Të gjitha lajmet

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Fitore në shtëpi, Prishtina 1 hap larg titullit

Foto: BOROZANI

Fitore në shtëpi, Prishtina 1 hap larg titullit

19 Maj, 2017 @20:45

Sigal Prishtina
Bashkimi
Sigal Prishtina 81 : 65 Bashkimi
Jabarie HINDS 20 pikë Kayel LOCKE 22 pikë

Pallati i Rinisë dhe Sporteve (Prishtinë) - Ndeshja III - Shikues: 1500

Me fitoren e Prishtinës është mbyllur takimi i tretë i serisë finale mes Prishtinës e Bashkimit, duke bërë kështu që kryeqytetasit të kenë epërsi 2-1 pas 3 ndeshjeve të luajtura dhe të jenë vetëm 1 fitore larg titullit kampion.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë. Mysafirët nga Prizreni të udhëhequr nga Soyebo patën 3 trepikësha në këtë çerek, ndërsa në anën tjetër te Prishtina shihej një mungesë e koncentrimit në sulm, gjë që rezultonte në marrjen e vendimeve të gabuara dhe ky çereku u mbyll me epërsi të lehtë të prizrenasve.

Rikthimi i vendasve filloi nga çereku i dytë. Prishtina e nisi këtë çerek me 2 treshe radhazi, ndërsa më pas ishte Fisnik Rugova ai që zhvilloi lojë shumë të mirë nën trapez, duke iu shkaktuar probleme të shumta prizrenasve, të cilëve iu ra dukshëm efikasiteti nga loja, përkundër numrit të madh të topave të kapur në fazën e sulmit.

SKEMA PLAY OFF

E pjesa e dytë ishte e tëra e Prishtinës, skuadër kjo që edhe sonte ishte pa Drilon Hajrizin. Me të filluar çereku i tretë, Prishtina e tregoi forcën, me Jabarie Hindsin që u zgjua nga gjumi në këtë çerek. I vetmi problem i Prishtinës ishte numri i madh i gabimeve personale dhe hyrja shumë e shpejt në bonus, mirëpo kjo gjë nuk u shfrytëzua aspak nga Bashkimi, skuadër kjo që zhvilloi një paraqitje të dobët sa i përket gjuajtjeve si nga loja ashtu edhe nga gjuajtjet e lira në këtë çerek. Kjo bëri që Prishtina ta mbyllte çerekun e tretë me plot 11 pikë epërsi, 56-45.

Në 10 minutëshin e fundit, Prishtina nuk lëshoi terren dhe e vazhdoi lojën e mirë, për ta mbyllur kështu me fitore bindëse takimin. Gjithashtu, në këtë takim Bashkimi e humbi edhe lojtarin Mikaile Tmusic, i cili u detyrua të largohet për shkak të lëndimit.

Një fakt interesant nga ndeshja është që pika e parë e Bashkimit nga gjuajtjet e lira erdhi 3 minuta para fundit të takimit, një fakt tjetër që e dëshmon pasaktësinë e prizrenasve nga ky aspekt i lojës, gjë që ndodhi edhe në takimin e dytë të serisë në Prizren.

Më të dalluarit te Prishtina sonte ishin Moser, Hinds, Delic e Rugova, të gjithë me pikë dyshifrore, derisa te Bashkimi u veçuan të zakonshmit Kayel Locke me 22 pikë, 7 kërcime e 1 asistim dhe Justin Black me 13 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet të mërkurën në Prizren, takim i cili mund të jetë i fundit i serisë, pasi që nëse Prishtina fiton, shpallet kampione e Kosovës.



Sigal Prishtina

1 Jabarie Hinds (30:24) 20 pikë 3 kërcime 7 asistime
2 Mike Moser (24:47) 16 pikë 7 kërcime 1 bllokadë
3 Nenad Delic (27:53) 12 pikë 3 kërcime 2 asistime
4 Fisnik Rugova (26:33) 10 pikë 10 kërcime -
5 Willie Kemp (34:02) 10 pikë 3 kërcime 5 asistime
6 Edmond Azemi (25:57) 7 pikë 6 kërcime 1 asistim
7 Granit Rugova (29:35) 6 pikë 5 kërcime 3 asistime
8 Muhamedali Janjeva (0:44) 0 pikë - -
9 Gazzali Makasqi - - -
10 Rinor Peci - - -
11 Urim Zenelaj - - -


Bashkimi

1 Kayel Locke (29:25) 22 pikë 7 kërcime 1 asistim
2 Justin Black (18:06) 13 pikë 5 kërcime 2 asistime
3 Temi Soyebo (23:46) 8 pikë 2 kërcime 6 asistime
4 Marko Popovic (28:32) 6 pikë 6 kërcime 2 asistime
5 Garrius Adams (17:41) 6 pikë 4 kërcime 1 top të vjedhur
6 Imer Tahiri (22:03) 5 pikë 5 kërcime 1 top të vjedhur
7 Mikaile Tmusic (25:05) 3 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Gazmend Sinani (16:26) 2 pikë 4 kërcime 1 asistim
9 Qëndrim Biraj (15:06) 0 pikë 2 kërcime -
10 Arion Balluku (0:22) 0 pikë - -
11 Edmond Kryeziu (0:44) 0 pikë - -
12 Arian Tahiri (2:37) 0 pikë - -

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Ç3: Prishtina thellon epërsinë

Foto: Engjëll Zogaj për Borozani.com

19 Maj, 2017 @20:21

Edhe pse Prishtina shkaktoi shumë faulla brenda 4 minutave dhe hyri...

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Prishtina shkon në pushim me epërsi

Foto: BOROZANI

19 Maj, 2017 @19:46

Pas 20 minutave lojë në kryeqytet, rezultati shënon 36-32 në të...

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Ç1: Epërsi e Bashkimit pas 10 minutave

Foto: BOROZANI

19 Maj, 2017 @19:25

Me rezultat 15-19 është mbyllur çereku i parë i ndeshjes....

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Arpagjik’t futen në palestër

Foto: Engjëll Zogaj për Borozani

19 Maj, 2017 @19:09

Përmes një fotografie të dërguar për Borozani.com, është...

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Dardan Berisha: Ndoshta rikthehem, sonte me Prishtinën

19 Maj, 2017 @19:06

Pak para ndeshjes mes Prishtinës dhe Bashkimit, për mediat e...

PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3

Vonohen tifozët, shtyhet ndeshja për 10 minuta

Foto: Engjëll Zogaj për Borozani.com

19 Maj, 2017 @19:03

Për shkak të hyrjes së vonshme të tifozëve në palestër,...

PJESA E PARÊ: YLLI - PEJA

10 pikë epërsi për Pejën

27 Tetor, 2017 @19:58

Peja ka mbyllur pjesën e parë në duelin ndaj Yllit që po...

KHIMIK - SIGAL PRISHTINA

Hap i madh i Prishtinës

Foto: fibaeuropecup

27 Tetor, 2017 @19:53

Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj...

YLLI - PEJA

Pesëshet e para: Ylli - Peja

27 Tetor, 2017 @18:54

Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar skuadrat përkatëse...

TERMINET E XHIROS VI

Nesër nis xhiroja VI e Superligës

26 Tetor, 2017 @21:47

Dy ndeshje të zhvilluara dhe dy të shtyera nga xhiroja e pestë e...

BOREA-TREPÇA

37 pikë të Williamsit sjellin fitoren e parë të Trepçës

26 Tetor, 2017 @20:31

Trepça ka shënuar fitoren e parë të stinorit sonte në...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga