Bayern Munchen ka arritur fitore me rezultat minimal ndaj Hoffenheimit si mysafir. Xherdan Shaqiri ka filluar ndeshjen në formacionin bazë të ekipit. ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE/ VETËM NË BOROZANI.COM
Bayern Munchen po duket i pandalshëm këtë stinor. Skuadra e udhëhequr nga Jupp Heynckes ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal ndaj Hoffenheimit 0-1, si mysafir në Wirsol Rhein-Neckar Arena.
Kosovari Xherdan Shaqiri ka filluar ndeshjen nga formacioni bazë i ekipit duke qenë në fushë për 64 minuta me ç‘rast u zëvendësua nga braziliani Luis Gustavo.
Golin e vetëm në ndeshje për bavarezët e shënoi sulmuesi i kombëtares gjermane, Mario Gomez, i cili këtë stinor më shumë po qëndron në bankën rezervë sesa në fushë - por sot, Heynckes ia dha rastin sot nga fillimi dhe ai nuk zhgënjeu.
Me këtë fitore Bayern Munchen ka arritur të ruaj epërsinë 17 pikëshe në krye të tabelës së Bundesligës ndaj Borussia Dortmundit.
| REZULTATI: |
| Hoffenheim - Bayern Munchen |
0-1 |