Të gjitha lajmet

PORTO - JUVENTUS

Epërsi e dyfishtë, Juve pranë çerekfinales

Foto: Champions League

Epërsi e dyfishtë, Juve pranë çerekfinales

22 Shkurt, 2017 @22:36

Porto
Juventus
Porto 0 : 2 Juventus
M.Pjaca 72', D.Alves 74'

Estadio Do Dragao

Dueli portugezo-italian, duel i cili vuri përballë ndoshta për të fundit herë dy ikonat e portave të shekullit XXI, Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, u mbyll me fitoren e Juventusit.

Pjesa e parë filloi me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa kahje tjetër ndeshjes i dha Alex Telles, lojtari i cili në mënyrë totalisht amatore u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë brenda 2 minutave, për ta lënë Porton me 10 lojtarë në fushë dhe për t’i mundësuar Juventusit avantazh numerik të lojtarëve. Me t’u larguar Telles, dominimi i torinezëve filloi.

Fillimisht, ‘Zonja e Vjetër’ rrezikoi me gjysmëraste të Khediras me kokë e Pjanicit nga distanca, ndërsa rastet filluan të shpeshtoheshin gjithnjë e më tepër. Në fundin e pjesës së parë, dy argjentinasit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, ishin fare pranë golit. Të parin e ndali portieri Casillas, kurse i dyti u ndal nga pingula e djathtë e portierit spanjoll dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

E në pjesën e dytë, Porto nuk rezistoi dot me 10 lojtarë. Torinezët e vazhduan dominimin dhe golat erdhën pas minutës së 70’. Fillimisht për 0-1 shënoi i inkuadruari nga banka rezervë, Pjaca, e më pas për 0-2 shënoi braziliani Dani Alves vetëm 2 minuta më vonë, për të krijuar kështu një epërsi solide para ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’. Ky ishte goli i parë i kroatit Pjaca që nga transferimi i tij te Juventusi.

Duke e njohur Juventusin dhe lojën e tij në shtëpi, mund të thuhet që kjo skuadër është pothuajse në çerekfinale.


All Goals & Highlights HD - Porto 0-2 Juventus… by arcturusmedia33

VALENCIA - REAL

Valencia shokon Realin, hapet lufta për titull!

Simone Zaza feston golin e parë sonte/ Foto: la liga official

22 Shkurt, 2017 @21:23

Real Madrid ka pësuar humbje befasuese nga Valencia sonte në...

FENERBAHÇE - KRASNODAR

Rusët shuajnë ‘Fenerin’

Pamje nga ndeshja Fenerbahçe 1-1 Krasnodar/ Foto: fenerbahce official

22 Shkurt, 2017 @19:54

Ekipi rus Krasnodar me golin e shënuar heret sonte ndaj Fenerbahçes...

ST.ETIENNE - UNITED

Pa befasi, United kalon tutje

22 Shkurt, 2017 @19:52

Të relaksuar nga fitorja 3-0 në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e...

PARA NDESHJES: SEVILLA - LEICESTER

Leicesteri dyfytyrësh, ndaj Sevillës në formë

22 Shkurt, 2017 @14:23

Edhe pse në Premier Ligë nuk po kalon kohëra të mira, kampioni...

PARA NDESHJES: PORTO - JUVENTUS

Allegri e cilëson tejet të vështirë misionin në Porto

Estadio do Dragao, Porto

22 Shkurt, 2017 @13:05

Përkundër se para ndeshjes, Massimilano Allegri, kryetrajner i...

GJATË CEREMONISË

Duka mesazh lojtarëve: Festa ka mbaruar

BOROZANI/ L. D./ Arkiv

22 Shkurt, 2017 @11:11

Gjatë ceremonisë së prezentimit të fanellave të reja të...

CARLO ANCELOTTI

5 mijë euro për gishtin e mesëm

Carlo Ancelotti/ Foto: uefa.com

22 Shkurt, 2017 @10:50

Trajneri i Bayern Munchenit, Carlo Ancelotti, duhet të paguajë 5...

FOTOGRAFI

FSHF prezenton fanellat e reja të kombëtares

22 Shkurt, 2017 @10:35

Përmes një ceremonie, ku ka kujtuar vitet e kaluara dhe fanellat e...

CRISTIANO RONALDO NË KRYE

TOP shënuesit në garat e UEFA-së

18 Prill, 2017 @22:59

Pas ndeshjes së sontme, ku Cristiano Ronaldo arriti të shënojë...

PLAYER RATINGS: REAL-BAYERN

Ronaldo hat-trick, por tjetërkush është lojtar i ndeshjes

18 Prill, 2017 @22:47

Përkundër hat-trickut të Cristiano Ronaldos sonte në përballje...

PAS NDESHJES

Dy golat e Ronaldos, kontestuese

18 Prill, 2017 @22:27

Gjyqtari hungarez i ndeshjes Real Madrid - Bayern, Viktor Kassai,...

CRISTIANO RONALDO

I pari që arrin 100-shin

18 Prill, 2017 @22:24

Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur...

REAL-BAYERN

CR7 me hat-trick rrënon Bayernin

18 Prill, 2017 @22:12

Real Madrid ka kaluar edhe një pengesë të rëndësishme në luftë...

Të gjitha lajmet nga Champions League