Të gjitha lajmet

OPINION

Flakja e De Biazit nga Shqipëria

Gianni De Biasi, në ndeshjen Kosova-Shqipëria, në stadiumin e Prishtinës/ BOROZANI/ L. D.

Flakja e De Biazit nga Shqipëria

Shkruan: PETRIT OSMANI

15 Qershor, 2017 @14:30

U fol e u përfol shumë, u kritikua me e pa të drejtë, u lavdërua me eufori e pa të, në fund ai u tërhoq, por mirënjohja nga institucioni që e punësoi mungoi.
Ky ishte trajneri italo-shqiptar (që prej dy vitesh me shtetësi shqiptare), Gianni De Biasi, i cili paraditën e së martës doli në një konferencë shtypi me anë të të cilës akuzoi indirekt Federatën Shqiptare të Futbollit  për mos interesimin për të vazhduar aventurën e tij me Shqipërinë.

“Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu,” u shpreh De Biazi në konferencën e shtypit. Kjo deklaratë e nëpunësit matanë brigjeve të Adriatikut, e “zgjoi” nga gjumi presidentin e Federatës, Armand Duka që 24 orë më vonë të thërrasë një tjetër konferencë shtypi.

Mes keqardhjes së stisur dhe një telefoni që nuk i pushonte, Duka u shfajësua para opinionit se “ai e donte, porse trajneri kishte këmbëngulur se donte ta mbyllte tani”. Kjo shfaqje e Dukës, ishte si një déjà vu për sportdashësit shqiptarë, të cilët janë mësuar me presidentin ”e përjetshëm” të FSHF-së, i cili me të njëjtën monedhë kishte vepruar me pothuajse secilin trajner të emëruar prej tij.

Ekipi kombëtar nuk duhet të jetë përjetëisht i lidhur me emrin e një drejtuesi federate e as edhe i një trajneri, qoftë ai De Biazi apo pasardhës i tij që mund të na çoj edhe më lartë.

Mënyra se si filloi çarja e këtyre raporteve ta shpifte. Menjëherë pas kualifikimit historik në kampionatin europian, drejtues të federatës dhe eksponentë të tyre, në media në rolin e “super-specialistit” të futbollit. Ish futbollistë, njerëz që nuk kishin korrur asnjë sukses në jetën e tyre, madje edhe persona nga fusha të tjera si drejtësia, ekonomia, muzika apo edhe antropologjia dhanë me kompetencë të plotë analizat taktiko-teknike të trajnerit De Biazi dhe ndihmësit të tij Paolo Tramexani për kualifikimin.

p

Drejtuesit e FSHF-së, filluan të bënin gropën për trajnerin De Biazi dhe ndihmësin e tij. Përveç mosmirënjohjes dhe jo-sinqeritetit për meritat që kishin nëpunësit e tyre, ata çdo ditë e më tepër tentonin të kthenin tifozat kundrejt tyre, gjë që nuk ja arritën. Kjo pasi, i pari që iku qe ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani e pak muaj më vonë edhe vet strategu De Biazi.

Mjafton të shohësh komentet e largimit të të dyve veç e veç ose bashkë, sa mirënjohje e falenderim nga të gjithë tifozët dhe masa e gjerë, për punën e madhe në krye të Kombëtares. Tifozët edhe populli e dinë që kreu i Federatës ka një jetë që është në krye të këtij institucioni, por që kualifikimin e siguroi vetëm tani, pikërisht për këtë meritat më të mëdha nuk mund t’i atribuohen atij.

p

Pra, terreni u përgatit që prej kohësh, por italiani as nuk e mendonte dorëheqjen deri në momentin që ashtu sikur ndodhë në jetë, çdo fillim e ka një fund, edhe De Biazi duhej ta mbyllte, por mbyllja mes intrigash nga institucioni punëdhënës i tij ishte për keqardhje. Ai u largua kokëulur nga Shqipëria, të cilën e futi në hartën futbollistike të Europës.

Ai u largua nga Shqipëria i përulur sepse na bëri ta prekim një ëndërr të bukur që e kishim pare dikur.

Ai u largua pasi, na mësoi që të mos hynim si inferior në asnjë përballje ndaj çfarëdo kundërshtari.

Ai u largua pasi ishte i pakompromis me të padisiplinuarit dhe të pakënaqurit, pavarësisht që loja luhet me 11 lojtarë.

Përfundimisht, ai u largua pasi na bëri të besojmë aq shumë sa dorëheqjen ja kërkuam edhe pas humbjeve me Spanjën e Italinë.

Ai u largua pasditën e së mërkurës nga Rinasi për në Itali, nën heshtjen dhe ndjesinë e fajit, pa u përshëndetur as nga ata që i organizonin defilim me autobus pas europianit për interesat e tyre politike.



i:

Opinionet nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë. Opinionet dërgohen në info@borozani.com.

VËLLAZNIMI

Vëllaznimi konfirmon largimin e trajnerit Gojani

15 Qershor, 2017 @9:39

Përmes një konfirmimi zyrtar në llogarinë e Facebookut, klubi i...

KOMBËTARJA

Shqipëria e De Biasit, statistika dhe rezultate

Foto: Olsen Kraja / Borozani

14 Qershor, 2017 @12:40

Pasi u konfirmua që De Biasi nga sot nuk është më trajner i...

SPECIALE

Kosova U21 fiton 3 pikë nga ndeshja me Norvegjinë?!

14 Qershor, 2017 @11:48

Skuadra e Kosovës U21 pritet të fitojë tre pikët e para në...

KOMBËTARJA

De Biasi: Falemnderit Shqipëri, gjithmonë në zemrën time!

14 Qershor, 2017 @10:51

Përveç konferencës për shtyp ku i falënderoi të gjithë, De...

KONFIRMOHET

Falemnderit Mister De Biasi!

14 Qershor, 2017 @10:46

Përmes një konference për shtyp të mbajtur sot, Gianni De Biasi e...

PREMIER LEAGUE

Publikohet kalendari, Premier Liga starton më 12 gusht

14 Qershor, 2017 @10:07

Është publikuar kalendari i plotë i sezonit 2017/2018 të Premier...

PRIZREN

Granit Arifaj transferohet te Liria

Granit Arfiaj, me fanellë të Drenicës, në ndeshje kundër Lirisë (stinori 2016/17)/BOROZANI / Arian Paçarizi

13 Qershor, 2017 @23:03

Njëri ndër sulmuesit më të mirë në superligën e Kosovës në...

ASTRIT FAZLIU

Fazliu kthehet në Kosovë

13 Qershor, 2017 @14:15

Sulmuesi i deritashëm i Flamurtarit të Vlorës, Astrit Fazliu, i...

EUROPEAN SUPERCUP

Dalin në shitje biletat për Real-Manchester

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2017 @14:06

Sot uefa.com ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje online...

AWARDS

UEFA me çmime të reja individuale

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2017 @13:37

Faqja zyrtare e UEFA-së ka bërë të ditur sot se që nga gushti do...

KOMBËTARJA

Shqipëria e De Biasit, statistika dhe rezultate

Foto: Olsen Kraja / Borozani

14 Qershor, 2017 @12:40

Pasi u konfirmua që De Biasi nga sot nuk është më trajner i...

KOMBËTARJA

De Biasi: Falemnderit Shqipëri, gjithmonë në zemrën time!

14 Qershor, 2017 @10:51

Përveç konferencës për shtyp ku i falënderoi të gjithë, De...

KONFIRMOHET

Falemnderit Mister De Biasi!

14 Qershor, 2017 @10:46

Përmes një konference për shtyp të mbajtur sot, Gianni De Biasi e...

GIANNI DE BIASI

De Biasi konfirmon largimin

13 Qershor, 2017 @12:25

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka bërë...

PAS NDESHJES

Mediat izraelite: Shqipëria na turpëroi

12 Qershor, 2017 @11:32

Mediat izraelite nuk janë ndarë aspak të kënaqura me humbjen e...

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja