SOT — e Enjte, 23 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Gignac vulos fitoren

REUTERS/Jean Paul Pelissier

Gignac vulos fitoren

Pas humbjes së PSG-së, Lyon ka barazuar, por Olympique Marseille ka përmbysur epërsinë e mysafirëve që të shënojë fitore.


3 Mars, 2013 @20:39


E plotësuar:
3 Mars, 2013 @20:50


SHPËRNDAJ

Olympique Marseille përkundër disavantazhit prej 0-1 ka arritur të rikthejë ndeshjen në favor të saj me dy gola të shpejtë të shënuar në minutat 81 dhe 82 të ndeshjes. 

Braziliani Marcos ka shënuar për të dërguar befasisht në epërsi mysafirët nga Troyes, por një autogol dhe një gol nga sulmuesi Andre Pierre Gignac ka përmbysur epërsinë e mysafirëve dhe i ka sjellë tre pikë ekipit marsejez. 

Me këtë fitore Marseille ka ruajtur pozitën e tretë, por i është afruar dyshes kryesuese PSG dhe Lyon, pasi që këta nuk shënuan fitore këtë fundjavë. 

PSG u mposht dje nga Reims 1-0, ndërsa Lyoni nuk arriti më shumë se një barazim në Brest (1-1). 


REZULTATET, LIGUE 1, SOT:
Brest - Lyon 1-1
Marseille - Troyes 2-1


Gignac vulos fitoren





About Borozani.com


TË FUNDIT