Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në Kupën e Botës. Në Afrikën Jugore në vitin 2010, referët merrnin 28.5 mijë euro. Katër vite më vonë, në Brazil referi kryesor merrte 40 mijë euro për krejt turneun. Në Rusi, referi kryesor për një ndeshje do të merr 2500 euro.

STADIUMET E BOTËRORIT

Pos honorarit për ndeshje, referët për pjesëmarrje do të marrin 57.5 mijë euro. Referët anësor për pjesëmarrje do të kenë 20 mijë euro, ndërsa për çdo ndeshje do të marrin 1600 euro.

Milorad Mazic (Serbi)

Thomas Muller kishte shënuar het-trik, në ndeshjen e parë të cilën kishte referuar serbi, atëbotë 41 vjeçar në një Kupë Bote. I lindur në Vrbas, Mazhiç është gjyqtar i FIFA-së nga viti 2009, prej kur për tri vite ka referuar edhe në kampionatin rumun, pos atij të Serbisë. Në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, serbi kishte ndarë drejtësinë në fitoren bindëse të Gjermanisë ndaj Portugalisë, 4-0, ku nga loja ishte përjashtuar Pepe. Pesë ditë më vonë, Mazhiç kishte referuar ndeshjen Argjentina – Irani, e cila ishte vendosur me golin e vetëm të shënuar nga Lionel Messi, dhe në të cilin ishin ndarë dy kartonë të verdhë për iranianët.

Në kampionatin evropian EURO2016, Mazhiç kishte ndarë drejtësinë në tri ndeshje: Irlanda - Suedia 1-1; Spanja – Turqia 3:0 (në të dy ndeshjet kishte ndëshkuar nga tre veta); dhe ndeshjen e fazës së parë eliminatore ndërmjet Hungarisë dhe Belgjikës, të cilën e kishin fituar belgët 4-0 (shtatë kartonë të verdhë).

Vitin e kaluar kishte referuar finalen e Kupës së Konfederatave ndërmjet Gjermanisë dhe Kilit; SuperKupën e Evropës në vitin 2016 ndërmjet Realit të Madridit dhe Sevillës; dhe këtë vit finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit të Madridit dhe Liverpoolit.

Antonio Mateu Lahoz (Spanjë)

Gjyqtari spanjoll është ndër personat më të urryer nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Vitin e kaluar ishte kritikuar për penalltinë e referuar për Monacon në Etihad Stadium, kur ishte eliminuar ekipi i trajnerit spanjoll. Lahoz përsëri ishte prezent në eliminimin e kampionëve anglez, kësaj radhe nga Liverpool, në një ndeshje plot pozita të dyshimta.

Por, në shoqëri, Lahoz njihet si një gjyqtar i dashur, i afërt me lojtarët, i cili shkon në stadium para ndeshjes i buzëqeshur, me syze dielli, duke përshëndetur tifozët që e përshëndesin, e duke shkelur syrin kamerave.

Spanjolli 41 vjeçar, deri tani ka ndarë drejtësinë në dy finale, dhe atë të dyja në nivel kombëtar. Të dyja finalet kanë përfshirë ‘El Clasicon’, të cilat i kanë takuar Realit të Madridit, me rezultat identik 2-1. Finalja e Superkupës së Spanjës në vitin 2012, kur në minutën e 28-të kishte përjashtuar nga loja Adrianon e Barcelonës; dhe finalja e Kupës së Mbretit në vitin 2014, kur në Mestalla triumfonte Reali i Madridit me atë golin e famshëm të Gareth Bale që kalon golashënuesin e Barcelonës në atë ndeshje, tash anëtarin e Realit të Betisit, Marc Bartra.

As Granit Xhaka nuk ka kujtime të mira me Lahozin. Përfaqësuesi i Zvicrës ishte përjashtuar në fitoren 2-0 Zvicrës ndaj Portugalisë, në fillimin e kualifikimeve për këtë Kupë të Botës. Në këto kualifikime, Lahoz ka ndarë drejtësinë edhe në katër ndeshje tjera, përfshirë barazimin famëkeq pa gola të ItalisëMilano kundër Suedisë, në të cilën ndeshje kishte ndarë nëntë kartonë të verdhë. Është kjo njëra nga veçoritë e Lahozit, mospërtimi për të ndëshkuar lojtarët në tentim për të mos dal situata nga menaxhimi.

