Të gjitha lajmet

1/8: PSG - REAL MADRID

Fiton edhe në Francë, Reali eliminon Parisin

Fiton edhe në Francë, Reali eliminon Parisin

6 Mars, 2018 @22:39

Paris Saint Germain
Real Madrid
Paris Saint Germain 1 : 2 Real Madrid
E.Cavani 71' C.Ronaldo 51', Casemiro 80'

Parc des Princes (Paris)

Me fitoren e spanjollëve është mbyllur edhe takimi kthyes mes Parisit dhe Realit.

Edhe pse pritej që Parisi të tregohej skuadër më sulmuese, kur dihej rezultati i ndeshjes së parë, parisienët nuk treguan edhe aq të rrezikshëm para portës kundërshtare, duke shfaqur paraqitje të zbehtë, ndoshta të ndikuar edhe nga mungesa e brazilianit Neymar.

SKEMA DREJT FINALES

Në anën tjetër, Reali në avantazh nga ndeshja e parë dhe edhe pse në mungesë të dyshes Kroos-Modric në formacionin startues, provonte të rrezikonte përmes kundërsulmeve dhe kjo rezultoi suksesshëm. Për epërsinë 0-1 dhe pothuajse vulosjen e kualifikimit u përkujdes i zakonshmi Cristiano Ronaldo, për të cilin ky ishte goli i 12 në 8 ndeshjet e zhvilluara sivjet në Champions. Madje, ai ka shënuar në të gjitha këto 8 ndeshje minimalisht nga një gol.

Më pas, përkundër përjashtimit të Verrattit, vendasit e gjetën barazimin e përkohshëm përmes Cavanit, por ishte Casemiro ai që shënoi për 1-2 dhe takimi u mbyll me fitoren e kampionit në fuqi të Evropës.

Kështu, Reali dhe Liverpooli janë dy çerekfinalistët e parë të edicionit të sivjetëm të Ligës së Kampionëve, derisa Parisi i ‘super investimeve’ përsëri dështon para ‘fuqive të mëdha’.

PËRFAQËSUESJA

Edon Zhegrova pranon ftesën e Kosovës

6 Mars, 2018 @22:00

Përmes një postimi zyrtar, Federata e Futbollit të Kosovës sonte...

KUPA E KOSOVËS: 1/4

Penalltitë vendosin, Vëllaznimi në gjysmëfinale

Foto: KF Vëllaznimi

6 Mars, 2018 @15:56

Vëllaznimi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës! Në një...

PARA NDESHJES: PSG-REAL

PSG do të provojë befasinë pa Neymarin

Foto: ucl fb

6 Mars, 2018 @12:25

Paris St Germainit sot do t’i duhen dy gola të shënuara dhe asnjë...

PARA NDESHJES: LIVERPOOL-PORTO

Vetëm 2-3 ndërrime përkundër epërsisë

Foto: uefa.com

6 Mars, 2018 @12:13

Sot (20:45) zhvillohet ndeshja e kthimit të së 1/8 së finales së...

ÇEREKFINALJA E KUPËS

Derbi i çerekfinales së Kupës, sot

Foto: prishtinafc.com

7 Mars, 2018 @8:24

Dueli që pritet të jetë më interesanti i çerekfinales së Kupës...

ÇEREKFINALJA E KUPËS

Të premten barazuan, sot për Kupë

Foto: KFDrita/Intelektualet Official

6 Mars, 2018 @6:12

Vetëm katër ditë më parë, Drita priti Vëllaznimin në Gjilan...

ANALIZË

Afati i prillit

5 Mars, 2018 @23:21

Kur të ikë afati i janarit, e pret afatin e prillit. Nëse ka....

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

PARA PAK ÇASTESH

Bayern zyrtarizon Kovacin trajner

13 Prill, 2018 @12:24

Skuadra e Bayern Munchenit, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

SEMIFINAL DRAW

Shorti i gj’finales së Ligës së Kampionëve

Foto: asroma/twitter

13 Prill, 2018 @11:43

Janë kuptuar çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të sivjetëm...

PREJ STINORIT TË ARDHSHËM

Niko Kovac trajner i ri i Bayernit

13 Prill, 2018 @10:56

Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të...

GJYSMËFINALISTËT

Pas 8 vitesh, 4 skuadra nga 4 shtete

12 Prill, 2018 @11:43

Për herë të parë pas 8 vitesh, në gjysmëfinale të Ligës së...

Të gjitha lajmet nga Champions League