Të gjitha lajmet

SPECIALE

Fenerbahçe në fronin e Evropës

Fotografitë: Fenerbahçe Basketbol/ Facebook

Fenerbahçe në fronin e Evropës

Shkruan: BLERIM MYFTIU

22 Maj, 2017 @12:46

Finalja e madhe e stinorit filloi me një “alley-oop” ndërmjet dy qendrave të Fenerit. Posa u hodh topi lart, ai ra disi në dorë të Udohit, i cili pa një pa dy, në mesin e mbrojtjes së pavendosur të Olympiakosit, e hodhi atë deri te Vesely i cili ia hoqi pluhurin rrethit të hekurt që në start. Në këtë ritëm, sikur në gjysmëfinale, Feneri vazhdoi tërë lojën dhe në asnjë moment pyetja e fituesit as që nuk erdhi në shprehje. Nuk kishte ardhur në shprehje as në gjysmëfinale kundër Realit, besa as në serinë çerekfinale kundër Panathinaikosit.

Obradovic

Ngritja graduale që erdhi me çdo sezon – para 2 vitesh pjesëmarrja e parë në Final-four, vitin e kaluar humbja në finale – sivjet u kurorëzua me titullin e pritur. Në të vërtetë, i tërë sezoni kaloi në dominimin CSKA-Real. Feneri pati shumë oscilime gjatë pjesës së rregullt, ndikuar me gjasë edhe nga lëndimet e shpeshta dhe mungesat e kohëpaskohshme të bartësve të lojës. Por, në stinorët basketbollistikë me rëndësi është që ekipi të jetë i kompletuar për play-off. Prandaj, të gjithë u shëruan në kohën e duhur dhe aranzhimi i formës u bë me kohë. Nuk më kujtohet që ndonjë ekip të ishte kaq dominues gjatë play-offit në Euroligë, sikur që ishte Fenerbahçeja.

PLAYOFF SKEMA E EUROLEAGUE

Shikuar në letër, ekipi mund të mos jetë më dominuesi i të gjitha kohëve. Por, kur pjesët e duhura kompletohen si duhet dhe ekipi udhëhiqet me gjasë nga trajneri i më i mirë i të gjitha kohëve, suksesi nuk ka si të mos mungojë. Pas 13 vitesh në Panathinaikos dhe fitimit të 5 titujve të kampionit të Evropës, Obradovići ishte në kërkim të sfidës së re. Për fillimin e dinastisë së re e zgjodhi në verën e 2013-s kalimin në anën tjetër të Egjeut, në Stamboll. Stinori i parë ishte dëshpërues pasi që ekipi u eliminua në fazën fillestare, pa kaluar në play-off. Në stinorin e dytë u hodh fara e ekipit të sotëm dhe erdhi Final-fouri i parë. Kurse, gjatë stinorit të kaluar ekipi e mori fizionominë e plotë dhe titulli iku në sekondat e fundit në Berlin. Se ekipi ishte i gatshëm për fronin, dëshmon që ekipit në këtë sezon iu shtua vetëm Nunnally.

Fenerbahce celebrations

Duke marrë parasysh se Obradovići është trajner dinastish dhe për të një titull i vetëm (tanimë i ka bërë 9) nuk mjafton apo nuk paraqet diferencë, dominimi i Fenerbahçes me gjasë do të vazhdojë. Infuzioni më i madh pritet të jetë bashkimi i forcave me njërën ndër kompanitë më të fuqishme turke – Doğuş, i cili sivjet ka qenë sponsori i Darüşşafakas. Mirëpo, fakti që Darüşşafaka vitin e ardhshëm nuk do të garojë në Euroligë dhe se pronari i Doğuşit, Ferit Şahenk është një tifoz i madh i Fenerbahçes, atë po e shtyn drejt ndërmarrjes së re. Pritet që gjatë verës të zyrtarizohet kjo marrëveshje sponsorizimi. Atëbotë, arka e Fenerit do të bëhej me gjasë larg më e pasura në Evropë dhe përmasat e përforcimeve vetëm mund të imagjinohen. Në një skenar të tillë, qoftë edhe largimi i Bogdanovićit dhe i Veselyt për në NBA nuk do të paraqitnin problem për zëvendësim. Kurse, komponimi i ekipit të ri do t’i mbetej në duar mjeshtrit Obradović. Duke marrë parasysh tregun, moshën dhe kapacitetet, pjesa tjetër e ekipit me gjasë të madhe do të vazhdojë të mbetet bashkë. Megjithatë, vera do t’i sjellë lajmet. Të mërkurën fillon seria e play-offit në Turqi.

Fenerbahce banner

Ibrahim Kutluayi ishte turku i vetëm deri tani me trofe të Euroligës, të cilën e kishte fituar me Panathinaikosin dhe pikërisht Obradovićin. Nga ekipi momental, vetëm, Pero Antići dhe Kostas Sloukasi kishin trofe dhe atë nga dy, dhe atë pikërisht me Olympiacosin (2012, 2013). Fenerbahçeja, me gjasë u bë ekipi turk, në fitoren e të cilit kontribuuan më së paku lojtarët vendorë. Hapësirë për të luajtur gjetën në sekondat e fundit, kur tanimë gjithçka ishte zgjidhur. Ekpe Udohi përjetoi renesancën basketbollitike duke u zgjedhur në mënyrë dominuese edhe lojtari më i dobishëm i pjesës përfundimtare. Bogdan Bogdanovići do të mbetet i paharrueshëm për dy shfaqje spektakulare në Athinë kundër Panathinaikosit në çerekfinale. Pritet me gjasë të madhe shkuarja e tij në NBA. Bashkëkombasi i tij, Vlade Divac, po lobon me të madhe që ta marrë në Sacramento Kings.