Kupa e Botës në Rusi, për Antonio Miguel Lahoz do të jetë gara e parë finale ndërkombëtare pas Lojërave Olimpike të Rios më 2016.

Fahad Al-Mirdasi (Arabi Saudite)

Në muajin maj, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF), kishte dënuar përjetë nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit, gjyqtarin Fahad Al-Mirdasi. Të njëjtën kishin kërkuar ta bënte edhe FIFA, e cila kishte përzgjedhur gjyqtarin 32 vjeçar të ndajë drejtësinë në Kupën e Botës në Rusi.

Arsyetimi i SAFF është që Al-Mirdasi kishte ofruar manipulimin e ndeshjes finale për Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite ndërmjet Al Ittihad dhe Al Faisaly. Nga SAFF deklarojnë që vet Al-Mirdasi kishte pranuar këto akuza, duke organeve policore që kishte kërkuar para për të vendosur për fituesin e Kupës së Mbretit.

Al-Mirdasi është gjyqtar i FIFA-së që nga viti 2011, kur kishte marr licencën si 26 vjeçar. Në karrierën e tij ka vetëm një finale të gjykuar, atë të Kupës së Botës për të rinj në verën e vitit 2015, kur Serbia kishte mposhtur Brazilin pas vazhdimeve. Një vit më vonë ishte pjesë e gjyqtarëve në Lojërat Olimpike në Rio, në fitoren e Gjermanisë ndaj Fixhit me rezultat 10-0, ku kishte ndarë dy kartonë të kuq, dhe në barazimin 2-2Suedisë dhe Kolumbisë, ku kishte ndarë një karton të kuq. Vitin e kaluar ishte gjyqtar në Kupën e Konfederatave, me një karton të kuq në fitoren e Meksikës ndaj Rusisë në grupe, dhe dy kartonë të kuq e dy penallti në fitoren e Portugalisë ndaj Meksikës në luftë për pozitën e tretë.

Kartonë të kuq s’do të mund të shkrepë me gjasë në Rusi këtë vit.

Alireza Faghani (Iran)

I biri i gjyqtarit, Alireza Faghani i lindur në vitin 1978, është nënpunës komunal, dhe një ish-futbollist i cili licencën e FIFA-së e kishte marrë në moshën 30 vjeçare, vetëm një vit pas debutimit në ligën kombëtare të Iranit. Por, karriera e tij pa vonuar shumë kishte marr hovin ndërkombëtar duke e kthyer në njërin nga gjyqtarët më të rregullt të Ligës së Kampionëve të Azisë. Në këtë garë Faghani kishte referuar finalen e parë në karrierë. Ishte ndeshja e parë e finales së vitit 2014, në të cilën Western Sydney kishte triumfuar si vendas me rezultat minimal, 1-0 karshi Al-Hilalit nga Rijadi.

Finalja e radhës do të ishte ajo në Kupën e Azisë, ku përsëri titulli kishte shkuar në kontinentin e kangurëve, me fitoren e Australisë në vazhdime ndaj Koresë Jugore. Në dhjetor të vitit 2015, Barcelona kishte mposhtur River Platen në finalen e Kupës së Botës për Ekipe me golat e Suarezit dhe Messit, duke qenë finalja me rezultatin më të dallueshëm në karrierën e Faghanit.

Në penallti kishte përfunduar finalja e Lojërave Olimpike në Rio ku Gjermania ishte mposhtur nga Brazili me rezultat 5-6, në verën e vitit 2016.

Vera e vitit të kaluar, Faghanin e gjeti në Kupën e Konfederatave, duke ndarë drejtësinë në dy ndeshje të Kilit, që të dyja barazime. Takimi në grupe me Gjermaninë kishte përfunduar 1-1, derisa gjysmëfinalja ishte përcaktuar pas penalltive të cilat u kishin takuar jug-amerikanëve me rezultat 3-0. Në këto dy ndeshje, gjyqtari iranian kishte shpërndarë në total 11 kartonë të verdhë (4-7).

