Të gjitha lajmet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Franz Beckenbauer - 1990

Foto: GoogleImages/Getty Images/

Franz Beckenbauer - 1990

Shkruan: LUAN MORINA

7 Qershor, 2018 @15:10

Ishulli i Korsikës, ndonëse është pjesë e Francës politikisht, ka ekip përfaqësues të vetin. Që nga viti 1967 kanë zhvilluar dhjetë ndeshje! Kanë vetëm një humbje, nga Kameruni në vitin 1998, e kanë mposhtur Francën në miqësoren e parë, Bullgarinë, e edhe Burkina Fason. Ndeshjen e fundit e kanë zhvilluar majin e kaluar kundër Nigerisë. Bastia dhe AC Ajaccio janë dy ekipet kryesore, e te këta të fundit këtë vit ka luajtur Qazim Laçi, i huazuar nga Olympiacosi. Tek Bastia ka luajtur në vitin 1998, Ardian Kozniku i cili po atë vit ishte ftuar në Francë, dhe me Kroacinë kishte marrë të bronztën. Është i vetmi futbollist nga Kosova me medalje në Kupën e Botës!

Beckenbauer

Për Korsikën, tri ndeshje ka zhvilluar Sebastien Squillaci, i cili pas Arsenalit ishte transferuar në Bastia, ku pas katër sezoneve vitin e kaluar u pensionua. Ai ka qenë pjesë e Monacos në finalen e vitit 2004, kur kishin mënjanuar Galaktikët e Realit, për të vazhduar karrierën në Lyon, Sevilla, dhe në fund në Arsenal.

Krejt i palidhur me të është Salvatore Schillaci. Italia kishte shkëlqyer papritmas në vitin 1990, në atë që njihet ndër Kupat e Botës më pak atraktive, me më së paku gola të shënuar – 115 gola në 52 ndeshje. Loja defensive, katanaço e mërzitshme italiane kishte kapluar shumicën prej 24 kombëtareve duke lënduar më së shumti shikuesit me atë idenë të luash për të mos humbur.

Salvatore Schillaci

Rekord tjetër negativ pos numrin të vogël të golave ishin ndëshkimet. Ishin 16 lojtarë të përjashtuar dhe 164 kartonë të verdhë me mesatare prej 3.46 kartonëve të verdhë për ndeshje. Katër fitues u përcaktuan me penallti, përfshirë të dy gjysmëfinalet. Njëra prej tyre bëri Gary Linekerin të kthehej në atë që nuk ishte në fushë, filozof, me fjalinë ‘Futbolli është një ndeshje ku luajnë dy ekipe, dhe në fund fiton Gjermania.’

Gjermanët edhe fituan në fund. Për të tretën herë. Për të dytën me Beckenbauerin. Të parën si trajner.

KAISER

Pozicioni i harruar në futbollin e të sotmes, shekullin e kaluar ishte ndër pozitat më kyçe në lojën e një ekipi. Sidomos gjerman. Askush sikur Franz Beckenbauer, i quajtur edhe kaiseri, nuk kishte shfrytëzuar këtë pozitë të një mbrojtësi që bënte të dyja – edhe largonte topin, edhe pasonte sikur një mesfushor organizator. E Kaiseri besa edhe shënonte gola. Pasuksesshëm, suksesin e Kaiserit kishte tentuar ta përsëriste kapiteni i Gjermanisë në këtë Kupë të Botës, Lothar Matthaus.

Pas dymbëdhjetë viteve në total me Bayernin, në rolin e trajnerit suksesin më të madh e kishte arritur me Partizanin e Beogradit, kur babai i katër fëmijëve nga pesë martesa, në stadiumin e armatës jugosllave, aty ku do të kacafyteshin kombëtaret e Shqipërisë dhe Serbisë, do të priste galaktikët e Realit, e Porton e Jose Mourinhos. Aq shumë kishte dashur të kopjonte ‘kaiserin’ sa kishte vendosur ta përfundonte karrierën në ‘Metrostars’ të Nju Jorkut, pasi Cosmosi i Kaiserit e Peles nuk ishte aktiv.

Germany

Në Itali, Schillaci një sezon më herët ishte transferuar nga Messina e falimentuar pesë herë që nga viti 1990, tek Juventusi. Nga shtatë golat që do të shënonte në karrierën e tij për Italinë, gjashtë do i shënonte vetëm në Kupën e Botës. Ai ishte golashënuesi i vetëm në fitoren 1-0 të Italisë kundër Austrisë në grupe, kur kishte shënuar në minutën e 78të, tre minuta pas inkuadrimit.

Kundër SHBA-ve, në fitoren minimale kishte luajtur 40 minutat e fundit, derisa goli kishte ardhur nga Giannini i cili ishte startues bashkë me Zengan në portë, Baresin, Maldinin, Ferrin, e kapitenin Bergomi në mbrojtje; Berti, Donadoni, e De Napoli luanin bashkë me Giuseppe Gianninin në mesfushë, pas Viallit e Carnevales në sulm.

Germany

Vierchowod e Baggio kishin mbetur rezervë. Ky i fundit do të startonte kundër Çekosllovakisë, bashkë me Schillacin, dhe të dy do të shënonin për fitoren 2-0. Me të njëjtin rezultat, por me Serenën që shënonte bashkë me Schillacin, Italia do të kalonte Uruguain për t’u kualifikuar në çerekfinale. Aty Toto Schillaci do të shënton golin e vetëm kundër Irlandës. Me një gol të vetëm, por nga penalltia Gjermania Perëndimore do të kalonte Çekosllovakinë, e cila luante për herë të fundit në një Kupë të Botës si e bashkuar.

RRJEDHA E NDESHJEVE

I njëjti fat do të ndiqte edhe Jugosllavinë e cila do të humbte në penallti, 2-3 karshi Argjentinës, tek të cilët Maradona kishte humbur njërën nga dy penalltitë. Vetëm dy penallti kishin shënuar jugosllavët, me trajnerin aktual të Bosnjës e Hercegovinës, kroatin Robert Prosineckin, dhe presidentin e Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic. Argjentina do të kalonte edhe në finale falë penalltive. Maradona s’do të humbiste kësaj here, por ishin Donadoni e Serena tek italianët që s’do të qëllonin rrjetën.

Schillaci kalonte në epërsi vendasit në minutën e 17të, para se Caniggia të barazonte pesëdhjetë minuta më vonë. Gjysmëfinalja tjetër do të përcaktohej me humbjen e penalltive të Pearce dhe Waddle, karshi gjermanëve që kishin kaluar në epërsi me golin e Brehmes pas një ore lojë. Njëzet minuta më vonë, Lineker do të barazonte.

Germany vs Holland

Schillaci do të shënonte penalltinë katër minuta para fundit për të marrë të bronztën, duke lënë anglezët pa medalje në suksesin e dytë më të madh në historinë e Kupës së Botës. Ishte ky goli që do ta bënte Schillacin fitues të Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Itali. Lineker do të mbetej në katër gola, prej të cilëve dy kishin ardhur në ndeshjen më të mirë të kësaj Kupe. Në çerekfinale, Kameruni ishte shtatë minuta larg historisë – ekipi i parë afrikan që ka arritur në gjysmëfinale. Fat të njëjtë do të priste edhe Senegalin dymbëdhjetë vite më vonë, dhe Ganën njëzet vite më vonë. Kunde kishte barazuar me penallti në minutën e 61, për të shënuar Ekeke në minutën e 65të, pasi Platt kishte kaluar anglezët në epërsi pas 25 minutave.

ROGER MILLA

Të udhëhequr nga 38 vjeçari Roger Milla që kishte shënuar dy herë në vazhdime kundër Kolumbisë për të kaluar në çerekfinale, Kameruni do të rrënohej me penalltitë e Linekerit, e dyta prej të cilave do të vinte në minutën e 105të.

Kameruni nisi Kupën me fitoren minimale ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës së Sensinit, Balbos, Ruggerit, Fabbrit, e mbi të gjitha Maradonës. Omam-Biyik do të shënonte në minutën e 67të, kur vetëm kishim mbetur me një lojtarë më pak, disavantazh që do të dyfishohej në fund kur do të përjashtohej Massing.

Roger Milla

Në ndeshjen e dytë në grupe, axha Roger Milla do të shënonte dy herë kundër Rumanisë së artë me Hagin, Rotariun, Popescun, Lacatusin, e Raducioiun. E pozita e parë në grupin B s’do të rrezikohej për Kamerunin as në fitoren 4-0 të Bashkimit Sovjetik, me të cilën fitore kjo kombëtare do të shkonte në histori si ndeshja e fundit zyrtare e zhvilluar në të cilën në shtatë paraqitje kishin zhvilluar 31 ndeshje, me 15 fitore, tri çerekfinale, dhe një vend të katërt.

Derisa dy debutuesit tjerë, Kosta Rika e Irlanda do të kalonin në rrethin e dytë, Emiratet e Bashkuara Arabe do të përfundonin paraqitjen e tyre të vetme në Kupën e Botës me tri humbje, dy gola të shënuar dhe njëmbëdhjetë të pësuar. Humbja më e thellë ishte ajo nga Gjermania Perëndimore, 1-5 me dy gola të drejtorit sportiv të Leverkusenit tash, Rudi Voller, ish-trajnerit të SHBA-ve, Jurgen Klinssman, Uwe Bein, dhe ‘legjendës’ Matthaus. Një gol më pak do pranonin jugosllavët, kur Matthaus do të shënonte dy, Klinsmann e Voller nga një për fitoren e parë në këtë Kupë. Ndeshja e fundit në grupe me Kolumbinë kishte përfunduar baras, 1-1, me golin e vetëm të Pierre Littbarskit.

HAKMARRJA

Pasi kishin humbur finalen katër vite më parë nga Argjentina a Maradonës, Kaiseri duhej të hakmerrej. Deri në finale, ishte rrugë jo e lehtë. Së pari duhej të mposhtej kampioni aktual evropian, Holanda me golat e Klinsmannit e Brehmes, dhe pas pensionimit të Çekosllovakisë, dhe fitores ndaj Anglisë, ishte radha për njërën nga finalet më të mërzitshme në histori të Kupës së Botës.

Duke u bërë kombëtarja e parë që nuk shënonte në finale deri atëherë, Argjentina në tërë ndeshjen pati vetëm një gjuajtje në portë, gjersa gjatë tërë ndeshjes argjentinasit, në veçanti Maradona, atëbotë lojtar i Napolit fishkëllehej nga shikuesit pasi që në gjysmëfinalen të cilën e kishin fituar kundër Italisë, Maradona kishte kërkuar para ndeshjes që napoletanët të përkrahnin Argjentinën dhe jo Italinë e cila kryesohej nga veriorët dhe gjithnjë kishte përçmuar jugorët, ku ishte edhe Napoli.

Monzon do të përjashtohej nga loja për shkak të lojës së rrezikshme, në minutën e 65të. Tre minuta para fundit do t’i bashkohej edhe Dezotti. Ndërsa nga 23 gjuajtjet në portë gjermanëve, ishte penalltia e Brehmes që do të siguronte titullin e tretë të Gjermanisë, duke e bërë Beckenbauerin trajnerin e dytë që fiton Kupën pasi e kishte fituar më parë si lojtar.

FIFA RANKING - JUNE 2018

2 humbje, 2 pozita mëposhtë

Foto: FSHF

7 Qershor, 2018 @14:59

Shqipëria nuk ka pësuar shumë në renditjen mujore të FIFAs të...

FIFA RANKING - JUNE 2018

Ngritje rekorde e Kosovës

BOROZANI/G.P.

7 Qershor, 2018 @14:41

Kosova është ngritur për 11 pozita në renditjen e re të...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Bobby Moore

Fotot: Getty Images/ Google Images/ Youtube

6 Qershor, 2018 @19:00

Ideja që zbuluesi është më i miri i asaj që ka zbuluar kishte...

KROACI

Ish kreu i Dinamos dënohet me burg

6 Qershor, 2018 @16:01

Njeriu që konsiderohet si më i fuqishmi në futbollin e Kroacisë,...

BETIM HAXHIMUSA

Zyrtarizojnë sulmuesin nga rivali i përbetuar

Foto: KFGjilani/fb

6 Qershor, 2018 @15:31

Vendin e zbrazur nga Astrit Fazilu në repartin e sulmit, kampionja e...

MANCHESTER UNITED

United zyrtarizon Dalotin

Foto: manutd.com

6 Qershor, 2018 @14:57

Mbrojtësi 19 vjeçar i Portos, Diego Dalot, ka nënshkruar kontratë...

FINANCAT

Përfitimet në Europa League

6 Qershor, 2018 @14:54

Europa League ka buxhet dukshëm më të paktë sesa Liga e...

MONEY MONEY MONEY

Përfitimet në Ligë të Kampionëve 18/19

6 Qershor, 2018 @13:34

Si ndahen mjetet financiare për stinorin 2018/19 në Ligë të...

SAMUEL NIKAJ TE VUSHTRRIA

Vushtrria gjen zëvendësimin e Sadriut

6 Qershor, 2018 @9:45

Ditë më parë, trajneri i deritashëm i Vushtrrisë, Isa Sadriu,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Foto: Getty Images/ Google Images

6 Qershor, 2018 @8:00

Brazili në Kupën e Botës si vendas kishin luajtur me fanella të...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Franz Beckenbauer - 1974

Fotot: GoogleImages/GettyImages/DPA

7 Qershor, 2018 @15:27

Edhe titulli i dytë i Gjermanisë Perëndimore do të vinte kundër...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Bobby Moore

Fotot: Getty Images/ Google Images/ Youtube

6 Qershor, 2018 @19:00

Ideja që zbuluesi është më i miri i asaj që ka zbuluar kishte...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Foto: Getty Images/ Google Images

6 Qershor, 2018 @8:00

Brazili në Kupën e Botës si vendas kishin luajtur me fanella të...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 2.0 - 1962

Pele dhe Vava, 1962. (Foto: Getty Images/ Google Images)

5 Qershor, 2018 @23:00

Futbolli olimpik i dedikohej më shumë futbollistëve amatorë,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

5 Qershor, 2018 @16:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018