2016 @9:07

Të tri medaljet e arta në ditën e parë të mundjes për femrat i...

FUTSALL

Peja përforcohet me portierin e Kombëtares Shqiptare

Foto: FC Peja Futsal

18 Shkurt, 2017 @13:14

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i futsallit Peja ka njoftuar që...

FUTSALL

Bytyqi: Ishim më të mirë, do ta ringjallim sportin e Gjakovës

17 Shkurt, 2017 @18:11

Përveç Arbër Dobroshit, pas triumfit të Liburnit në Kupën e...

FUTSALL

Dobroshi: Synimet e ardhshme, titulli dhe Europa

Arbër Dobroshi me trofeun e Kupës së Kosovës, shkurt 2017

17 Shkurt, 2017 @13:35

Pas triumfit në Kupën e Kosovës në takimin e zhvilluar dje ndaj...

FUTSALL

Liburni fiton, kupa shkon në Gjakovë

16 Shkurt, 2017 @19:19

Me fitoren e gjakovarëve u mbyll finalja e Kupës së Futsallit mes...

VIDEO

Hasani: Misioni përfundoi me sukses

16 Shkurt, 2017 @16:37

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e vlerësoi...

Të gjitha lajmet nga Të tjera