Është një nga veçoritë më të theksuara të Alireza Faghanit kjo - ndëshkimi me kartona, ku përafërsisht ka një mesatare prej 3.5 kartonëve të verdhë për ndeshje, mesatare që në ndeshjet ndërkombëtare edhe katërfishohet. Në Brazil para katër viteve, Irmatov ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, atë ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë.

Ravshan Irmatov (Uzbekistan)

Gjyqtari uzbek, Ravsham Irmatov, për pesë vite (katër radhazi) ishte shpallur gjyqtari më i mirë në Azi. Me licencë të FIFA-së që nga viti 2003, Irmatov i lindur në vitin 1977, kishte nisur të ndante drejtësinë në ligën uzbeke që nga mosha 23 vjeçare. Edhe i ati i Ravshanit ishte gjyqtar, por vetëm në nivel kombëtar duke ndarë drejtësinë brenda Bashkimit Sovjetik.

Irmatov tashmë ka përvojë në Kupën e Botës duke ndarë drejtësinë në katër ndeshje në Brazil. Gjashtë kartonë të verdhë kishte ndarë në fitoren e Holandës ndaj Kosta Rikës në penallti, derisa me të kuq kishte ndëshkuar Ante Rebiçin në humbjen e Kroacisë 1-3 nga Meksika. Dy ndeshjet tjera në të cilat kishte ndarë drejtësinë IrmatovBrazil kishin përfunduar me fitoret minimale të Zvicrës ndaj Ekuadorit (2-1), dhe Gjermanisë ndaj SHBA-ve (1-0).

Ai ishte prezent edhe në Afrikën Jugore, në Kupën e Botës së vitit 2010, duke ndarë drejtësinë edhe në gjysmëfinalen të cilën Holanda e kishte fituar ndaj Uruguajit me rezultat 3-2. Në çerekfinale kishte qenë i pranishëm në fitoren e thellë, 4-0Gjermanisë ndaj Argjentinës, të cilëve u kishte ndarë drejtësinë ndaj Greqisë, të cilët i kishin mposhtur me rezultat 2-0 në grupe. Dy ndeshjet e para që kishte gjykuar kishin përfunduar baras – Afrika Jugore dhe Meksika që ishte ndeshja hapëse e Kupës, 1-1; dhe Anglia kundër Algjerisë pa gola.

Nami i Ravshan Irmatovit në Azi më së miri pasqyrohet me numrin e finaleve të gjykuara. Uzbeku ka ndarë drejtësinë në fitoren e Japonisë ndaj Australisë, 1-0 në kohën shtesë, në Kupën e Azisë në vitin 2011. Janë edhe katër finale të Ligës së Kampionëve të Azisë në të cilat Irmatov ka ndarë drejtësinë, si dhe dy finale të Kupës së Botës për Klube. Irmatov ka ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës për klube në vitin 2008, kur Manchester United me golin e Wayne Rooney pas asistimit të Cristiano Ronaldos kishte mposhtur LDU Quiton. Finalja tjetër e kësaj gare kishte përfunduar me fitoren 4-0Barcelonës ndaj brazilianëve të Santos, në vitin 2011.

Me profesion, Ravshan Irmatov është mësues.

Bakary Papa Gassama (Gambi)

Finalet e Ligës së Kampionëve të Afrikës zhvillohet në dy ndeshje. Në së paku njërën nga këto dy ndeshje finale, gjyqtari nga Gambia, Bakary Papa Gassama, kishte ndarë drejtësinë që nga viti 2013. Në pesë finalet, vetëm nga një herë kishte ndarë karton të kuq dhe penallti. E në 32 ndeshje në këtë garë, ka ndarë 4 karton të kuq, dhe pesë penallti në total.

Gassama, i lindur në vitin 1977, është trajner i FIFA-së që nga viti 2007. Në Kupën e Botës në Brazil, ai ishte gjyqtari i katërt, rezervë, në ballafaqimin e Brazilit me Meksikën; gjersa kishte ndarë drejtësinë në fitoren 2-0Holandës ndaj Kilit, duke ndëshkuar me karton të verdhë Daley Blind, dhe Francisco Silvan. Meksikës i ndau drejtësinë edhe në ndeshjen kundër Zelandës së Re, vitin e kaluar në Kupën e Konfederatave. Me Zelandën e Re, ishte takimi i tij i tretë ky. Gassama kishte qenë gjyqtar kryesor në dy humbjet e Zelandës së Re në Lojërat Olimpike të Rios, ndaj Bjellorusisë 0-1, dhe Brazilit 0-3.

