Të gjitha lajmet

GAME 1: PRISHTINA - BASHKIMI

Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!

Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!

13 Maj, 2017 @19:52

Sigal Prishtina
Bashkimi
Sigal Prishtina 66 : 76 Bashkimi
Nenad DELIC 23 pikë Kayel LOCKE 20 pikë

Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë. Shikues 1500.
Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!
Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!
Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!

Në takimin e parë të serisë finale mes Prishtinës dhe Bashkimit, takim ky që u zhvillua në kryeqytet, fituese doli skuadra prizrenase, e cila takimin e mbylli me rezultat 66-76, për ta krijuar kështu epërsinë 1-0 pas ndeshjes së parë të serisë finale.

Çereku i parë i ndeshjes filloi me një seri të mirë të Prishtinës, mirëpo u mbyll me rezultat të barabartë falë një serie 8-0 të prizrenasve në minutat e fundit.

çerekun e dytë, Bashkimi u tregua ekip më i mirë, duke shënuar 7 pikë më shumë se vendasit, për ta mbyllur kështu pjesën e parë të takimit me rezultat 31-38.

SKEMA PLAY OFF

Sa i përket çerekut të tretë, Prishtina shënoi vetëm 1 pikë më shumë se Bashkimi, duke bërë kështu që epërsia që u krijua nga prizrenasit pas pjesës së parë të mos zvogëlohet për shumë pikë. E në çerekun e fundit prizrenasit e vulosën fitoren e tyre, duke zhvilluar mbrojtje të mirë dhe sulm efikas, për ta mbyllur ndeshjen me 10 pikë diferencë.

Për t’u përmendur nga ky takim është fakti që te Bashkimi 5 lojtarë të ndryshëm shënuan pikë dyshifrore, që jep ‘ogur’ të qartë të lojës shumë të mirë ekipore nga prizrenasit, gjë që rezultoi në fitore në takimin e sontëm.

Më të dalluarit te Prishtina ishin Nenad Delic me 23 pikë, 10 kërcime e 2 asistime dhe Jabarie Hinds me 17 pikë e 3 kërcime, derisa te Bashkimi u veçuan Kayel Locke me 20 pikë, 1 kërcim e 2 asistime dhe Justin Black me 14 pikë, 9 kërcime e 1 asistim.

Ndeshja e dytë e serisë luhet në Prizren, ndërsa skuadra që i fiton 3 ndeshje nga seria, shpallet kampione e Kosovës.



KB PRISHTINA

1 Nenad Delic (30:19) 23 pikë 10 kërcime 2 asistime
2 Jabarie Hinds (33:02) 17 pikë 3 kërcime -
3 Granit Rugova (24:16) 13 pikë 3 kërcime -
4 Drilon Hajrizi (34:31) 5 pikë 3 kërcime 4 asistime
5 Mike Moser (20:56) 4 pikë 10 kërcime 2 asistime
6 Edmond Azemi (11:21) 3 pikë - 1 asistim
7 Fisnik Rugova (23:41) 1 pikë 3 kërcime 1 asistime
8 Willie Kemp (19:27) - 2 kërcime 3 asistime
9 Urim Zenelaj (02:23) - 1 kërcim -
10 Muhamedali Janjeva (00:00) - - -
11 Rinor Peci (00:00) - - -
12 Gazzali Makasqi (00:00) - - -


KB BASHKIMI

1 Kayel Locke (32:40) 20 pikë 1 kërcim 2 asistime
2 Justin Black (22:04) 14 pikë 9 kërcime 1 asistim
3 Gazmend Sinani (26:26) 12 pikë 5 kërcime -
4 Mikaile Tmusic (37:58) 10 pikë 4 kërcime 2 asistime
5 Marko Popovic (20:30) 10 pikë 5 kërcime 3 asistime
6 Garrius Adams (12:33) 3 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Imer Tahiri (07:00) 3 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Temi Soyebo (32:11) 2 pikë 6 kërcime 9 asistime
9 Qëndrim Biraj (08:34) 2 pikë - 1 kërcim
10 Edmond Kryeziu (00:00) - - -
11 Arion Balluku (00:00) - - -
12 Arian Tahiri (00:00) - - -

LIVE: PRISHTINA - BASHKIMI

Ç3: Bashkimi mbetet në epërsi

Foto: Borozani direkt nga ndeshja e parë finale mes Prishtinës e Bashkimit, maj 2017

13 Maj, 2017 @19:27

Pas 30 minutave lojë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Bashkimit,...

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Bashkimi me epërsi në pushim

BOROZANI

13 Maj, 2017 @18:38

Sikurse në fillimin e çerekut të parë edhe në fillimin e...

LIVE: ÇEREKU I PARË

Çereku i parë i barabartë

13 Maj, 2017 @18:18

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së parë të serisë...

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Bashkimi

13 Maj, 2017 @17:45

Pas pak do të fillojë ndeshja e parë e serisë finale të...

AUDRIUS PRAKURAITIS

Prakuraitis: Jemi favoritë, por me kujdes

13 Maj, 2017 @16:35

Trajneri i Sigal Prishtinës, Audrius Prakuraitis, ka thënë se...

DRAGAN RADOVIC, TRAJNER I BASHKIMIT

Radovic: Titulli, dhuratë e merituar

13 Maj, 2017 @16:33

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, mendon se titulli kampion për...

KOMESARI GJOBIT BARDHEKALTËRIT

Gjobë për Sigal Prishtinën pas ndeshjes së dytë

BOROZANI/ A. P.

18 Maj, 2017 @13:56

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), përkatësisht Komesari i...

DRAGAN RADOVIC

Radovic: Rival të barabartë, por në fund fituan

17 Maj, 2017 @20:39

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, është shprehur që vetëm...

AUDRIUS PRAKURAITIS

Prakuraitis: Kthyem epërsinë e terrenit, finalja vazhdon

17 Maj, 2017 @20:30

Trajneri i Sigal Prishtinës, Audrius Prakuraitis, pas ndeshjes ka...

BASHKIMI - PRISHTINA @ GAME 2

Prishtina fiton në Prizren, barazohet seria

17 Maj, 2017 @19:51

Me fitoren e Prishtinës u mbyll ndeshja e dytë e serisë finale mes...

LIVE: BASHKIMI - PRISHTINA

Ç3: Bashkimi mban epërsinë e lehtë

Foto: BOROZANI

17 Maj, 2017 @19:17

1 çerek para fundit të takimit, rezultati momental është 60-58...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga