Të gjitha lajmet

NAPOLI - REAL MADRID

Heroi i përhershëm, Reali në çerekfinale

Heroi i përhershëm, Reali në çerekfinale

7 Mars, 2017 @22:37

Napoli
Real Madrid
Napoli 1 : 3 Real Madrid
D.Mertens 24' S.Ramos 52' 57', A.Morata 90+1'

Stadio Sao Paolo
Heroi i përhershëm, Reali në çerekfinale

Përkundër faktit që zhvilloi një pjesë të parë fenomenale, të cilën e mbylli me epërsi shpresëdhënëse për një përmbysje senzacionale, Napoli u tregua skuadër e pafuqishme përballë kampionit në fuqi të Evropës.

Goli i epërsisë për italianët u shënua nga Mertens në minutën e 24’ dhe pjesa e parë u mbyll 1-0, me Realin që dukej i relaksuar për shkak të epërsisë 3-1 nga ndeshja e parë.

Mirëpo, një Napoli komplet tjetër u pa në pjesën e dytë. Ishte kapiteni Ramos, njeriu i derbive e i momenteve vendimtare, ai që i ‘zbriti në tokë’ italianët, me 2 gola ‘ekspres’ në minutat 52’ dhe 57’. Si zakonisht, të dy golat nga Ramos u shënuan me kokë, për ta bërë më pas të parealizueshme dëshirën e Napolit për kalim në çerekfinale e në anën tjetër për t’i siguruar kualifikimin skuadrës së tij. Kur ndeshja veçse ishte e mbyllur, madrilenët e gjetën edhe golin e tretë përmes Alvaro Moratës, për ta mbyllur duelin me rezultat 6-2 nga të dyja ndeshjet.

Duhet përmendur që me 2 golat e shënuara sonte, Sergio Ramos kap shifrën e 81 golave personale në karrierë, shifër kjo jo e zakonshme për një mbrojtës.

Përveç Realit, skuadra tjetër që e ka siguruar çerekfinalen sonte është Bayerni, kurse skuadrat e tjera çerekfinaliste do të përcaktohen nesër dhe mesjavën e ardhshme.


All Goals & highlights HD Napoli 1-3 Real… by Live1Goals

VISAR BERISHA

Visar Berisha largohet nga Liria

BOROZANI/ Arian Paçarizi

7 Mars, 2017 @20:34

Skuadra e Lirisë nuk do të mund të llogaris në pjesën e mbetur...

MEDIA

Tare e dëshiron mesfushorin kosovar në Lazio

7 Mars, 2017 @17:14

Skuadrës së Lazios mund t’i shtohet edhe një futbollist shqiptar....

TREPÇA ' 89

1 mijë e 200 euro për bamirësi nga Trepça ‘89

7 Mars, 2017 @16:54

Pas ndeshjes së sotme derbi ndaj Prishtinës, skuadra e Trepçës...

FA

Shqiptohet suspendimi i Zlatanit

7 Mars, 2017 @16:42

Pas goditjes me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar në takimin ndaj...

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Varemi nga grupi, jo nga individët

7 Mars, 2017 @15:42

Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, është dukur i lumtur...

LUTZ LINDEMANN

Lindeman: Ata luajtën më me zemër

Lutz Lindemann, trajner i Prishtinës/ Foto: Prishtinafc.com

7 Mars, 2017 @15:40

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann, pas humbjes nga Trepça’89 ka...

TREPÇA'89-PRISHTINA

Përsëri John, përsëri Trepça’89 fiton

7 Mars, 2017 @14:55

Njejtë sikurse në ndeshjen e pjesës vjeshtore të stinorit....

FORMACIONET ZYRTARE

11-shet e para: Trepça’89-Prishtina

7 Mars, 2017 @12:56

Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani dhe ai i Prishtinës, Lutz...

NAPOLI-REAL

Sarri ia gjuan topin Real Madridit

Foto: uefa.com

7 Mars, 2017 @11:24

Para duelit të kthimit, ku Napoli do të kërkojë që të zhbëjë...

CRISTIANO RONALDO NË KRYE

TOP shënuesit në garat e UEFA-së

18 Prill, 2017 @22:59

Pas ndeshjes së sontme, ku Cristiano Ronaldo arriti të shënojë...

PLAYER RATINGS: REAL-BAYERN

Ronaldo hat-trick, por tjetërkush është lojtar i ndeshjes

18 Prill, 2017 @22:47

Përkundër hat-trickut të Cristiano Ronaldos sonte në përballje...

PAS NDESHJES

Dy golat e Ronaldos, kontestuese

18 Prill, 2017 @22:27

Gjyqtari hungarez i ndeshjes Real Madrid - Bayern, Viktor Kassai,...

CRISTIANO RONALDO

I pari që arrin 100-shin

18 Prill, 2017 @22:24

Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur...

REAL-BAYERN

CR7 me hat-trick rrënon Bayernin

18 Prill, 2017 @22:12

Real Madrid ka kaluar edhe një pengesë të rëndësishme në luftë...

Të gjitha lajmet nga Champions League