Në karrierën e tij Gassama ka vetëm një finale kombëtaresh, fitoren e famshme të Bregut të Fildishtë ndaj Ganës në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2015, kur pas 11 penalltive, ‘elefantët’ kishin fituar titullin e dytë kontinental.

Malang Diedhiou (Senegal)

Senegalezi 45 vjeçar, vitin e kaluar në Kupën e Konfederatave ishte trajner asistent për VAR. Kësaj radhe, Malang Diedhiou do të zbret në fushë.

Diedhiou ka qenë trajner i rregullt që nga vitet e hershme të dekadës së kaluar, gjersa me një mesatare prej vetëm dy kartonëve të verdhë për ndeshje, është njëri nga gjyqtarët më të butë që pritet të ndajnë drejtësinë në Kupën e Botës në Rusi.

Sezonin e kaluar i ka gjykuar Al-Jaziras dy herë në Kupën e Botës për Klube – ndeshjen hapëse kundër Auckland Cityt, dhe atë për pozitën e tretë kundër Pachucas. Në Kupën e Afrikës ka dy paraqitje, duke gjykuar gjysmëfinalen e vitit të kaluar ndërmjet Egjiptit dhe Burkina Fasos, të cilën faraonët e fituan me rezultat 5-4 në penallti.

Dy ndeshje ka të gjykuara në Olimpiadën e Rios, me dy penallti në fitoren e Koresë Jugore ndaj Fixhit, 8-0; dhe një kartonë të verdhë në fitoren e Japonisë, 1-0, ndaj Suedisë. Në vitin 2015 kishte ndarë drejtësinë në Kupën e Botës për lojtarë deri 17 vjeç duke dhënë një kartonë të kuq, që është një ngjarje e rrallë për të, edhe atë në fitoren e Belgjikës 2-0 ndaj Koresë Jugore për kualifikim në çerekfinale.

Janny Sikazwe (Zambi)

Mësuesi nga Zambia ka fituar famën aksidentalisht. Në një Kampionatin Afrikan për lojtarë nën 20 vjeç, në vitin 2008, njëri nga gjyqtarët nuk kishte kaluar testin fizik. Në vend të tij ishte ftuar Janny Sikazwe. Qëndrueshmëria e tij, si dhe vëmendja, e bën Jannyn njërin nga gjyqtarët më të mirë në Afrikë, të aftë edhe për finalen e Kupës së Botës, sipas instruktorit të FIFA-së, Felix Tangawarima nga Zimbabve.

Sikazwe veçse ka përvojë në ndeshje finale. Vitin e kaluar, ai kishte ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Afrikës të cilën Kameruni e fitoi kundër Egjiptit. Disa muaj më herët kishte ndarë drejtësinë në titullin e botës për Realin e Madridit, të cilët pas kohës shtesë me dy golat e Cristiano Ronaldos në het-trikun e tij, mposhtën Kashima Antlers të cilët kishin kaluar në epërsi me dy golat e Gaku Shibasakit. Këtë vit Sikazwe ka ndarë drejtësinë në Superkupën e Afrikës ndërmjet Wydad dhe Mazembes.

Vitin e kaluar, Kupa e Afrikës ishte edicioni i katërt për 39 vjeçarin, gjersa në nivel ndër-kontinental ka përvojë nga Kupa e Botës për të rinj deri 20 vjeç. Në Indi, vitin e kaluar ka ndarë drejtësinë në barazimin pa gola ndërmjet Meksikës dhe Gjermanisë, ndërsa kishte akorduar penalltinë vendimtare në kualifikimin e Uruguait në çerekfinale kundër Arabisë Saudite.
Se a do ta shohim Sikazwen në finale, mbetet të shihet nga emrat e finalistëve. Por, paraqitja e tij në fazën grupore, më shumë se një herë është një gjë shumë e pritshme.

Bamlak Tessema Weyesa (Etiopi)

Bamlak Tessema Weyesa në karrierën e tij tanimë 15 vjeçare ka gjykuar vetëm një finale. Edhe atë vitin e kaluar, kur ndau drejtësinë në barazimin e Ahly me Wydad Casablanca në finalen e Ligës së Kampionëve të Afrikës.

