Të gjitha lajmet

VËSHTRIM

Gjithçka është mahnitëse ose zhgënjyese, mes s’ka

Gjithçka është mahnitëse ose zhgënjyese, mes s’ka

Përktheu: G. Tuli; Shkrimi origjinal: @migerucb/twitter

23 Qershor, 2018 @14:35

Argjentina kanë vënë veten në një pozitë ku është e pamundur të garohet. Unë nuk kam asnjë dyshim se 20 apo 30 vjet më parë, njerëzit do të shihnin periudhën e tyre 2011-2016 më ndryshe. Tre finale dhe asnjë një e humbur në kohën e rregullt në katër turne të mëdha.

Copa America 2011, ata humbën kundër Uruguajit në penallti. Në Kupën e Botës 2014, humbën ndaj Gjermanisë në kohë shtesë. Më pas, humbën dy finalet e Copa America kundër Kilit në penallti. Argjentina nuk e kishte atë moment fati që të gjithë kampionëve i nevojitet.  Në fakt, mund të argumentohet se Argjentina kishte fat të keq në përgjithësi. Nuk është normale të humbësh 2 nga 2 gjuajtjet e penalltive në finale. Ose fakti që Di Maria u lëndua në dy finale dhe gjithashtu në ndeshjen kundër Belgjikës në Kupën e Botës. Njëherë, në rregull, por tre herë!?

Argentina

Unë sinqerisht nuk e kuptoj pse njerëzit i marrin gjërat krejt thjeshtë. Kemi kaq shumë informacione, megjithatë duket se njerëzit janë më të padijshëm se kurrë. Problemi me shoqërinë e sotme është se njerëzit nuk analizojnë asgjë. Gjithkush flet në superlative. Suksesi më i madh që keni si gazetar/ekspert është komentimi, zakonisht i prodhuar shpejt i një ngjarjeje të kohëve të fundit, qëllimi kryesor i të cilit është të tërheqë vëmendjen.

Ju mund të bëheni edhe presidenti i shtetit vetëm duke gënjyer dhe duke përdorur superlative. Njerëzit më parë thurrnin lavde ndaj ekipeve të humbura. Hollanda në vitin 1974, Brazili në vitin 1982 etj. Tani të gjithë duan të jenë idioti i parë që thënë gjënë më qesharake. Gjithçka është ose mahnitëse ose zhgënjyese. Nuk ka asgjë mesatare. Arritja e tre finaleve rresht është shumë e vështirë. Pse mendojnë njerëzit se Argjentina duhet të fitojë diçka? Ata nuk janë Brazili. Ata nuk janë Gjermania. Sa nga lojtarët e tyre të tanishëm do tëpërfshiheshin në skuadrën spanjolle? 5? Ndoshta 6? Ky lloj i presionit ka prekur të gjithë, lojtarët dhe gjithashtu trajnerët.

Messi

Argjentina në periudhën 2011-2016 kishte sulmues të mëdhenj dhe një Mascherano. Pjesa tjetër e ekipit (Romero, Biglia, Garay, Rojo, Enzo, Demichelis dhe kështu me radhë) ishin mesatar. Ata ishin një ekip konkurrues, por nuk ishin në të njëjtin nivel me Spanjën apo Gjermaninë gjatë asaj periudhe. Portieri i Argjentinës gjatë asaj periudhe, Romero, nuk mund të gjente vend në ndonjë skuadër që nga viti 2013. Ata nuk kanë prodhuar lojtarë të kalibrit elitar që nga koha kur Zanetti u tërhoq. Ata nuk kanë mesfushorë si Redondo apo Veron. Ata nuk kanë pasur asnjë qendër-mbrojtës të nivelit të lartë, së fundi Otamendi, por edhe ai nuk është një Ayala.

Ky detyrim i pajustifikuar për të fituar, e bën Argjentinën të luajë me frikë pas përfundimit të vitit 2014. Zhurma e jashtme dhe presioni i brendshëm janë të mëdha. Ata kanë më shumë frikë se humbasin sesa kanë dëshirën për të fituar. Ju nuk mund të luani futboll në niveli më të lartë se sa Argjentina që ka luajtur në periudhën 2011-2016. Ky presion ndikon edhe trajnerët. Në mënyrë që të marrin rezultate afatshkurtra, ata heqin dorë nga idetë e tyre. Nuk mundet që Sampaoli të mos i bëjë gjërat që i kishte bërë në rrethana të ndryshme. Kjo është arsyeja pse trajnerët e aftë bëjnë vendimet e marra (kryesisht konservatore).

