Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

Fillimi i fundit

Fillimi i fundit

Shkruan: Luan MORINA

12 Maj, 2017 @15:48

Në duelet e përzgjedhura të kësaj jave, 5 ndeshje që vinë nga Premier Liga dhe Serie A.

1. West Bromwich – Chelsea (e premte, ora 9)

Për tri vitet e fundit Chelsea ka vendosur për fituesin e titullit. Edhe sonte do të jetë kështu. Chelsea do të kurorëzohet me titullin e kampionit. Diçka që pak veta e kanë pritur, sidomos nga një trajner që vjen nga Serie A. Të gjithë prisnin Guardiolën dhe 170 milionë e investuara, një rikthimin të Arsenalit ndoshta, e edhe më në fund shpërthimin e Tottenhamit. Tifozët e Liverpoolit dhe Manchester United kanë mundur të ëndërrojnë, por ëndërrimet e tyre kanë qenë subjektive.

Conte ka shtyrë gati gjysmën e ekipeve të provojnë 3-4-3. Ka bërë një revolucion të çmendur, ashtu siç është edhe ai vet tek Chelsea. Është momenti ta shijojnë titullin, pasi me Conten, ky është maksimumi që mund të arrijnë në këtë ligë më. Sidomos me Evropën në kalendar vitin e ardhshëm.

2. Manchester City – Leicester City (e shtunë, ora 1e30)

Shfaqja teatrale e fundit e Ranierit kishte qenë pikërisht kundër Manchester Cityt. Më pas ishte nevojitur Shekspiri dhe ringjallja e kampionëve. Gjithë çfarë mund të ofrojnë ish-kampionët është një shfaqje tjetër kundër Cityt në ‘teatrin e sheikëve’.

Zor do të jetë kundër Cityt me kapiten Kompanyn e ringjallur. Janë ekip i gjerë dhe kanë mundësi të ofrojnë në tri-katër frone. Guardiolës do t’i duhet edhe një sezon ndoshta për tu përshtatur në futbollin anglez. Ironike, apo jo?!

3. Atalanta – Milan (e shtunë, ora 15n9)

E dini Milanin kur humbiste pikë ndaj Udinesese, Torinos, Sampdorias, e Genoas. Qysh në janar, rossonerët tentonin të shmangnin pozitën e gjashtë dhe të mbesnin jashtë Evropës! Ngjashëm edhe Interi bënte, bashkë me Fiorentinën. Ndërkohë Atalanta me një sulmues që e kishte marr për 900 mijë euro, e të cilin pret ta shet dhjetëfish më shumë në Premier League gjatë verës po siguron pozitën e pestë.

Në derbin e Lombardisë, Atalanta pritet të fitoj. Lezetshëm. Sikur çdo ekip e bën kundër një mesfushe që ka Montolivon. Po, akoma gjallë është! Për çudi!

4. Tottenham – Manchester Utd (e diel, ora 5e30)

Të dy ekipet e kanë të përcaktuar fatin e tyre. Në fakt, United ka rrezikuar pak me fatin dhe shumë lehtë mund të digjet. Do të duhej të ishte një duel pa ngarkesë psikike që do të ofronte bazat për një lojë të bukur futbolli. Së paku nga ana e Tottenhamit.

Derisa vendasit janë të mbushur me disa nga talentet më të mira në planetë, mysafirë janë në iluzion se kanë talentet dhe lojtarët më të mirë në planetë.

5. Roma – Juventus (e diel, ora 15n9)

Roma nuk veçohet për ekip që fiton titull. Si ironi, Roma është ndër ato ekipet ndaj të cilave fitohet titulli. Edhe atë në ‘Olimpico’. Ngjashëm pritet të jetë edhe të dielën kur Juventusi do të duhej ‘të hiqte gajle’ edhe një titull në Serie A.

Për hir të futbollit, dhe Serie A, shpresojmë që ky të jetë viti i fundit që Juventusi të fitoj titullin ‘alla-Bayern’. Me Lazion e ringjallur, me Milanon në pronë të kinezëve, shpresat janë të mëdha.

JOSE MOURINHO

Stinor i dështuar, nëse s’fitojmë

12 Maj, 2017 @15:05

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se stinori...

TRAJNERI DHE LOJTARI I MUAJIT PRILL

Për herë të parë, Pochettino

12 Maj, 2017 @14:53

Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, për...

BESIR DEMIRI

Demiri në radar të Spartakut

Besir Demiri, majtas

12 Maj, 2017 @14:17

Futbollisti shqiptar i Vardarit të Shkupit, Besir Demiri, është...

TERMINET DHE REFERËT

4 të shtunën, 4 të dielën në Ligë të Parë

BOROZANI/Arian Paçarizi

12 Maj, 2017 @13:03

Janë përcaktuar referët dhe orari i ndeshjeve të xhiros së XXVII...

TERMINET DHE REFERËT

Krejt Superliga, të dielën

BOROZANI/Arian Paçarizi

12 Maj, 2017 @12:31

FFK ka përcaktuar sot terminet e reja të ndeshjeve për xhiron e...

PLAY OFFS

Play off-i nis me Liburnin e Besën

Foto: Gent Polloshka / Borozani

12 Maj, 2017 @10:36

Që nga dita e sotme (12 maj), fillon play off-i i Superligës së...

PAS LICENCIMIT

Feronikeli dhe Prishtina, dyshojnë te FFK-ja

11 Maj, 2017 @23:37

Dy skuadrat e Superligës së Kosovës që fituan trofe në stinorin...

LYON-AJAX

Lyon zgjohet vonë, Ajax në finale

11 Maj, 2017 @23:21

Skuadra e Lyonit nuk ka arritur të përmbys epërsinë 4-1 të...

UNITED - CELTA

S’lejohet përmbysja, United në Stokholm!

11 Maj, 2017 @23:12

Një ndeshje që në fillim dukej se do të shkonte lehtë, u mbyll...

ZYRTARIZON FFK-ja

Liria dhe Besa, pa licenca për gara të UEFA-së

BOROZANI/ Arian Paçarizi

11 Maj, 2017 @15:00

Derisa katër skuadrat e para në renditjen aktuale të Superligës...

CRYSTAL PALACE - CHELSEA

‘Ringjallet’ Palace, mposht kampionin

14 Tetor, 2017 @17:55

Pas 7 humbjeve radhazi dhe pas 731 minutave pa gol të shënuar,...

CITY - STOKE

City i pamëshirshëm, i vetëm në krye

14 Tetor, 2017 @17:52

Vazhdon super forma e Manchester Cityt! Radha për t’u deklasuar sot...

LIVERPOOL - UNITED

Pa gola në derbin anglez

Foto: Premier League

14 Tetor, 2017 @15:32

Njëjtë si vitin e kaluar, edhe sivjet derbi anglez mes Liverpoolit...

LIVERPOOL - UNITED

Liverpool vs. United, formacionet zyrtare

Foto: BBC

14 Tetor, 2017 @12:30

Me fillim nga ora 13:30, në ‘Anfield Road’ zhvillohet dueli mes dy...

ANALIZË

5 për fundjavë!

Foto: Olsen Kraja / Borozani

14 Tetor, 2017 @12:02

1. Liverpool – Manchester United (e shtunë, ora 1e30) Përballja...

Të gjitha lajmet nga Premier League