Të gjitha lajmet

BRAZILI 2014

Gaucho da Copa

Fotot: GoogleImages/ Youtube/ FIFA/

Gaucho da Copa

Shkruan: LUAN MORINA

20 Qershor, 2018 @9:00

Kupa e Botës në Amerikën Jugore do të kthehej pas 36 viteve. Kësaj radhe në vendin ku futbolli është po aq i madh sa religjioni, në Brazil. Me Olimpiadën e organizuar dy vite më parë në Rio, Brazili si njëra ndër ekonomitë më në ngritje do të merrte barrën e organizimit të Kupës së Botës, të cilën gjë e kishin bërë 64 vite më parë. Atëherë, fqinjët e vegjël, do t’i turpëronin në finale. Kësaj radhe, vendasit do të turpëroheshin edhe më keq - në gjysmëfinale, me humbjen më të thellë në histori të Kupës së Botës, në të cilën garë kanë qenë të rregullt që nga formimi, diçka që nuk ka bërë asnjë ekip tjetër.

David Luiz Brasil

Në gjysmëfinale, Brazili në tridhjetë minutat e para do të pësonte pesë herë nga Gjermania. Muller, Klose, dy herë Kroos, dhe Khedira do të nokautonin brazilianët të cilët për një orë do të qëndronin në fushë sa për sy e faqe. E njëjta do të ndodhte edhe nga ana e gjermanëve, të cilët do të ngadalësonin ritmin, ndonëse Schurrle kishte shënuar edhe dy herë në pjesën e dytë, para se Oscar të shënonte golin e nderit në minutën e fundit. Goli i Kloses e bëri gjermanin rekorder për gola të shënuar në Kupën e Botës, duke lënë mbrapa Ronaldon me një gol më pak. Dy herë kampion i botës kishte 15 gola të shënuar.

Schurrle

Para Gjermanisë, Brazili kishte mposhtur Kolumbinë me golat e dy qendërmbrojtësve, Thiago Silva dhe David Luiz. Në rrethin e parë eliminator, në penallti do të binte Kili, pas rezultatit baras, 1-1 gjatë pjesës së rregullt, me golat e David Luiz dhe Alexis Sanchez. Brazilianët në grupe kishin mposhtur Kroacinë e Kamerunin, me katër gola të Neymarit në të dy ndeshje, i cili do të pushonte në ndeshjen gjysmëfinale për shkak të lëndimit. Si shenjë përkrahjeje, Brazili kishte bërë njërin nga gjestet më bizare duke dalë në fushë me fanellën e Neymarit! Për shumëkënd ishte një gjest komik, ndonëse qëllimi kishte qenë i kundërt.

Brasil Columbia

Pas asaj gjysmëfinale, Brazili do të humbiste me tre gola nga Holanda në luftë për vendin e tretë. Inati më i madh për brazilianët do të ishte nëse përsëri një vend tjetër fqinj të fitonte Kupën e Botës në dheun e tyre. Argjentina u mbajt për 113 minuta para se Mario Gotze të shënonte golin e fitores për titullin e katërt të Gjermanisë në Kupën e Botës.

Martins vs Oscar

Në gjysmëfinale Argjentina do të mposhte Holandën në penallti, të cilët kësaj radhe nuk kishin ndërruar portierin në fund të kohës shtesë, siç kishin bërë ndaj Kosta Rikës, me të cilët gjithashtu do të luanin pa gola. Një gol i Higuainit do të shembte Belgjikën në çerekfinale. Ngjashëm Hummels do t’i bënte Francës.

Messi

James Rodriguez do të shënonte gjashtë gola, disa prej të cilëve tejet të bukur, para Thomas Mullerit me pesë gola. Që të dy do të gjenin vend në ekipin më të mirë të Kupës së Botës, në të cilin vizitorët në FIFA.com kishin zgjedhur edhe Neuer në portë; Marcelo, Hummels, Thiago Silva, e David Luiz në vijën e mbrojtës; Di Marian e Kroosin përkrahë Rodrgiuezit, e Neymarin e Messin përkrahë Mullerit.

James Rodriguez

Gjermania, sikur Holanda do të përfundonte Kupën pa humbje, me 35 milion euro të inkasuara me titullin. Holanda do të mbeste në 22 milion, tri më pak se Argjentina, e dy më shumë se Brazili.

Brazilianët, në Rusi do të kthehen për hakmarrjen e freskët ndaj gjermanëve, të cilët vijnë pa Gotzen, i cili pos atij goli në finale, nuk ka pasur ndonjë efekt të jashtëzakonshëm për Gjermaninë e stërmbushur me yje. Si një popull i çmendur pas futbollit, brazilianët njihen për festat edhe në tribunat e stadiumeve të futbollit. Humbja nga Gjermania kishte qenë demoralizuese për një komb të tërë. Pikëllimin e një kombi më së miri e pasqyronte një tifoz i vetëm.

Clovis Acosta Fernandez

Clovis Acosta Fernandes, i njohur nga tifozët tjerë brazilian si ‘Gaucho do Copa’, ishte një burrë fytyrë-ëmbël, me mustaqe të cilat i përpinin lotët, gjersa në përfaqim mbante një trofe të improvizuar të Kupës së Botës, atë natë të 8 korrikut të vitit 2014.

