Të gjitha lajmet

YOUNG REFEREE

Gjyqtaret e reja kosovare, debutuan në arenën ndërkombëtare

Gjyqtaret e reja kosovare, debutuan në arenën ndërkombëtare

Teksti: FHK

20 Prill, 2017 @18:07

Gjatë fundjavës së kaluar në Pragë të Çekisë u organizua turneu i madh i hendbollit “Praga Open” (13-18 prill) për grupmosha te reja në të cilën Kosovën e prezantuan dy gjyqtare te reja, fjala është për Arlinda Krasniqin nga Gjakova dhe Shkurta Menxhiqin nga Obiliqi, gjyqtare këto te cilat gjenden në listën e Federatës Evropiane të Hendbollit në kategorinë  “Young referee” .

Dyshja e gjyqtareve Krasniqi - Menxhiqi gjatë turneut katër ditor me sukses drejtuan afro 20 ndeshje duke treguar përfomancë solide, duke pasur parasysh se kjo ishte gara e parë e tyre ndërkombëtare, dhe në të ardhmen nëse vazhdojnë të punojnë mund të rrisin kapacitetet e tyre ne nivel edhe me të lartë duke fituar thirrjen e gjyqtares së EHF-it por edhe IHF-it.

Dyshja Krasniqi - Menxhiqi janë gjyqtaret e para nga Kosova ne konkurrencën e femrave qe drejtuan një turne ndërkombëtar dhe te nominuar nga EHF-zyrtarisht.

Tjetra e veçantë nga turne është se dy anëtare të Përfaqësueses së Kosovës të grupmoshës U17, motrat nga Danimarka Rina dhe Sara Rexhepi me sukses u paraqitën ne radhët e skuadrës daneze Skanderborg, dhe ishin pjesë e finales së madhe duke ngadhënjyer ndaj rivalit Gyor të Hungarisë, me ç’rast kosovaret ishin te shkëlqyeshme ne paraqitjen e tyre.

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

Nora Gjakova e bronztë

20 Prill, 2017 @17:28

Xhudistja tjetër e KXH Ipponit nga Peja, Nora Gjakova, para pak...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

E pandalshme, e arta e tretë radhazi në europian

20 Prill, 2017 @17:16

Majlinda Kelmendi pak më parë ka triumfuar në finalen e...

MEMORANDUMI

FHK 210 mijë euro nga Ministria

18 Prill, 2017 @14:02

Ministria përkatëse e Kosovës në memorandumin e nënshkruar me...

SHORTI

Kosova mëson kundërshtarët në kualifikime për EURO2020

12 Prill, 2018 @20:15

Janë caktuar kundërshtarët e përfaqësueses së Kosovës në...

SOT SHORTI

Kosova në pritje të rivalëve në kualifikime për EURO2020

BOROZANI/D.S.

12 Prill, 2018 @9:13

Sot në ora 19:00 në Trondheim të Norvegjisë, do të hidhet shorti...

HENDBOLL

Përfaqësuesja U-20 kthehet në Kosovë

26 Mars, 2018 @14:00

Pasi shteti serb nuk ka lejuar hendbollistet e përfaqësueses U-20...

BELLORUSIA-KOSOVA

Kosova mposhtet nga belloruset

Foto: FHK

25 Mars, 2018 @15:21

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga...

MEDIA

EHF dënon dhe diskualifikon Serbinë

23 Mars, 2018 @16:21

Pas anulimit të ndeshjes kualifikuese ndaj Kosovës, nga shteti...

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga