Të gjitha lajmet

TREKOLORËT

Titulli ose largimi

Titulli ose largimi

Shkruan: Luan MORINA

12 Qershor, 2018 @15:57

Kampionët e Botës nga viti 1998, me përbërjen e ekipit duhet të jenë në mesin e favoritëve. Megjithatë, shumica e dyshimeve hidhen mbi menaxhimin e ekipit nga ish-kapiteni i Francës së artë, Didier Deschamps.

Ish-mesfushori dhe trajneri i Juventusit, në 103 lojë si kapiten i Francës kishte marrë pjesë në tri Kampionate të Evropës dhe një Kupë të Botës, duke fituar nga një prej të dyjave. I njohur si një mesfushor shtatshkurtër, ku teknika dhe vizioni për lëvizjen e ekipit në fushë ishin armët e tija kryesore, Deschamps kishte përfunduar karrierën si tridhjetetrevjeçar për të marrë menaxhimin e Monacos në vitin 2001, duke i drejtuar deri në finale të Ligës së Kampionëve. Ishte edhe emri që riktheu Juventusin në Serie A, e para se të merrte Francën në vitin 2012 nga kolegu i tij më i mirë në kombëtare, Laurent Blanc, Deschamps kishte menaxhuar Marseillen.

Me Marseille ka një Ligë të Kampionëve, të cilën do ta fitonte tri vite më vonë, më 1996, edhe me Juventusin. Në finalen e Ligës së Kampionëve do të paraqitej edhe dy herë, një vit më vonë me Juventusin dhe në vitin 2001 me Valencinë ku edhe do të përfundonte karrierën e tij si futbollist.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Në një mision për të kurorëzuar këtë gjeneratë të talentuar të Francës me së paku një titull, Deschamps shumë lehtë mund të përfundojë me fatin e njëjtë të Napoleon Bonapartës.

PLATINI

Ndërmjet titullit të kampionit të Evropës në vitin 1984, Franca do të afrohej deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitet 1982 dhe 1986. Platini, Giresse, e Tigana do të kualifikonin Francën deri në gjysmëfinale kur mposhteshin nga Gjermania Perëndimore vetëm pas penalltive, pas rezultatit 3-3 në njërën nga ndeshjet më të bukura në Spanjë. Në luftë për medaljen e bronztë do të humbnin nga Polonia.

Në të njëjtën betejë, Belgjika do të humbiste katër vite më vonë në Meksikë, për të marrë medaljen e bronztë Franca, tani me Jean-Pierre Papin që vinte me vetëm një ndeshje në Kupën e Botës. Treshes së mesfushës i shtohej Luis Fernandez, i cili do të shënonte golin e barazimit kundër Bashkimit Sovjetik në grupe. Platini do të shfaqej në aksion në ndeshjet eliminatore, duke shënuar kundër Italisë, dhe golin që do të dërgonte në penallti në çerekfinale kundër Brazilit.

PUSHIMI

Pas kësaj medaljeje, Franca do të kthehej në Kupën e Botës vetëm si vendas, për ta fituar pa asnjë humbje në vitin 1998. Titulli i vetëm i Francës jashtë vendit të tyre si organizator, do të vinte dy vite më vonë në Belgjikë e Holandë kur do të bëheshin kampion evropian me golin e famshëm të David Trezeguet në vazhdime.

Në vitin 2002 dhe në Afrikë Jugore do të binin në grupe, me vetëm një pikë të fituar. E para katër viteve, një gol i Mats Hummels do të eliminonte Francën e Deschamps në çerekfinale. Me një ekip edhe më të mirë se katër vite më parë, vetëm titulli mund të shpëtojë Deschampsin nga shkarkimi. Sidomos me Zinedine Zidane në hije.

SULMUESIT

Në vitin 1998, Zinedine Zidane kishte shënuar dy gola, me Emmanuel Petit duke shtuar të tretin. Në gjysmëfinale, Lilian Thuram do të mposht’te kroatët me dy golat e tij, duke ‘kallë’ një tifoz në Shqipëri, i cili do të zaptonte titujt e mediave me pagëzimin e dy djemve të tij binjak me Lilian dhe Turam. Blanc do të shënonte një gol në rrethin e parë eliminator, duke lënë sulmuesit në hije.

Rusi, Olivier Giroud do të jetë i vetmi sulmues klasik. Antoine Griezmann është konvertuar në një sulmues të tillë me suspendimin e Diego Costas tek Atletico, por golat nuk kanë qenë specialitet i francezëve viteve të fundit. Zënka e Deschamps me Benzeman, ose më mirë të themi vendosja e tij për të mos e ftuar shkaku i një skandali, ka lënë Francën pa qendërsulmues kryesor, pa golashënues. Mbappe në krahë, me Dembelen ende të pa kthjellur nga lëndimi, janë ndër dyshet më të mira në Kupën e Botës.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Mesfusha është arma kryesore. N’Golo Kante është një lojtar që pak duket por shumë punë bënë. Pogba, N’Zonzi pas një sezoni fantastik, e Matuidi, janë për të kryer punët defensive, me Fekirin e Tolisson për të mbuluar pjesën teknike. Deschamps do të mund të shkonte edhe me treshen defensive, duke shfrytëzuar Pogban më shumë si teknik.

Djibril Sidibe e Benjamin Mendy duhet të mbulojnë krahët e mbrojtjes, me zbritjet e tyre të shpejta në sulm në rast nevoje të Mbappes e Dembeles për t’u zhvendosur më në qendër. Umtiti e Varane janë dy yjet e La Ligës që kanë të garantuar vendin e startuesit, gjersa Kimpembe e Pavard sjellin taletin, me Ramin që ka me vete përvojën. E në portë, është njëri nga emrat më të mëdhenj në botë, Hugo Lloris në rolin e kapitenit.

RUSSI 2018

Në një grup me Australinë, me të cilët hapin Kupën në Kazan, për të vazhduar me Perunë e Danimarkën, Franca konsiderohet favorite absolute në grupin C. Përsëritja e një skandali si në Korenë Jugore apo në Afrikën Jugore, është e pamundur. Edhe gabimi më i lehtë mund t’u kushtojë me kundërshtarë të frikshëm në rrethin e dytë – Argjentinën. Por, çerekfinalja është e pamundur pothuajse të mos ketë Spanjën ose Portugalinë, duke rrezikuar të jetë përsëri vend-dalja për francezët, ndonëse në letër janë forcë e barabartë, e ndoshta edhe më e fuqishme. Sidomos në krahasim me Portugalinë.

VIKINGËT

Kapaciteti i limituar danez

Foto: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @19:15

A është punë e kryer? 1992 Çfarë ndjenje është kur ke...

FARAONËT

Sa varen nga Mohamed Salahu?

Fotot: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @14:22

Ndonëse vendi i parë afrikan që ka marrë pjesë në një Kupë...

BALLKANI

Ballkani me përforcim nga Maqedonia

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:36

Pas inkuadrimit në Superligë, skuadra e Ballkanit është një nga...

VËLLAZNIMI

Gani Sejdiu vazhdon me Vëllaznimin

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:27

Përkundër rënies nga elita e futbollit kosovar, skuadra e...

FRANCA

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe

12 Qershor, 2018 @16:53

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe! Është ky lajmi i fundit që...

JULEN LOPETEGUI

Pas Botërorit, te Reali

12 Qershor, 2018 @16:03

Real Madrid ka vendosur. Ndërsa marrëveshja është arritur. Julen...

SHORTI I UEL

Edhe Prishtina në Gjibraltar

12 Qershor, 2018 @12:07

Prishtina ka kuptuar kundërshtarin e saj në raundin preliminar të...

SHORTI

Drita mëson kundërshtarin

Foto: KFDrita/fb

12 Qershor, 2018 @11:04

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka mësuar kundërshtarin e...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

JUSTIN KLUIVERT

Për 20 milionë euro te Roma

Foto: ASRoma/fb

11 Qershor, 2018 @23:35

Futbollisti i deritashëm i Ajaxit të Amsterdamit, më shumë i...

GERARD DEULOFEU

Watford blen lojtarin e Barcelonës

Foto: FCBarcelona/fb

11 Qershor, 2018 @23:30

Skuadra nga Premier Liga angleze, Watford, ka zyrtarizuar blerjen e...

FORZA

Dy transfere nga Superliga te Vushtrria

Foto: FCVushtrria/fb

11 Qershor, 2018 @23:14

Pas emërimit të trajnerit Samuel Nikaj, Vushtrria i bëri edhe dy...

NGA LIRIA

Kocev kthehet në Maqedoni

BOROZANI/ A.P

11 Qershor, 2018 @23:00

Mbrojtësi i krahut i deritashëm i Lirisë, Stefan Kocev, është...

VIKINGËT

Kapaciteti i limituar danez

Foto: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @19:15

A është punë e kryer? 1992 Çfarë ndjenje është kur ke...

FRANCA

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe

12 Qershor, 2018 @16:53

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe! Është ky lajmi i fundit që...

FARAONËT

Sa varen nga Mohamed Salahu?

Fotot: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @14:22

Ndonëse vendi i parë afrikan që ka marrë pjesë në një Kupë...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

ANDREA PIRLO

Pirlo: Messi mbetet prapa Maradonës

11 Qershor, 2018 @15:18

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo, ka folur për krahasimin...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018