Të gjitha lajmet

LIONEL MESSI

Futbolli më ka borxh!

Foto: fifa.com

Futbolli më ka borxh!

13 Dhjetor, 2017 @12:38

Pas rrezikimit të madh për t’u kualifikuar në Kampionat Botëror, ndërrimit të përzgjedhësit, lënies dhe rikthimit të Lionel Messit në reprezentacionin argjentinas - Argjentina ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Lionel Messi, që shihet si futbollist më i mirë i të gjitha kohërave, 5 herë fitues i Topit të Artë, rekord golashënues i Barcelonës dhe fitues i të gjitha titujve të mundshëm në futbollin ekipor, ka bërë intervistë ekskluzive me faqen zyrtare të FIFAs.

GRUPET RUSSIA 2018

Në një intervistë të mëhershme, pas kualifikimit të Argjentinës në “Rusia 2018”, trajneri aktual i Argjentinës, Jorge Sampaoli, kishte thënë se futbolli ia ka borxh Messit Kupën e Botës.

“E keni dëgjuar këtë dhe çka mendoni për këtë punë?” - ka qenë pyetja nga fifa.com për yllin e Argjentinës.

“Po, e kam dëgjuar dhe ma ka thënë edhe mua këtë personalisht,” ka thënë Messi duke qeshur për të vazhduar, “Shpresoj se futbolli ma kthen borxhin,” duke qeshur ka shtuar Messi.


“Duke folë për Kupën e Botës, e kemi një sfidë për ju. A mund ta kompletoni fjalinë në vazhdim? Lionel Messi në vitin 2018 do të jetë... - ka ardhur pyetja e radhës.

“Babâ, për të tretën herë!” - ka qenë përgjigjja e 30 vjeçarit.

Përndryshe, Argjentina në shortin e grupeve të Botërorit të radhës ka rënë në Grupin D, të ashtuquajtur grupi i vdekjes, për shkak të kundërshtarëve të vështirë aty.

GRUPET RUSSIA 2018

Messi me shokë duhet të përballen me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë për të kërkuar fazën e radhës në Botëror. Herën e fundit, në Botërorin “Brazili 2014” Argjentina ishte mposhtur nga Gjermania në vazhdime, 1-0, kur Mario Götze kishte hyrë si zëvendësues për t’ia dhënë trofeun e më të mirit në Botë, Gjermanisë.

BURNLEY-STOKE

Burnley në TOP 4, mbi Liverpoolin e Arsenalin

Foto: premierleague.com

12 Dhjetor, 2017 @23:46

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sean Dyche, Burnley, senzacionalisht,...

HUDDERSFIELD - CHELSEA

Chelsea ‘shqetëson’ Unitedin, Hadërgjonaj asiston

Foto: MOTD

12 Dhjetor, 2017 @22:49

Pas humbjes nga West Hami në fundjavë, Chelsea ka reaguar në...

MAINZ - DORTMUND

Stöger debuton, Dortmundi fiton pas 8 ndeshjeve

12 Dhjetor, 2017 @22:22

Pas 8 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, seri kjo që e largoi nga...

XHIRO XVI

As Bundesliga s’pushon këtë mesjavë

12 Dhjetor, 2017 @16:14

Ashtu sikur Premier Liga angleze, as Bundesliga nuk do të pushojë...

XHIRO XVII

Mesjava me Premier League

12 Dhjetor, 2017 @16:07

Pas dueleve interesante në fundjavë, përfshirë këtu edhe derbin...

TE PRISHTINA

Lëndohet Miftaraj

Diar Miftaraj/ Foto: prishtinafc.com

12 Dhjetor, 2017 @14:35

Skuadra e Prishtinës sot ka mbajtur seancën e dytë stërvitore që...

11-SHJA E SUPERLIGËS ZVICERANE

Kololli e Ajeti në ekipin e javës

12 Dhjetor, 2017 @12:22

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti dhe mesfushori i Lausannes, Benjamin...

LAZIO-TORINO

Pas 24 vitesh, fitore si mysafir i Lazios

Foto: uel/fb

11 Dhjetor, 2017 @23:35

Në një ndeshje tejet të tensionuar sonte në Serie A, Torino ka...

AFRICAN PLAYER OF THE YEAR 2017

Salah afrikani i vitit nga BBC

11 Dhjetor, 2017 @21:55

Mesfushori egjiptian që po shkëlqen te Liverpooli, Mohamed Salah,...

SHORTI 1/16

Shorti i 1/16 së finales në Europa Ligë

Foto: uefa.com

11 Dhjetor, 2017 @13:17

Në këto momente ka përfunduar shorti i Europa Ligës për 1/16 e...

ALEX OXLADE CHAMBERLAIN

Përfundon stinorin, humb edhe Botërorin

Foto: premierleague.com

25 Prill, 2018 @21:28

Futbollisti i Liverpoolit, Alex-Oxlade Chamberlain ka përfunduar...

REF's

Përcaktohen referët e Botërorit “Rusia 2018”

REUTERS/Arkiv

29 Mars, 2018 @19:30

Komiteti i Referëve të FIFA-së ka përcaktuar 36 referë dhe 63...

VAR

VAR edhe në Botërorin e Rusisë

3 Mars, 2018 @13:49

Pas lajmit të djeshëm që sistemi VAR do të përdoret nga sezoni i...

AFRICAN PLAYER OF THE YEAR 2017

Salah afrikani i vitit nga BBC

11 Dhjetor, 2017 @21:55

Mesfushori egjiptian që po shkëlqen te Liverpooli, Mohamed Salah,...

OPTA

Rusia 2018, Brazili favorit, por ku është Anglia?

2 Dhjetor, 2017 @11:50

Pasi u kuptuan grupet e Botërorit të Rusisë, portali statistikor...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018