Të gjitha lajmet

SERBIA

Histori e dështimeve

Histori e dështimeve

Shkruan: LUAN MORINA

17 June, 2018 @13:00

Një histori jo për tu lavduar, me lojtarë premtues tash...

‘HISTORIA’

Si shkaktare kryesore e trazirave në njërin nga regjionet më të përgjakshme të Evropës, Serbia e sotme ka trashëgimi nga Kupa e Botës me katër emra të ndryshëm – Mbretëria e Jugosllavisë në vitin 1930, kur përfundonin të katërtit; si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, kur përsëri përfundonin të katërti në Kili, pas dy çerekfinaleve dhe grupeve në Brazil; si Republika Federative e Jugosllavisë, në Francë kur barazonin Gjermaninë në grupe; si Serbia dhe Mali i Zi në Gjermani kur ‘rreheshin’ nga Argjentina me 6-0; dhe si Serbia në Afrikën Jugore kur mposhtnin Gjermaninë, por eliminoheshin nga Australia në grupe!

TRAJNERI

Si shumica e federatave ballkanike të futbollit, edhe ajo e Serbisë është e përfshirë në mosmarrëveshje të brendshme, dhe manipulime nga jashtë. Në fund të prillit, gazeta Kurir fajësonte mafinë shqiptare për shfrytëzimin e kampionatit serb për shpëlarje parash. E menaxheri Fali Ramadani, vite më parë njihej si emri që me anë të trajnerit Sinisa Mihajlovic, përcaktonte ekipin startues të Serbisë, duke e shfrytëzuar kombëtaren serbe si revy për lojtarët nën menaxhimin e tij. Në fund të tetorit kishin sjellë ish lojtarin e Partizanit, Mladen Krstajic për të udhëhequr ekipin, njëherë si trajner i përkohshëm, pastaj si i rregullt. Në Kupën e Botës, ai vjen me dy fitore në miqësore, ndaj Nigerisë e Bolivisë, dhe dy humbje, ndaj Kilit e Marokut. Zakonisht përdorë formacionin 4-2-3-1, duke kaluar nga formacioni i Muslin i cili përdorte 5-4-1 e 3-4-3 gjatë kualifikimeve për Rusi.

MESFUSHA

Me një mesfushë që përfshin dy emrat më të njohur në futbollin e sotëm – Nemanja Matic e Sergej Milinkovic-Savic, problemi do të duhej të shpërqendrohej në mbrojtje. Stojkovic është përzgjedhja e parë ndaj portierit të Eibarit, Marko Dmitrovic, e kampionit të botës për të rinj në vitin 2015, Predrag Rajkovic. Nga kjo gjeneratë e artë e Serbisë, e cila në finale në vitin 2015 mposhte Brazilin, në këtë Kupë të Botës janë edhe Milos Veljkovic i Werderit dhe Sergej Milinkovic-Savic. Por, në mbrojtje mungon Nastasic i Schalkes, duke kthyer ish-lojtarin e Chelseat, Branislav Ivanovic në krahë të Spajicit, apo Tosicit, të njohur për ne. Në krahun e majtë është kapiteni i ekipit, lojtari i Romës, Aleksandar Kolarov. Në krahun tjetër është një veteran tjetër, 34 vjeçari i Villarrealit, Antonio Rukavina. Me Maticin në mesfushën qendrore vend zë shpesh Luka Milivojevic i Crystal Palace. Përkrah Sergejit, në njërin krahë është Dusan Tadic i Southampton, e nën tjetrin Adem Ljajic i Torinos. Filip Kostic i Hamburger SV, dhe Andrija Zivkovic i Benficas janë rezerva të mira në krahë. Marko Grujic i Liverpoolit pritet të kontribuojë në qendër në rast nevoje. Qendra e sulmit duhet të jetë përgjegjësi e sulmuesit të Newcastle, i cili në gjashtë muajt e fundit kishte gjetur golin goxha shpesh në fanellën e Fulhamit, pas vjeshtës shterpë tek ‘laraskat’. Luka Jovic i Frankfurtit është rezerva që mund të befasojë!

RUSSIA 2018

Serbia është e njohur për dështime kundër ekipeve në letër më të dobëta se ta. Kjo vjen më shumë nga nënçmimi i kundërshtarit, dhe frikën më të madhe kanë kundër Kosta Rikës, me të cilët hapin Kupën e Botës, të dielën në ora 14. Me Zvicrën vendosin për fatin e kalimit në fazën e dytë, më 22 qershor në ora 20. Ndeshjen më të vështirë e zhvillojnë kundër Brazilit, me datë 27 qershor në ora 20.

SERBIA

Histori e dështimeve

17 June, 2018 @13:00

Një histori jo për tu lavduar, me lojtarë premtues tash......

KROACIA

Rasti i fundit i gjeneratës së pjekur

17 June, 2018 @13:07

Kroacia aktualisht ka gjeneratën më të mirë pas asaj të artës...

11-SHET: KOSTARIKA-SERBIA

Formacionet: KostaRika - Serbia

Foto: fifa/fb

17 June, 2018 @12:55

Dueli i parë i Grupit E, luhet sot. Kosta Rika dhe Serbia takohen...

NIGERIA

Mundësia e gjeneratës së re

17 June, 2018 @12:53

Nigerianët u mposhtën në ndeshjen e parë, por kush janë pjesë e...

SPANJA

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi

17 June, 2018 @12:34

Spanja dy herë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës....

CHRITIAN ERIKSEN

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

Foto & Stats: fifa.com

17 June, 2018 @12:08

Mesfushori dhe lojtari më i mirë danez në Botëror, Christian...

ANTOINE GRIEZMANN

7-shja e parë franceze që shënon!!!

Foto & Stats/ FIFA

17 June, 2018 @11:40

Me golin e shënuar dje nga penalltia në përballje ndaj...

DITARI RUS (3)

Ditë e penalltive

Fotot: fifa/fb

16 June, 2018 @23:09

‘VAR-i ka dal prej xheneti’ Tifozët e rregullt të Serie A, e...

GRUPI D: KROACIA - NIGERIA

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

Foto: fifa/squawka

16 June, 2018 @22:51

Kroacia me përvojë dhe me njërën ndër mesfushora më të mira...

11-SHET

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

16 June, 2018 @20:11

Janë publikuar formacionet startuese të Kroacisë dhe të...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018