Team celebration after win

Për Bobi Dixonin dhe Kostas Sloukasin nuk ka përfolje për largim eventual. Dixoni i natyralizuar duket se është adaptuar në “shtetin” e tij të ri. Gjatë tërë ceremonisë u shfaq me flamurin turk dhe do të jetë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares turke në kampionatin e sivjetmë. Kurse, Sloukasi është më se i dashur duke qenë grek në Turqi. Është i tipit të lojtarit që po piqet çdo vit e më shumë. Tregoi edhe mbrëmë në çerekun e tretë kur rezultati u ngushtua në 2 pikë, kur Dixoni u çorientua dhe në fushë mungonte Bogdani, se di të jetë armë e mirë dhe konsolidues i zoti. Do të jetë vështirë të zëvendësohet Vesely që e nisi vonë sezonin (pasi pritej që në këtë sezon të ishte tanimë në NBA), hyri vonë në formë, por e arriti zenitin kur duhej. Kurse, për Datomen dhe Kalinićin mjafton të thuhet se nuk shkëlqejnë, as që prej tyre bëhet ndonjë yll i madh, por e bëjnë detyrën që u takon dhe pa ta ekipi nuk ka frymë.

Me trajnerin në stol, me përbërjen e ekipit dhe mbi të gjitha, me përmasat e buxhetit në pritje, si edhe investimin e madh të kompanive turke në ligë, Fenerbahçeja me gjasë do të jetë ndër ekipet kryesore evropiane të viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, po bëhemi me një Euroligë gjithmonë e më të mirë dhe më cilësore. Nuk kemi çfarë të duam më tepër!

PAS NDESHJES SË III

600€ dënim për Prishtinën e Bashkimin

22 Maj, 2017 @11:46

Pas ndeshjes së tretë të serisë finale ndërmjet Sigal...

CAVS - CELTICS @ GAME 3

Përmbysje e madhe, Bostoni ngushton serinë

22 Maj, 2017 @9:43

Një ndeshje që pritej se do të ishte deklasimi i radhës për...

FENERBAHÇE

Fenerbahçe, ekipi i parë turk që fiton Euroligën

21 Maj, 2017 @20:59

Gjiganti turk, Fenerbahçe, duke mposhtur Olympiacosin në finale me...

EUROLEAGUE

Vendi i tretë i Moskës

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @18:54

Kampioni i fundit i Euroligës, CSKA Moska, e mbylli këtë stinor...

FINAL / EUROLEAGUE

Finalja e madhe sonte: Fenerbahçe - Olympiacos

21 Maj, 2017 @10:35

Sonte në ora 20:00, do të caktohet skuadra më e fortë në garën...

MVP

Sergio Llull MVP i stinorit 2016/17 në Euroleague

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @9:48

Ylli i Real Madridit, Sergio Llull, është zgjedhur MVP i stinorit...

TOP TEAM

Pesëshja e stinorit në Euroleague

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @9:25

Është caktuar pesëshja e stinorit 2016/17, që dominoi gjatë...

SPURS - WARRIORS @ GAME 3

Shfrytëzohet mungesa e Leonardit, Warriorsat pranë finales

Foto: nba.com

21 Maj, 2017 @4:47

Mungesën e Kawhi Leonardit, Golden State Warriors, e shfrytëzoi...

CELTICS

Përfundon sezoni për Isaiah Thomas

20 Maj, 2017 @22:49

Pas lëndimit të pësuar mbrëmë në humbjen ndaj Clevelandit, pak...

CELTICS - CAVS @ GAME 2

Stërvitja e radhës, Clevelandi turpëron Bostonin

20 Maj, 2017 @10:16

Ngjajshëm si ndeshja e parë e serisë, edhe ndeshja e dytë mes...

FENERBAHÇE

Fenerbahçe, ekipi i parë turk që fiton Euroligën

21 Maj, 2017 @20:59

Gjiganti turk, Fenerbahçe, duke mposhtur Olympiacosin në finale me...

EUROLEAGUE

Vendi i tretë i Moskës

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @18:54

Kampioni i fundit i Euroligës, CSKA Moska, e mbylli këtë stinor...

FINAL / EUROLEAGUE

Finalja e madhe sonte: Fenerbahçe - Olympiacos

21 Maj, 2017 @10:35

Sonte në ora 20:00, do të caktohet skuadra më e fortë në garën...

MVP

Sergio Llull MVP i stinorit 2016/17 në Euroleague

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @9:48

Ylli i Real Madridit, Sergio Llull, është zgjedhur MVP i stinorit...

TOP TEAM

Pesëshja e stinorit në Euroleague

Foto: euroleague.net

21 Maj, 2017 @9:25

Është caktuar pesëshja e stinorit 2016/17, që dominoi gjatë...

Të gjitha lajmet nga Euroleague