Atë natë, pas përfundimit të ndeshjes, Fernandes i kishte ofruar atë trofe një fanseje gjermane, për ta mbajtur me meritë, ashtu siç i kishin mposhtur në fushë brazilianët. I kthye në senzacion interneti, Clovis Acosta Fernandes mbërthen në vete dashurinë e çdo fansi të vërtetë të futbollit, dashuri e cila e bën edhe një të moshuar të mos mund të kontrollojë lotët e pikëllimin e tij. Fatkeqësisht, këto ditë, edhe shumë kosovarë nuk mundën të mbanin veten gjersa përcillnin një legjendë kombëtare, e cila iku papritmas, dhe para kohe.

Gotze

Fernandes, mund të quhet tifozi më i çmendur i Brazilit. Ai kishte përcjellë kombëtaren e tij në shtatë Kupa të Botës, nga të cilat ishin kthyer me dy tituj, dhe një finale të humbur. Mbi 150 ndeshje të Brazilit i kishte përcjellë në tribuna, duke udhëtuar në 60 vende të ndryshme. Gjithnjë në përkrahje të kombëtares së tij.

SHBA-të, në vitin 1994 kishin gostitur në tribuna 3 milion e 587 mijë e 538 shikues. Është rekord që nuk është thyer për 24 vite, dhe nuk do të thyhet as në Rusi me gjasë, e lëre më në Katar. Ndoshta pas 8 viteve, përsëri në SHBA, bashkë më Kanadanë, e Meksikën. Fernandes kishte nisur aventurën e tij nëpër Kupë të Botës po në SHBA, si 39 vjeçar. Por, Kupa e tetë e Botës për të s’do të jetë në Rusi. Clovis Acosta Fernandes, kishte vdekur një vit më pas, në moshën 60 vjeçare.

Gotze

Gjatë katër viteve të kaluara, shumë tifozë të futbollit, kanë ndërruar jetë. Pas katër viteve shumë prej tifozëve të sotëm s’do të jenë të shohin, të shijojnë ngjarjen më të bukur në histori të njerëzimit. Kjo duhet të na bëj të reflektojmë se sa me fat jemi që mbërrijmë këto ngjarje që lënë gjurmë të paharrueshme. Këto ngjarje që nuk shuhen kurrë, dhe mbijetojnë me krejt epikën e tyre si gojëdhëna të pashkruara. Për të konservuar këto kujtime, duhet të shkruajmë.

AFRIKA JUGORE 2010

Viti i Del Bosques

REUTERS/Arkiv

19 Qershor, 2018 @10:18

Uruguai do të shembte ëndrrat edhe të një vendi tjetër për...

DITARI RUS (5)

Uragani

Fotot: FIFA & Squawka

18 Qershor, 2018 @21:09

Si kaloi dita e pestë e e Botërorit?  ZLATANI Pa Ibrahimovicin,...

GRUPI G: TUNIZIA - ANGLIA

Kapiteni Kane sjell fitoren e Anglisë

Fotot: FIFA/fb

18 Qershor, 2018 @20:35

Një Angli premtuese kësaj radhe në Botëror. Si me lojë, ashtu...

WOLVES

Patricio transferohet në Premier League

18 Qershor, 2018 @18:07

Një nga skuadrat e sapo promovuar në Premier League, Wolverhapton...

11-SHET: TUNIZIA - ANGLIA

Tunizia vs. Anglia, formacionet startuese

18 Qershor, 2018 @18:04

Janë publikuar formacionet e Tunizisë dhe Anglisë afro 1 orë para...

GRUPI G: BELGJIKA - PANAMA

Start i fuqishëm i Belgjikës

Foto: Squawka

18 Qershor, 2018 @17:54

Start i fuqishëm i Belgjikës në Botërorin e Rusisë! ‘Djajtë e...

KROACIA

Kroacia e pamëshirshme, kthen Kalinicin në shtëpi

18 Qershor, 2018 @16:47

Pasi refuzoi të hynte në lojë si zëvendësues në ndeshjen që...

MAQEDONI

Zyrtarizohen dy largime nga Shkëndija

18 Qershor, 2018 @16:33

Përmes një lajmi të botuar në faqen zyrtare, klubi i Shkëndijës...

11-SHET: BELGJIKA - PANAMA

Belgjika vs. Panama, formacionet startuese

18 Qershor, 2018 @14:57

Një orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të...

GRUPI F: SUEDIA - KOREA JUGORE

Edhe Suedia përmes VAR-it

18 Qershor, 2018 @14:51

Si në shumë ndeshje të tjera të këtij Botërorit, edhe në...

AFRIKA JUGORE 2010

Viti i Del Bosques

REUTERS/Arkiv

19 Qershor, 2018 @10:18

Uruguai do të shembte ëndrrat edhe të një vendi tjetër për...

DITARI RUS (5)

Uragani

Fotot: FIFA & Squawka

18 Qershor, 2018 @21:09

Si kaloi dita e pestë e e Botërorit?  ZLATANI Pa Ibrahimovicin,...

GRUPI G: TUNIZIA - ANGLIA

Kapiteni Kane sjell fitoren e Anglisë

Fotot: FIFA/fb

18 Qershor, 2018 @20:35

Një Angli premtuese kësaj radhe në Botëror. Si me lojë, ashtu...

11-SHET: TUNIZIA - ANGLIA

Tunizia vs. Anglia, formacionet startuese

18 Qershor, 2018 @18:04

Janë publikuar formacionet e Tunizisë dhe Anglisë afro 1 orë para...

GRUPI G: BELGJIKA - PANAMA

Start i fuqishëm i Belgjikës

Foto: Squawka

18 Qershor, 2018 @17:54

Start i fuqishëm i Belgjikës në Botërorin e Rusisë! ‘Djajtë e...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018