Të gjitha lajmet

KUPA E KOSOVËS: BESA - TREPÇA

Goleadë në Pejë, Besa në finale!

Goleadë në Pejë, Besa në finale!

19 Prill, 2017 @15:56

Besa
Trepça
Besa 6 : 0 Trepça
Xhevdet Shabani 3' 31', Donart Sheqerolli 37' 64', Fatih Karahoda 70', Kastriot Rexha 78'

Stadiumi "Shahin Haxhiislami" - Pejë

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Mitrovicë, Besa ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen kthyese ndaj Trepçës, për ta arritur kështu finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja nuk pati shumë histori, me Besën që dominoi në çdo aspekt të fushës, ndërsa goli i epërsisë erdhi që në minutën e 3’ përmes Xhevdet Shabanit. I njëjti lojtar shënoi edhe për 2-0 në minutën e 31’ të takimit, duke dhënë sinjale të qarta që Besa e dëshiron me çdo kusht finalen.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, për 3-0 shënoi Donart Sheqerolli, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

SKEMA KUPA E KOSOVËS

I njëjti lojtar shënoi edhe për 4-0 në minutën e 64’ të takimit, e më pas pjesa tjetër e ndeshjes u zhvillua veç për statistika. Golin në vazhdim e gjetën edhe Fatih Karahoda e Kastriot Rexha, që të dy me kokë, ndërsa e veçanta e takimit ishte që për Kastriot Rexhën ky gol vjen pas 8 muajve mungesë për shkak të lëndimit.

Në finale, Besa takohet me skuadrën e Llapit, që sot e eliminoi Drenicën.

 

MICHAEL KEANE

Mourinho kërkon mbrojtësin e Burnleyt

Pa u bërë tre vite të plota që u shit nga Manchester United te Burnley, kërkohet rikthimi i tij në ekip! Michael Keane, shembull si luftohet

19 Prill, 2017 @9:39

I lindur në Stockport në janar të vitit 1993 dhe ish-talent i...

THE MIRROR

Wenger vazhdon, por me risi

19 Prill, 2017 @9:10

E përditshmja britanike, The Mirror, ka bërë të ditur sot se...

JUAN MATA

Besiktas synon Matën?!

19 Prill, 2017 @9:02

E përditshmja turke, Milliyet, në numrin e sotëm ka përfolur një...

MANUEL NEUER

Neuer ka thyer këmbën!

Foto: fcbayern/ twitter

19 Prill, 2017 @8:29

Portieri i Bayern Munchenit, që po cilësoset si ndër më të...

PARA NDESHJES: MONACO-DORTMUND

Dortmund llogaritet favorit përsëri!

Fotot: uefa.com

19 Prill, 2017 @7:53

Sikurse në ndeshjen e parë që e humbën 3-2 në shtëpi, ashtu...

PARA NDESHJES: BARCELONA-JUVENTUS

A do ta bëjnë edhe kundër Juventusit?

Foto: fcbarcelona+juventus/facebook

19 Prill, 2017 @7:21

Sonte zhvillohet përballja e madhe e Ligës së Kampionëve...

GAME 7: CELTICS - CAVS

Mbreti James shkëlqen, Cavs në finalen e madhe

Foto: NBA/fb

28 Maj, 2018 @6:36

Me një ndihmë të vogël nga shokët e tij të skuadrës, LeBron...

BILETAT

Interesim i madh për Kosovë-Shqipëri

28 Maj, 2018 @0:01

Numër i madh i biletave tashmë janë shitur për përballjen...

KUPA E KOSOVËS

Prishtina fiton Kupën pas penalltive

27 Maj, 2018 @17:40

Prishtina ka përfunduar stinorin me trofe. Pas 90 minutave të...

MONACO GP

Ricciardo fiton në Monaco

Fotot: Formula1.com

27 Maj, 2018 @16:42

Ngasësi i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka bërë një garë të...

KUPA E KOSOVËS

Vëllaznimi vs. Prishtina, formacionet startuese

27 Maj, 2018 @14:46

Me fillim nga 16:00, Vëllaznimi e Prishtina do të përballen në...

Të gjitha lajmet nga