Sampaoli

Gjithashtu, nuk e di se si një person duke e shikuar ekipin aktual të Argjentinës mund të thotë se ata kanë një ekip të shkëlqyer. Ekipi aktual i Argjentinës do të ishte i teti nga dhjetë vendet në kualifikueset e Amerikës Latine, nëse nuk do të ishte Messi. Ata madje rrishtaz, humbën nga Spanja me rezultat 6-1. Ekipi ndër më të këqinjt i historisë së Argjentinës. Duke folur për Messin, është hera e parë që e kam parë atë të prekur nga presioni. Duket sikurse me të parë 11-shen startuese e ka kuptuar gabimin që bëri duke u kthyer në Kombëtare. Ishte e qartë se cikli i lojtarëve të mëdhenj në Argjentinë ka përfunduar dhe ata nevojë për lojtarë të rinj, por Argjentina kohët e fundit nuk po prodhon lojtar të mëdhenj.

Messi

Gjithmonë kam menduar se zotërat e futbollit ishin të drejtë. Por ata nuk kanë qenë të drejtë me Messin. Barra e tij në Kombëtare nuk është lehtësuar pothuajse kurrë nga ndonjë shok ekipi. Lehtësimi më i afërt është goli i Higuain kundër Belgjikës në Kupën e Botës 2014. Është e mahnitshme se si njerëzit gjithmonë krahasojnë nivelet më të ulta të formës së Messit me nivelet më të larta të formës të lojtarëve tjerë. Mos harroni nivelet e ulëta të përkohshme të formës mund t’i ndodhin çdo lojtari në çdo sport. Loja e fundit (e keqe) ka më shumë peshë se qindra lojëra tjera të mëdha. Dhe njerëzit mund të shikojnë çdo lojë. Por, kjo është epoka në të cilën jetojmë.

11-SHET

Formacionet: Belgjika - Tunizia

23 Qershor, 2018 @11:55

Janë publikuar formacionet startuese të Belgjikës dhe të...

DITARI RUS (8)

Dëshira e madhe, solli fitoren

Fotot: FIFA/fb

22 Qershor, 2018 @21:52

Duelet e ditës në Kampionatin Botëror, në përmbledhje dhe çka...

MEDIA

Blick: Falë shqiponjave, ëndërrojmë fluturimin!

Foto: Blick

22 Qershor, 2018 @21:24

Pas fitores ndaj Serbisë, Blicku zvicran ka thurrur elozhe për...

GRUPI E: SERBIA - ZVICRA

Kosova shpëton Zvicrën, Shaqiri-Xhaka gol, mposhet Serbia

Foto: FIFA/fb; Squawka; Mediaset

22 Qershor, 2018 @20:45

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me golat e tyre në pjesë të...

11-SHET

Formacionet: Serbia - Zvicra

22 Qershor, 2018 @18:13

Janë bërë publike formacionet zyrtare të Serbisë dhe të...

GRUPI D: NIGERIA - ISLANDA

Nigeria fiton, Argjentina shpreson

22 Qershor, 2018 @17:52

Nigeria e mposhti Islandën me rezultat 2-0. Kësaj fitoreje u gëzua...

PREJ SEVILJËS NË ROMË

Edhe një me origjinë shqipe te Lazio

22 Qershor, 2018 @15:25

Sot Lazio ka zyrtarizuar blerjen e re të skuadrës. Reprezentuesi...

11-SHET NIGERIA-ISLANDA

Formacionet: Nigeria-Islanda

Fotot: FIFA/fb

22 Qershor, 2018 @15:13

Dueli i radhës në Grupin D zhvillohet mes Nigerisë dhe Islandës....

GRUPI E: BRAZILI - KOSTA RIKA

Cou e Neymar për fitoren e parë

22 Qershor, 2018 @14:57

Me më shumë vështirësi se që pritej, Brazili ka shënuar fitore...

11-SHET: BRAZILI - KOSTARIKA

Formacionet: Brazili - KostaRika

22 Qershor, 2018 @12:52

Derisa dy skuadrat nuk shënuan fitore në përballjet e para të...

11-SHET: KOREA J - MEKSIKA

Formacionet zyrtare: Korea-Meksika

23 Qershor, 2018 @15:07

Janë publikuar 11-shet startuese të ndeshjes së dytë të ditës...

BELGJIKA - TUNIZIA

Belgjika me goleadë në TOP 16

Foto: FIFA/fb

23 Qershor, 2018 @14:56

Pas fitores në ndeshjen e parë të Botërorit me rezultat bindës...

11-SHET

Formacionet: Belgjika - Tunizia

23 Qershor, 2018 @11:55

Janë publikuar formacionet startuese të Belgjikës dhe të...

DITARI RUS (8)

Dëshira e madhe, solli fitoren

Fotot: FIFA/fb

22 Qershor, 2018 @21:52

Duelet e ditës në Kampionatin Botëror, në përmbledhje dhe çka...

MEDIA

Blick: Falë shqiponjave, ëndërrojmë fluturimin!

Foto: Blick

22 Qershor, 2018 @21:24

Pas fitores ndaj Serbisë, Blicku zvicran ka thurrur elozhe për...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018