Tridhjetetetë vjeçari nga Etiopia, nuk ka shumë përvojë në arnën ndëkombëtare duke gjykuar së fundmi dy ndeshje në Kupën e Botës për lojtarët deri 17 vjeç, dhe po aq në Africa Cup. Pesë kartonë të verdhë ishin ndarë në ndeshjen ndërmjet Paraguajit dhe Zelandës së Re, gjersa vetëm një në fitoren e Brazilit kundër Hondurasit, vitin e kaluar në Indi.
Karakteristike për Tessema Weyesa është që ka përfunduar sociologjinë dhe është një hulumtues mjekësor në Universitetin e Adis Abebës. Nën vulën e FIFA-së ndan drejtësinë në fushën e blertë që nga viti 2009, me përballjen ndërmjet Xhibutit dhe Somalisë si ndeshja e tij e parë ndërkombëtare, në vitin 2010.

Kjo do të jetë hera e parë që paraqitet në Kupën e Botës.

Matthew Conger (Zelandë e Re)

I lindur në SHBA, Matt Conger ishte zhvendosur në Zelandë të Re në moshën 1 vjeçare. katërmbëdhjetë vite më vonë do të niste ndarjen e drejtësisë në fushat e blerta, karrierë e cila kulmon pas njëzet viteve me ftesën për të qenë në mesin e 36 gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ngjarjen më të madhe të futbollit në planetë.

Me një karrierë që shtrihet kryesisht në ligën kombëtare të Zelandës së Re, dhe ligën australiane A-League, Conger është kthyer në njërin nga emrat kryesor në regjionin e Oqeanisë. Pos garave kombëtare, Conger ka edhe dy ndeshje të gjykuara në Kupën e Botës për Klube. Aty, dhjetorin e kaluar kishte ndarë drejtësinë në fitoren e Urawa Reds kundër Wydadit, 3-2, me një penallti të gjykuar për marokenët; dhe në vitin 2015 kur kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen për pozitën e tretë ndërmjet Hiroshimës dhe Guangzhou Evergrande.

Mësuesi nga Palmerston North, kishte braktisur profesionin që e mbante në shkollë për të ndjekur profesionin e gjyqtarit futbollist! Në vitin 2016, ka ndarë drejtësinë në Olimpiadën e Rios, në fitoren minimale të Nigerisë ndaj Suedisë, dhe barazimin me nga një gol të Portugalisë me Algjerinë, në të cilën ndeshje pos pesë kartonëve të verdhë kishte akorduar penalltinë nga e cila rrodhi goli i portugezëve. Në Kupën e Botës në vitin 2015, për grup-moshat deri 21 vjeç kishte gjykuar dy ndeshje, me nëntë kartonë në total; dhe dy vite më vonë po aq ndeshje, pos me dy penallti të akorduara në ndeshjen ndërmjet Kosta Rikës dhe Zambisë.

Një gjyqtar që ashiqare vërehet se nuk heziton të japë penallti, Matthew Conger-in mund ta shohim si zakonisht në ndonjërën nga ndeshjet grupore të Kupës së Botës në Rusi.

Nobert Hauata (Polinezia Franceze)

Njëri nga dy gjyqtarët që përfaqësojnë Oqeaninë në Kupën e Botës këtë vit është Norbert Hauata. I lindur para 39 viteve në Tahiti, pjesë e Polinezisë Franceze, Hauata, ka qenë i rregullt në ndeshjet më të rëndësishme të kontinentit nga ku vjen. Janë gjithsej 13 finale që ka ndarë drejtësinë në Oqeani, përfshirë dy finalet e Zelandës së Re në rrugën e kualifikimeve për këtë Kupë të Botës.

Ka ndarë drejtësinë në shtatë nga dhjetë finalet e Ligës së Kampionëve të Oqeanisë, gjersa vitin e kaluar ka qenë ndër gjyqtarët që ndarë drejtësinë në Kupën e Botës për lojtarë deri 17 vjeç. Në një garë të tillë paraqitej për të tretën herë në katër edicionet e fundit, gjersa në Indi gjykoi një ndeshje të vetme. Ishte ndeshja ndërmjet Francës dhe Vietnamit, të cilën francezët e fituan me rezultat të thellë, 4-0. Hauata kishte ndarë një kartonë të kuq, dhe akorduar një penallti.

