Të gjitha lajmet

FFK

FFK sqarohet për ndeshjen Prishtina - Drita

Foto: Kosovan Footy

FFK sqarohet për ndeshjen Prishtina - Drita

Teksti: FFK

14 Maj, 2018 @17:07

Pas kërkesës së Prishtinës që ndeshja e fundit kampionale mes Prishtinës dhe Dritës të luhet në stadiumin e Prishtinës, FFK ka reaguar me një sqarim në web-faqen zyrtare.

Teksti i plotë:

“FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit e këtij kampionati ndërmjet dy pretendentëve për titull, Prishtinës dhe Dritës, të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion:

FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër. Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve, ka hequr dorë nga një gjë e tillë.

Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin e qytetit dhe sipas informatave nga investitorët, MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesi, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik i tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive i FFK-së do të inspektojë dhe do të vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare. Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë.”

ROMA - JUVENTUS

7 herë me radhë, Juventusi vazhdon dominimin

Foto: Juventus FC

13 Maj, 2018 @21:51

Një barazim pa gola në Romë i ka mjaftuar Juventusit që ta...

LEVANTE - BARCELONA

Enis Bardhi me 2 gola, prishet seria e Barcelonës

Foto: BBC

13 Maj, 2018 @21:45

Edhe pse u mendua se Barcelona do ta përfundonte sezonin 2017/2018...

VIDEO GOLI I DYTË

Bardhi ‘mat’ Ter Stegenit

13 Maj, 2018 @21:03

Levante po avancon aktualisht 5-2 ndaj Barcelonës, ndërsa Enis...

VIDEO GOLI

Supergol i Enis Bardhit ndaj Barçës

13 Maj, 2018 @20:56

Levante është duke e fituar aktualisht Barcelonën 4-1, ndërsa...

LIVERPOOL - BRIGHTON

Rekorderi Salah

13 Maj, 2018 @20:37

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, ka regjistruar rekord të ri...

TREPÇA - HAJVALIA

Hajvalia dhe Kosova P bien nga Liga e Parë

Foto: Arkiv

13 Maj, 2018 @18:01

Vetëm dy vite më parë ishin nënkampion në Superligë, ndërsa...

VLLAZNIA - BESA

Besa fiton pas 2 muajve

BOROZANI/A.P.

13 Maj, 2018 @17:16

Kanë rënë edhe matematikisht nga Superliga, mirëpo kjo nuk u...

GJILANI - DRENICA

Pa fitues në Gjilan, ‘nxehet’ lufta për vendin e tetë

12 Maj, 2018 @17:03

Njëjtë sikur takimi tjetër i ditës i zhvilluar në Drenas, edhe...

FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson

Foto: KF Vëllaznimi

12 Maj, 2018 @17:01

Me një fund tejet dramatik dhe pa fitues u mbyll dueli i sotëm mes...

LIRIA - PRISHTINA

Pefqeli çon Prishtinën në ‘finalen’ e kampionatit

Foto: prishtinafc.com

11 Maj, 2018 @17:21

Mesfushori Mërgim Pefqeli me golin e tij të shënuar në kohën...

DRITA - TREPÇA'89

Fazliu afron Dritën drejt titullit

11 Maj, 2018 @17:16

Drita tashmë është një ndeshje larg titullit kampion. Ekipi...

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga