Të gjitha lajmet

GRUPI H: KOLUMBIA - JAPONIA

Fitore historike e futbollit aziatik!

Foto: ESPN

Fitore historike e futbollit aziatik!

19 Qershor, 2018 @14:52

Kolumbia
Japonia
Kolumbia 1 : 2 Japonia
Juan QUINTERO 39' Shinji KAGAWA (P) 6', Yuya OSAKO 73'

Mordovia Arena (Saransk)

Në takimin e parë të ditës së sotme, Japonia ka shënuar fitore 2-1 ndaj Kolumbisë, për t’u ngjitur në krye të grupit të paktën përkohësisht.

Ndeshja filloi keq për Kolumbinë, me mesfushorin Carlos Sanchez që u shkaktoi penallti dhe u përjashtua nga loja me karton të kuq, ndërsa nga penalltia e fituar Shinji Kagawa shënoi për epërsinë e ‘samurajëve’.

Mirëpo, përkundër inferioritetit numerik në fushë, Kolumbia luajti shumë mirë, duke rrezikuar më shumë se Japonia dhe duke barazuar përmes gjuajtjes së lirë të Juan Quinteros dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Në pjesën e dytë, ishte Japonia ajo që rrezikoi më tepër, ndërsa kjo iu shpërblye në minutën e 73’, kur Yuya Osako shënoi me kokë për 2-1 dhe me këtë gol Japonia arriti ta mbyllë këtë përballje me fitore. Në anën tjetër, Kolumbia përkundër aktivizimit të James Rodriguezit nga banka rezervë, ishin të ndikuar edhe nga kartoni i kuq dhe nuk treguan shumë, për t’u detyruar të pajtohen me humbje.

Përveç 3 pikëve, kjo fitore është historike për Japoninë, pasi që fitorja e arritur sot është e para në histori për një përfaqësuese aziatike ndaj një përfaqësueseje ameriko-latine në një kampionat botëror.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Polonia e Senegali takohen sot me fillim nga ora 18:00.

Columbia vs Japan

11-SHET: KOLUMBIA-JAPONIA

Kolumbia-Japonia, 11-shet startuese

Foto: FIFA

19 Qershor, 2018 @12:14

Janë publikuar 11-shet startuese të përballjes së parë të...

SHORTI I RAUNDI TË PARË KUALIFIKUES

Drita - Malmo, nëse kalohet raundi preliminar

BOROZANI/ D. S.

19 Qershor, 2018 @11:59

Është hedhur shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së...

POLONIA

Të ‘70tat

19 Qershor, 2018 @11:45

Në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 1986, Shqipëria do...

JAPONIA

Kthimi i samurajëve

19 Qershor, 2018 @11:33

Trajneri boshnjak, Vahid Halilhodzic kishte larguar tri yjet kryesore...

AFRIKA JUGORE 2010

Viti i Del Bosques

REUTERS/Arkiv

19 Qershor, 2018 @10:18

Uruguai do të shembte ëndrrat edhe të një vendi tjetër për...

DITARI RUS (5)

Uragani

Fotot: FIFA & Squawka

18 Qershor, 2018 @21:09

Si kaloi dita e pestë e e Botërorit?  ZLATANI Pa Ibrahimovicin,...

BRAZILI 2014

Gaucho da Copa

Fotot: GoogleImages/ Youtube/ FIFA/

20 Qershor, 2018 @9:00

Kupa e Botës në Amerikën Jugore do të kthehej pas 36 viteve....

11-SHET: POLONIA-SENEGALI

Formacionet: Polonia-Senegali

19 Qershor, 2018 @15:10

Tashmë janë publikuar 11-shet startuese të përballjes së fundit...

11-SHET: KOLUMBIA-JAPONIA

Kolumbia-Japonia, 11-shet startuese

Foto: FIFA

19 Qershor, 2018 @12:14

Janë publikuar 11-shet startuese të përballjes së parë të...

POLONIA

Të ‘70tat

19 Qershor, 2018 @11:45

Në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 1986, Shqipëria do...

JAPONIA

Kthimi i samurajëve

19 Qershor, 2018 @11:33

Trajneri boshnjak, Vahid Halilhodzic kishte larguar tri yjet kryesore...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018