Pesë kartonë të verdhë kishte ndarë në ndeshjen ndërmjet Es Setif dhe Western Sydney, në dhjetor të vitit 2014. Atëbotë, kampionët australian do të eliminoheshin ekipi algjerian pas penalltive, 6-7. Edhe për Nobert Hauata do të jetë kjo Kupa e parë e Botës ku është ftuar të ndajë drejtësinë.

Mark Geiger (SHBA)

SHBA-të janë i vetmi vend me dy gjyqtarë në Kupën e Botës, që le diçka për t’u krenuar krahas mungesës së ekipit të tyre kombëtar. Mark Geiger është më me përvojë nga të dy. Dyzet e tre vjeçar, nga Nju Xhersi, Geiger ka gjykuar edhe në Kupën e Botës në Brazil.

I pajisur me licencën e FIFA-së qysh nga viti 2008, Geiger i cili ka përvojë edhe në ligën profesioniste australiane, A-League; vazhdimisht ka qenë pjesë e niveleve më kryesore në futbollin amerikan, edhe MLS edhe NASL. Së fundmi ka ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve të Amerikës Veriore dhe Karaibeve, kur vitin e kaluar u ndeshen Tigres dhe Pachuca. Finalja e tij e parë ishte ajo në US Open Cup ndërmjet DC United dhe Charleston Battery; gjersa në arenën ndërkombëtare ka ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës për të rinj deri 20 vjeç, ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë. Në finalen e vitit 2011 të cilën brazilianët e kishin fituar pas vazhdimeve me rezultat 3-2, ish-lojtari i Chelseat, Oscar kishte shënuar het-trik për kampionët e atëhershëm, gjersa në ekip kishte emra si Coutinho, Casemiro, Danilo, e Juan Jesus.

Në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012, kishte gjykuar në humbjen e Spanjës nga Japonia, 0-1, duke përjashtuar nga loja Inigo Martinezin, në një ekip që për bashkëlojtarë kishte emra si Iker Muniain, Koke, Isco, Tello, Herrera, Azpilicueta, Montoya, Mata, Alba, e De Gea.

Brazil, para katër viteve kishte ndarë drejtësinë në tri ndeshje duke ndëshkuar shtatë lojtarë. Nga tre kartonë të verdhë kishte shkrepur në fitoren bindëse të Kolumbisë ndaj Greqisë, 3-0, dhe në fitoren 2-0Kilit ndaj Spanjës; e në kalimin në çerekfinale të Francës me fitore 2-0 ndaj Nigerisë, kishte ndëshkuar vetëm Blaise Matuidin.

Jair Marrufo (SHBA)

Gjyqtari më i mirë i vitit 2008 në ligën MLS, ishte suspenduar sezonin e radhës pas paraqitjeve të dobëta në vitin 2009, dhe si pasojë ishte hequr edhe nga lista e gjyqtarëve për Kupën e Botës në Afrikën Jugore në vitin 2010.

Jair Marrufo është me licencë të FIFA-së që nga viti 2007, ndonëse në garat ndërkombëtare ka paraqitje të pakta. Finalet e vetme që ka gjykuar janë finalja e MLS Cup në vitin 2015 dhe ajo e superkupës meksikane.
Në arenën ndërkombëtare, ka tri ndeshje të gjykuara në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Pas dy ndeshjeve në grupe, Marrufo kishte ndarë drejtësinë në çerekfinale ndërmjet Argjentinës dhe Holandës, ndeshje e cila kishte përfunduar me fitoren 2-1 në vazhdime të argjentinasve. Pas Messit, Di Maria kishte shënuar golin e fitores në ekipin që përbëhej nga Garay, Riquelme, Mascherano, Gago, Zabaleta, e Aguero, karshi Holandës që kishte një Ryan Babel në sulm me Drenthe, Emanuelson, Pieters, e Jonathan de Guzman në ekipin startues.

Ricardo Montero (Kosta Rika)

Ricardo Montero Maya është një nga referët më të rinj në moshë që do të ndajnë drejtësinë në këtë Kupë të Botës. Kostarikani i lindur në vitin 1986, në arenën ndërkombëtare deri tani ka referuar vetëm në ndeshje miqësore. E vetmja këtë sezon, 2017/18, ka qenë miqësorja ndërmjet Kanadasë dhe Xhamajkës.

Montero njihet për mos-hezitimin e tij për të dënuar me kartonë të verdhë, dhe këtë e ka bërë në 14 nga 18 ndeshjet e referuara këtë sezon. Në gjashtë nga to ka përjashtuar lojtarë nga ndeshja.

Kryesisht është i angazhuar në ligën e parë të Kosta Rikës, dhe Ligën e Kampionëve të CONCACAF-it. Në arenën ndërkombëtare më së miri njihet për referimin e finales së Kupës së Botës për të rinj deri 17 vjeç në vitin 2017, kur Anglia kishte mposhtur Spanjën me rezultat 3-2.

Cesar Arturo Ramos (Meksikë)

Me 34 vjeç nën supe, Cesar Arturo Ramos është njëri nga gjyqtarët më të ri të përzgjedhur nga FIFA për të ndarë drejtësinë në Kupën e Botës në Rusi. Përkundër kësaj moshe, ai kishte nisur zanatin e gjyqtarit futbollist para 12 viteve në nivelet më të ulëta të futbollit meksikan. Para katër viteve ka marrë licencën e FIFA-së, që nga atëherë ka qenë pjesë e rregullt e Kupës së Botës për të rinjtë U20, në njërën prej të cilave ka gjykuar ndeshjen për medaljen e bronztë ndërmjet Italisë dhe Uruguajit vitin e kaluar në Korenë Jugore.

Në arenën ndërkombëtare ka qenë prezent edhe në Olimpiadën e Rios ku ka ndarë drejtësinë në barazimin pa gola ndërmjet Danimarkës dhe Irakut. E në nivelin e klubeve, vitin e kaluar ka gjykuar finalen ndërmjet Realit të Madridit dhe Gremios në Kupën e Botës. Në pranverën e vitit 2017, ka ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve të Amerikës Veriore dhe Karaibeve, ndërmjet Pachuca dhe Tigres, ndeshje e cila gjithashtu kishte përfunduar me fitore minimale, 1-0, kësaj radhe për Pachucan.

Sandro Ricci (Brazil)

Nevoja për përdorimin e teknologjisë në futboll është shfaqur në periudha të ndryshme kohore, por goditja vendimtare mund të ketë ardhur në përballjen e Gjermanisë me Anglinë kur gjyqtarët nuk kishin pranuar golin e Lampard i cili kishte përfunduar gati një metër brenda vijës së portës. Atë ndeshje anglezët e kishin humbur me rezultat 4-1.

Sandro Ricci në Kupën e Botës në vendlindjen e tij, para katër viteve kishte gjykuar tri ndeshje. Ndeshja e parë ishte ajo ndërmjet Francës dhe Hondurasit. Në fitoren me tre gola epërsi të gjelave, Ricci kishte hyrë në histori të Kupës së Botës duke pranuar golin e parë me ndihmën e teknologjisë së vijës së golit.

Brazil, Ricci kishte gjykuar edhe dy ndeshje, që të dyja me kampionët e mëvonshëm. Në barazimin e Gjermanisë, 2-2 me Ganën, kishte dhënë një karton të verdhë – Andre Ayew; dhe në ndeshjen eliminatore ndaj Algjerisë, të cilën gjermanët e fituan vetëm pas vazhdimeve, kishte zverdhur Hallichen e algjerianëve, dhe kapitenin e gjermanëve, Phillip Lahm.

Ricci punë me gjermanët kishte pasur edhe në vitin 2013, kur në finalen e Kupës së Botës për klube kishte ndarë drejtësinë në fitoren 2-0 Bayernit ndaj Raja Casablancas në Marrakech. Në të njëjtën garë, vitin e kaluar kishte gjykuar ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Al-Jazira dhe Realit të Madridit.

Enrique Caceres (Paraguaj)

Enrique Caceres ka ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës të vitit të kaluar, për lojtarë deri në 17 vjeç, të cilën Anglia e kishte fituar me rezultat 5-3 ndaj Spanjës. Phil Foden kishte shënuar dy herë, në ekipin që kishte pasur në përbërje edhe emra pak të njohur tashmë si Callum Hudson-Odoi e Rhian Brewster. Që nga atëherë, gjyqtari 44 vjeç nga Paraguaj ka ndarë drejtësinë edhe në finalen e Kupës Libertadores ndërmjet Lanusit dhe Gremios vitin e kaluar, dhe Recopa Sudamericana – versioni jug-amerikan i Superkupës, ndërmjet Gremios dhe Independientes.

Një gjyqtar që nuk heziton të akordoj penallti dhe kartonë të verdhë, Caceres ka ndarë drejtësinë në gjashtë ndeshje të kualifikimeve për Kupën e Botës në Rusi, përfshirë fitoren 3-0Brazilit në Ekuador, të cilëve u ka referuar dy ndeshje në total, sa edhe Kilit, e Venezuelës, gjersa Peru ka qenë tri herë detyrë e Caceres.

Tifozët tek ne më së miri mund ta kujtojnë me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e Realit të Madridit me CF America, në dhjetorin e vitit 2016, kur madrilenët u kualifikuan në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke fituar me golat e Benzemas dhe Ronaldos.

Andres Cunha (Uruguai)

Gjyqtari 41 vjeç nga Uruguaj kryesisht ka qenë prezent në garat kombëtare dhe kontinentale, pa iu besuar ndonjë finale e madhe. Cunha mban licencën e FIFA-së tashmë pesë vite, por është angazhuar vetëm në një turne ndërkombëtar deri më tani. Ka qenë Kupa e Botës për lojtarët deri në moshën 17 vjeçare e vitit të kaluar ku Cunha kishte ndarë drejtësinë në dy ndeshje në fazën e grupeve – Franca kundër Hondurasit, dhe Senegali kundër SHBA-ve; si dhe ndeshjen e fazës eliminatore ndërmjet Koresë Jugore dhe Portugalisë.

Rrugës për në Kupën e Botës kishte ndarë drejtësinë në katër ndeshje kualifikuese të Zonës së Amerikës Jugore. Në përballjen pa gola ndërmjet Paraguait dhe Argjentinës kishte shpërndarë katër kartonë të verdhë; po aq sa në fitoren e Kilit 3-1 ndaj Venezuelës. Këtyre të fundit u kishte referuar edhe në fitoren 5-0 ndaj Bolivisë, të cilët i kishte takuar edhe në humbjen në Peru 1-2 në shtatorin e vitit të kaluar.
Këtë sezon ka katër ndeshje në Kupën Libertadores, me një kartonë të verdhë dhe dy penallti në total, përfshirë atë në fitoren 7-2Corinthians ndaj Deportivo Laras.

BALLKANI

Ballkani me përforcim nga Maqedonia

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:36

Pas inkuadrimit në Superligë, skuadra e Ballkanit është një nga...

VËLLAZNIMI

Gani Sejdiu vazhdon me Vëllaznimin

BOROZANI

12 Qershor, 2018 @12:27

Përkundër rënies nga elita e futbollit kosovar, skuadra e...

SHORTI I UEL

Edhe Prishtina në Gjibraltar

12 Qershor, 2018 @12:07

Prishtina ka kuptuar kundërshtarin e saj në raundin preliminar të...

SHORTI

Drita mëson kundërshtarin

Foto: KFDrita/fb

12 Qershor, 2018 @11:04

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka mësuar kundërshtarin e...

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

12 Qershor, 2018 @0:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të...

JUSTIN KLUIVERT

Për 20 milionë euro te Roma

Foto: ASRoma/fb

11 Qershor, 2018 @23:35

Futbollisti i deritashëm i Ajaxit të Amsterdamit, më shumë i...

GERARD DEULOFEU

Watford blen lojtarin e Barcelonës

Foto: FCBarcelona/fb

11 Qershor, 2018 @23:30

Skuadra nga Premier Liga angleze, Watford, ka zyrtarizuar blerjen e...

FORZA

Dy transfere nga Superliga te Vushtrria

Foto: FCVushtrria/fb

11 Qershor, 2018 @23:14

Pas emërimit të trajnerit Samuel Nikaj, Vushtrria i bëri edhe dy...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018