Të gjitha lajmet

DORTMUND - MONACO

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

12 Prill, 2017 @19:36

Borussia Dortmund
Monaco
Borussia Dortmund 2 : 3 Monaco
O.Dembele 57', S.Kagawa 84' K.Mbappe 20' 79', S.Bender (AG) 37'

Signal Iduna Park

Takimi që u desh të luhej mbrëmë, por që u detyrua të shtyhej për sot për shkak të eksplodimit në autobusin e Dortmundit, u mbyll me fitoren e francezëve.

Ashtu siç pritej duke marrë parasysh sulmet e frikshme të të dyja skuadrave, ndeshja dhuroi plot 5 gola.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-2. Golin e parë për francezët e shënoi supertalenti Mbappe, ndërsa shumë pak para golit, Fabinho e shpërdoroi një penallti, rast i cili mund ta bënte edhe më të thellë epërsinë e Monacos. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Monaco e gjeti edhe një herë golin. Kësaj radhe ishte Bender i vendasve ai që shënoi në portën e gabuar, duke bërë që skuadra e tij të kalonte në disavantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, Dortmundi fillimisht e zvogëloi disavantazhin me golin e talentit Dembele, mirëpo francezët reaguan shpejt, me Mbappen që shënoi për 1-3, duke bërë kështu që ndeshja në një mënyrë të bëhet një duel mes talentëve që po mahnisin botën, Dembeles e Mbappes. Për Mbappen, ky ishte goli i 20 në 20 ndeshjet që ka startuar.

Gjithsesi, 10 minuta para fundit, Dortmundi e ngushtoi epërsinë përmes japonezit Shinji Kagawa dhe ndeshja u mbyll me shifrat 2-3, rezultat ky i cili e afron dukshëm Monacon me gjysmëfinalen,  kur dihet që ndeshja kthyese luhet në principatë pas 1 jave.

Duhet përmendur që kjo ishte humbja e parë e Dortmundit në shtëpi sa i përket garave evropiane që nga dhjetori i vitit 2015.


All Goals & Highlights HD - Borussia Dortmund 2… by JuventusFans

 

ATLETICO - LEICESTER

Atletico vs. Leicester, konfirmohen skuadrat startuese

12 Prill, 2017 @18:47

Një orë para ndeshjes, janë bërë të ditura skuadrat startuese...

BAYERN - REAL MADRID

Publikohen formacionet, mungon Lewandowski

12 Prill, 2017 @18:42

1 orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare të...

PJESA E PARË: DORTMUND-MONACO

Monaco avancon thellë ndaj Dortmundit

12 Prill, 2017 @18:33

Skuadra e Monacos po vazhdon me lojëra të mira edhe në Ligë të...

PARA NDESHJES: BAYERN-REAL

S’flasin për kthime borxhesh!

Carlo Ancelotti, trajner i Bayernit. Më parë, ka drejtuar edhe Real Madridin.

12 Prill, 2017 @11:51

Dueli i gjigandëve të futbollit europian, ndërmjet Bayern Munchen...

PARA NDESHJES: ATLETICO-LEICESTER

Do të jetë ngushtë

12 Prill, 2017 @11:33

Leicester City ka arritur për herë të parë në fazën eliminatore...

MASSIMILIANO ALLEGRI

Shumë të mirë, tash kërkojmë gol në Camp Nou

11 Prill, 2017 @22:16

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes ka thënë...

LUIS ENRIQUE

Mungoi fati për golin e shpresës

11 Prill, 2017 @22:10

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas ndeshjes i ka bërë të...

FALENDEROHET

100 golat europian të Cristiano Ronaldos

13 Prill, 2017 @7:41

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, është shprehur të jetë i lumtur...

ATLETICO - LEICESTER

I zakonshmi Griezmann, fitore minimale e Atleticos

12 Prill, 2017 @21:51

Një gol i të zakonshmit Griezmann doli të ishte i mjaftueshëm që...

BAYERN - REAL MADRID

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

12 Prill, 2017 @21:39

Një ndeshje me 2 fytyra u zhvillua sonte në ‘Allianz Arena’ të...

ATLETICO - LEICESTER

Atletico vs. Leicester, konfirmohen skuadrat startuese

12 Prill, 2017 @18:47

Një orë para ndeshjes, janë bërë të ditura skuadrat startuese...

BAYERN - REAL MADRID

Publikohen formacionet, mungon Lewandowski

12 Prill, 2017 @18:42

1 orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare të...

Të gjitha lajmet nga Champions League