Të gjitha lajmet

ANALIZË

Fitorja 1

Fotografitë: FFK

Fitorja 1

Shkruan: LUAN MORINA

11 Shtator, 2018 @10:10

Ishujt Faroe janë kombëtare që kanë fituar 9 pikë në kualifikimet për Russia2018, aty ku ne fituam vetëm 1 pikë. E vërtetë që kanë pasur ekipe si Letonia e Andorra në grup, por s’ka dyshim që Ishujt Faroe të pesë viteve të fundit nuk ngjanë aspak në Ishujt Faroe të para 15-20 viteve. Kështu dukeshin të hënën kundër Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosovo celebration

Ndeshja e parë në stadiumin tonë kombëtar kaloi mirë, me një kulturë sportive për mësysh. Mund të themi që kaluam një sfidë të vështirë organizative, e cila u madhështua nga fitorja e parë në një garë zyrtare e kombëtares tonë.

ORARI I NDESHJEVE, TABELAT dhe GRUPET

Një notë goxha pozitive është strategjia e Bernard Challandes, i cili po bën gjëra goxha të mençura me ekipin tonë. Së pari, për dallim prej ndeshjes në Baku, selektori ynë vendosi Kolollin në të majtë, derisa angazhoi me detyra më defensive edhe Kryeziun edhe Shalën. Kishte raste kur të dy vendoseshin në linjë me Rrahmanin e Alitin, që u mundësonte dyfishimin e krahëve, sidomos në çastet e para të pjesës së dytë të lojës.

Kosovo celebration Atdhe Nuhiu

Edhe një herë pamë aftësinë e Kryeziut për të udhëhequr ekipin, ngjashëm si në Azerbajxhan. Topat e tij të gjatë, lëvizjet e tij në mbulimin e pjesës qendrore dhe defensive të ekipit të kujtonin emra të mëdhenj që kanë luajtur në këtë pozitë. Shumë më i mirë se në Baku ishe edhe Shala. Mbrëmë ai ishte shumë më i kompozuar, më gjakftohtë, dhe përshtatej me detyrat që kishte.

ORARI I NDESHJEVE, TABELAT dhe GRUPET

Diçka që na ka lënë mbresa ndeshjeve të fundit është angazhimi i treshes ‘gjysmë-sulmuese’ në detyrat e mbrojtjes. Edhe Rashica edhe Zeneli nuk hezitonin të ktheheshin për të ndihmuar krahët, sidomos Avdijaj i cili kthehej në kërkim të topit edhe në pozitën e mesfushorëve qendror.

Kosovo fans Nr 9

Pjesa e parë u mor me kujdes, duke mos dashur të rrezikojnë. Pak gjuajtje, shumë harkime. Depërtimet e Vojvodës e Kolollit, në anën e kundërt të harkimit duhej të ishin më të shumta. Nuhiu bëri punë të mirë me këmbë. Goli i tij dëshmon karakterin e krejt ekipit – nuk dorëzoheshim me të humbur posedimin e topit. Ishte një angazhim deri në fund. Me një qasje të këtillë ndaj lojës dhe me gjakftohtësi sikur mbrëmë, mund të arrijmë në Ligën C.

ORARI I NDESHJEVE, TABELAT dhe GRUPET

Goli i Zenelit dëshmoi një armë tjetër që kanë krahët sulmues të ekipit tonë – individualitetin! Përkundër kësaj, tërë ekipi shfaqi lojë ekipore me pasime të shkurtra në të dy krahët e sulmit. Po t’u jepet edhe më shumë liri dhe përkrahje pa top krahëve, do të shohim edhe më shumë kreativitetin e tyre.

Kosovo vs Faroe Islands

Fitorja ndaj Ishujve Faroe, mbi të gjitha mënyra e lojës premton shumë. Tash vjen Malta, e cila duhet respektuar, sidomos me barazimin ndaj Azerbajxhanit. Edhe katër pikë në tetor, me udhëtimin në Ishujt Faroe, dhe gati jemi me një këmbë në Ligën C, dhe aty ku duhet të jemi – në mesin e dyzet ekipeve më të mira në Evropë.
Mbrëmë ka qenë kënaqësi e përgjithshme, si në fushë, si në tribuna!

KOSOVA - ISHUJT FAROE

Notat e lojtarëve të Kosovës pas fitores

10 Shtator, 2018 @22:13

Pas fitores ndaj Ishujve Faroe, Borozani.com ka vendosur nota për...

STATS

Viti 2018: 5 ndeshje, 0 humbje!

Foto: A.G

10 Shtator, 2018 @21:56

Pas fitores së arritur sonte, Kosova ka arritur një tjetër...

SKOCIA - SHQIPËRIA

Shqipëria e pafuqishme për Skocinë

10 Shtator, 2018 @21:41

Në takimin e saj të dytë në Ligën e Kombeve, Shqipëria u mposht...

KOSOVA - ISHUJT FAROE

Kosova fiton, bëhet lidere e grupit

10 Shtator, 2018 @21:17

Me dy golat e shpejt të shënuara në fillim të pjesës së dytë...

11-SHET

Formacionet zyrtare: Skocia - Shqipëria

BOROZANI / ARKIV

10 Shtator, 2018 @18:35

Pak para ndeshjes, janë publikuar formacionet e Skocisë dhe...

11-SHET

Formacionet zyrtare: Kosova - Ishujt Faroe

10 Shtator, 2018 @18:32

Janë publikuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Ishujve Faroe. ...

JAVA E KATËRT

Gjyqtarët për xhiron e katërt të Superligës

BOROZANI

10 Shtator, 2018 @17:44

Një ditë para se të fillojë xhiroja e katërt, janë publikuar...

NUMRI I ULËSEVE

UEFA-ja tregon kapacitetin e “Fadil Vokrrit”

Foto: FFK

10 Shtator, 2018 @13:49

Faqja zyrtare e UEFA-së në njoftimin e saj për stadiumin e...

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS

11-shja potenciale e Kosovës

10 Shtator, 2018 @13:42

Kosova është në kërkim të fitores së parë në ndeshje garuese...

FORMACIONI POTENCIAL I KUQEZINJËVE

Shqipëri “bunker” apo e njejtë si ndaj Izraelit

Fotot: FSHF

10 Shtator, 2018 @10:16

Sot është dita kur Shqipëria mund të bëj hapin e madh në Ligë...

KOSOVA - ISHUJT FAROE

Notat e lojtarëve të Kosovës pas fitores

10 Shtator, 2018 @22:13

Pas fitores ndaj Ishujve Faroe, Borozani.com ka vendosur nota për...

STATS

Viti 2018: 5 ndeshje, 0 humbje!

Foto: A.G

10 Shtator, 2018 @21:56

Pas fitores së arritur sonte, Kosova ka arritur një tjetër...

SKOCIA - SHQIPËRIA

Shqipëria e pafuqishme për Skocinë

10 Shtator, 2018 @21:41

Në takimin e saj të dytë në Ligën e Kombeve, Shqipëria u mposht...

KOSOVA - ISHUJT FAROE

Kosova fiton, bëhet lidere e grupit

10 Shtator, 2018 @21:17

Me dy golat e shpejt të shënuara në fillim të pjesës së dytë...

11-SHET

Formacionet zyrtare: Skocia - Shqipëria

BOROZANI / ARKIV

10 Shtator, 2018 @18:35

Pak para ndeshjes, janë publikuar formacionet e Skocisë dhe...

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve