Të gjitha lajmet

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

Fuqia e Amerikës Qendrore

Shkruan: LUAN MORINA

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga viti 1989, Kosta Rika vetëm viteve të fundit është shndërruar në forcën e tretë futbolliste në Amerikën Qendrore dhe Veriore.

Tre herë kampionët e Amerikës Qendrore dhe Veriore, titullin e fundit e kishin fituar në vitin 1989, duke dalë vetëm një pikë para SHBA-ve, në garën që organizohej si një grup i vetëm prej 5 ekipeve. Meksika mungonte për shkak të skandalit të vitit 1988, kur ishin diskualifikuar për shkak se kishin luajtur me lojtarë më të vjetër se 20 vjeç në Kampionatin kontinental për moshat deri 20 vjeç.

Costa Rica

Një vit më vonë, Kosta Rika do të befasonte të gjithë në Kupën e Botës në Itali, ku si debutues ishin kualifikuar në rrethin e dytë. Nën udhëheqjen e trajnerit rekorder për kombëtare të drejtuara në Kupën e Botës, jugosllavit Bora Milutinovic, Kosta Rika kishte befasuar Skocinë e Roy Aitken, Alex McLeish, e Alan McInallyt, duke fituar me golin e vetëm të shënuar nga Juan Cayasso. Me një gol të vetëm ishin mposhtur nga Brazili në ndeshjen e dytë të grupit C, në stadiumin Delle Alpi; para se të befasonin Suedinë që katër vite më vonë me Brolinin do të merrte pozitën e tretë në SHBA.

Flores e Medford shënonin për Kosta Rikën në fitoren 2-1 në stadiumin Luigi Ferraris.

Costa Rica

Në rrethin e dytë do të binin nga Çekosllovakia që do të shënonte fitoren e fundit në Kupat e Botës, me het-trikun e Tomas Skuhravyt, yllit të ardhshëm të Genoas. Kubik kishte shënuar golin e katërt, derisa Gonzalez kishte barazuar rezultatin në minutën e 54të me golin e vetëm të shënuar për qëndro-amerikanët. Pjesë e ekipit të Kosta Rikës në debutim ishte edhe Oscar Ramirez.

BOKSIERI

Oscar Ramirez ishte vendosur në rolin e ndihmësit të përzgjedhësit të Kosta Rikës në vitin 2015. Kampioni i pesëfishtë i Kosta Rikës, do të ishte ndihmës i yllit kostarikan të Premier League, Pablo Wanchope i cili kishte kaluar dy vite në Derby County, para se të kalonte nëpër West Ham, për të vazhduar në Manchester City, me të cilët kaloi tri sezone në Premier League, dhe një në Divizionin e parë, ku edhe ishin shpallur kampion në vitin 2002. Wanchope kishte qenë ndihmës i Jorge Luis Pintos në Kupën e Botës në Brazil. Pas tetë muajve në krye të Kosta Rikës, Wanchope ishte dorëhequr pasi në gusht të vitit 2015 ishte kacafytur me një kujdestar pas ndeshjes së Kosta Rikës.

Costa Rica

Ramirez i cili përmendet të jetë një motivues dhe taktiken i mirë, në këtë Kosta Rikë ka përzier përvojën me një lojë ekipore të suksesshme, e cila kishte lënë jashtë Kupës së Botës edhe SHBA-të, të cilat ishin dërrmuar me rezultat 4-0 gjatë kualifikimeve. Venegas e Bolanos kishin shënuar një herë, ndihmuar nga dy golat e Campbell që erdhën brenda katër minutave.

PAPUNËSIA

Vitin e kaluar e kaloi si huazim tek Reali i Betisit, për t’u liruar para pak ditësh nga Arsenali. Që nga viti 2011, Joel Campbell ka qëndruar vetëm një sezon në Arsenal duke shënuar tre gola në 23 ndeshje. Gjatë të njëjtës kohë ka shënuar 15 gola në 75 ndeshje për Kosta Rikën, duke u kthyer në njërën nga pikat kryesore të sulmit, ndonëse luan në krahë të sulmit.

I rregullt në Lorient, Betis, e Olympiacos, Campbell kishte qenë më pak i suksesshëm tek Villarreal, Sporting, dhe për herën e dytë tek Betis. Me të ardhmen me gjasë në Turqi, Campbell do të përdor këtë Kupë të Botës si një intervistë para të ardhmes së tij.

Costa Rica

Në formacionin 5-4-1, të cilin Ramirez e përdor pothuajse rregullisht, Campbell luan në krahun e djathtë të mesfushës, duke ndërruar vende me Bolanos, e Bryan Ruiz, një tjetër emër i njohur për neve.

Edhe kapiteni i Kosta Rikës, Bryan Ruiz me karrierë në Fulham, PSV, e së fundmi në Sportingun e Lisbonës, ka mbetur pa klub këtë verë, duke mos lënë për hapësirë për të munguar frymëzimi. Në qendër të sulmit, është ose Marcos Urena i Los Angeles FC, ose ndonjëri nga krahët e mesfushës.

Costa Rica

Në qendër të mesfushës, punët i drejton mesfushori i Deportivos së La Corunës, Celso Borges, i cili edhe këtë vit ka qenë i rregullt tek ekipi spanjoll, tashmë në kategorinë e dytë. Shoku i Benjamin Kolollit nga Laussane, Yeltsin Tejeda, ose David Guzman i Portland Timbers, kanë luajtur përkrah Borgesit në pjesën qendrore të katërshes së mesfushës.

Ish-lojtari i WBA-dhe tani në Celtic, Cristian Gamboa mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, me Bryan Oviedon, të njohur për pesë vitet e kaluara në Everton, në krahun e majtë. Treshja e mbrojtjes udhëhiqet nga Giancarlo Gonzalez i Bolognës me Oscar Duarten e Espanyolit. Pozita e tretë alternon ndërmjet Kendall Watson e Francisco Calvo-s.

E porta ruhet nga tre-herë rresht kampioni i Evropës, Keylor Navas. Gardiani i Realit të Madridit, kishte mahnitur me aftësitë e tija para katër viteve në Brazil.

BRAZILI

Në Brazil, Kosta Rika kishte befasuar të gjithë duke kaluar grupin pas fitoreve ndaj Uruguait, e Italisë, dhe barazimit pa gola me Anglinë. Në rrethin e dytë binte Greqia, që kishte barazuar me Sokratisin në kohën shtesë. Të qetë në penallti ishin të pestë kostarikanët, të cilën gjë në çerekfinale nuk arritën ta përsëritin Ruiz e Umana. Dy paraqitjet tjera në Kupën e Botës, kishin mbaruar në fazën e grupeve, me tri pikë në vitin 2002 pas fitores ndaj Kinës, e barazimit ndaj Turqisë, dhe tri humbjeve në Gjermani, nga vendasit, Ekuadori, e Polonia.

RUSIA 2018

Në Rusi, janë në grup me Brazilin, Serbinë, dhe Zvicrën, duke pasur gjasa goxha të vogla për të kaluar. Por, kur katër vite më parë kanë lënë jashtë Anglinë e Italinë, pse të mos lënë dy vende tjera evropiane.

Vendimtare do të jetë ndeshja me Serbinë, në Cosmos Arena. Pastaj udhëtojnë në Shën Petersburg kundër Brazilit, dhe varësisht prej rezultatit në ndeshjen e parë, do të vendosin për rrethin e dytë me Zvicrën, me datë 27 qershor.

Kualifikimi eventual në rrethin e dytë do të mund t’i dërgonte në gojë të Gjermanisë, nga të cilët kishin humbur 4-2 para 12 viteve.

DYSHJA E MESFUSHËS

Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës

BOROZANI / Arkiv

13 Qershor, 2018 @13:39

Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria. Me përfundimin e...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

SHKARKOHET

Real Madrid lë Spanjën pa selektor

13 Qershor, 2018 @11:40

Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Spanja e shkarkoi...

PERU

Të varur nga veteranët

Fotot: GoogleImages/ Reddit/

13 Qershor, 2018 @9:44

Po të pyesni dikë të ju përmend dhjetë kombëtaret më të mira...

VIKINGËT

Kapaciteti i limituar danez

Foto: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @19:15

A është punë e kryer? 1992 Çfarë ndjenje është kur ke...

FRANCA

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe

12 Qershor, 2018 @16:53

‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe! Është ky lajmi i fundit që...

JULEN LOPETEGUI

Pas Botërorit, te Reali

12 Qershor, 2018 @16:03

Real Madrid ka vendosur. Ndërsa marrëveshja është arritur. Julen...

TREKOLORËT

Titulli ose largimi

12 Qershor, 2018 @15:57

Kampionët e Botës nga viti 1998, me përbërjen e ekipit duhet të...

FARAONËT

Sa varen nga Mohamed Salahu?

Fotot: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @14:22

Ndonëse vendi i parë afrikan që ka marrë pjesë në një Kupë...

BALLKANI

Ballkani me përforcim nga Maqedonia

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:36

Pas inkuadrimit në Superligë, skuadra e Ballkanit është një nga...

VËLLAZNIMI

Gani Sejdiu vazhdon me Vëllaznimin

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:27

Përkundër rënies nga elita e futbollit kosovar, skuadra e...

SHORTI I UEL

Edhe Prishtina në Gjibraltar

12 Qershor, 2018 @12:07

Prishtina ka kuptuar kundërshtarin e saj në raundin preliminar të...

SHORTI

Drita mëson kundërshtarin

Foto: KFDrita/fb

12 Qershor, 2018 @11:04

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka mësuar kundërshtarin e...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

SHKARKOHET

Real Madrid lë Spanjën pa selektor

13 Qershor, 2018 @11:40

Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Spanja e shkarkoi...

PERU

Të varur nga veteranët

Fotot: GoogleImages/ Reddit/

13 Qershor, 2018 @9:44

Po të pyesni dikë të ju përmend dhjetë kombëtaret më të mira...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018