Të gjitha lajmet

AUTO SPORTS

Federata ndërkombëtare mban mbledhje në Prishtinë

Foto: FASK

Federata ndërkombëtare mban mbledhje në Prishtinë

Teksti: FASK

3 Prill, 2017 @10:11

Vetëm një vit pas pranimit në FIA, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) e ka marrë besimin e federatave përkatëse të Zonës së Evropës Qendrore dhe të martën në Prishtinë do të mbahet mbledhja e rregullt e FIA CEZ-it (Zona e Evropës Qendrore).

Zrinko Gregurek (kryetar i FIA CEZ), Mario Moslavac e Dragan Serden nga Kroacia, Wagner Kurt (sekretar i CEZ) nga Austria, Radovan Novak e Tomas Kunc nga Çekia, Lajos Herceg nga Hungaria, Mario Walter Oliva nga Italia, Zoran Bakrac e Tripo Bukulica nga Mali i Zi, Wlodek Szaniawski nga Polonia, Mirko Butulia e Dejan Stoiq nga Serbia, Dagmar Shuster, Viktor Levec e Anton Anderlic nga Sllovenia, Dusan Koblisek nga Sllovakia, Franko Stojadinovski nga Maqedonia si dhe zyrtarë të auto sportit nga Shqipëria do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të priten nga kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi dhe anëtarët e Bordit të Federatës sonë.

“Të martën do të mbahet mbledhja e rregullt e FIA CEZ-it dhe kësaj radhe ne do të jemi në cilësinë e mikpritësit. Besoj që gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë, ndërsa ne na mbetet të dëshmohemi si organizatorë dhe mikpritës të mirë. Përfaqësuesit e federatave tjera gjatë qëndrimit në vendin tonë do të njihen për së afërmi me automobilizmin në Kosovë. Nuk di që ndonjë institucion kaq i lartë, jo vetëm i sportit, por edhe nga fushat tjera, ka mbajtur mbledhje të këtij niveli në Kosovë. Sigurisht që ky është rezultat i një pune të mirë që jemi duke e bërë ne si federatë”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

Zyrtarët e FIA CEZ-it të hënën do të kenë një shëtitje në vendin tonë, kryesisht në Prizren, ndërsa të martën me fillim në ora 10:00, në hotel “Emerald” do të mbahet mbledhja e radhës së këtij asociacioni.

MIAMI OPEN

I pandalshmi Federer, triumfon edhe në Miami

2 Prill, 2017 @20:09

Për të katërten herë me radhë, Roger Federer e ka mposhtur...

RACING

Mbi 60 mijë euro investime, synon titullin

30 Mars, 2017 @8:06

Kosova në shtator mund të ketë një kampion evropian në...

VOLEJBOLL

Drita, fituese e Kupës së Kosovës

29 Mars, 2017 @17:22

Klubi i volejbollit Drita është fitues i Kupës së Kosovës në...

JOSHUA - KLITSCHKO

Joshua rrëzon 3 herë Klitschkon dhe fiton me nokaut

29 Prill, 2017 @22:44

Boksieri britanez, Anthony Joshua, është kampion i ri në...

PARAGLLAJD

Ekipi i Kosovës shkëlqen në garën “Paragliding Accuracy World Cup” në Serbi!

27 Prill, 2017 @11:27

Historike ishte pjesëmarrja e ekipit Kosovar në serinë radhës të...

HAXHI ROBIN KRASNIQI

Krasniqi: Do të kthehem edhe më i fuqishëm

Foto: H. R. Krasniqi/ Facebook

26 Prill, 2017 @13:19

Haxhi Robin Krasniqi, që të shtunën u mposht nga rivali i tij...

KOK

Tre sportistë marrin bursa olimpike

REUTERS/Arkiv

24 Prill, 2017 @23:00

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre...

BOKS

Mposhtet Haxhi Krasniqi, humb mundësinë për titull

22 Prill, 2017 @22:49

Në duelin e sontëm ndaj Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi pësoi...

Të gjitha lajmet nga Të tjera