Të gjitha lajmet

HUNGARIA-POLONIA

Hungaria mposht Poloninë, për të shuar gjasat e Kosovës

Foto: fiba.basketball

Hungaria mposht Poloninë, për të shuar gjasat e Kosovës

26 Shkurt, 2018 @21:45

Hungaria
Polonia
Hungaria 64 : 57 Polonia
Zoltan PERL 16 pikë Marcel PONITKA 20 pikë

Savaria Arena, Szombathely.

Në duelin tjetër të Grupit C kualifikues për Botëror, ku bën pjesë Kosova, Hungaria pak më parë ka mposhtur Poloninë për të shënuar fitoren e dytë në këtë grup dhe në një mënyrë për të shuar gjasat e Kosovës për kualifikim në fazën e radhës drejt Botërorit, Kina 2019.

Hungaria, që nuk kishte ndihmën e lojtarit më të mirë të tyre, Adam Hanga, ka mposhtur Poloninë, 64-57, pas një loje të mirë në çerekun e tretë.

Polakët, edhepse në çerekun e fundit ndalën hungarezët në tetë pikë, nuk arritën të shënojnë më shumë se 13 sosh për të vazhduar me fitore dhe kështu regjistruan humbjen e dytë në Grupin C.

SHIKO: TABELA AKTUALE E GRUPEVE KUALIFIKUESE

Zoltan Perl dhe Darrin Govens kanë treguar performancë të lartë për Hungarinë në këtë përballje. Perl ka shënuar 16 pikë, 3 asistime e 4 kërcime, derisa Govens i natyralizuar ka shtuar 15 pikë, 2 kërcime e 2 topa të vjedhur në fitore.

Te Polonia, 20 pikët e Marcel Ponitkas nuk kanë dalë të bollshme për të shkuar te fitorja e radhës për ekipin.

Zoltan Perl, Hungary

Fitorja e Hungarisë ndaj Polonisë tashmë shuajnë thuajse tërësisht gjasat e Kosovës për kualifikim në fazën e radhës për Kina 2019, pasi që përveç që duhet mposhtur Hungarinë dhe Poloninë në qershor, duhet të ketë edhe koshadallim më të mirë - që shikuar nga ndeshjet e këtij muaji - duket e pamundur.

Pas ndeshjeve të muajit shkurt, Lituania me fitoren e sotme ndaj Kosovës dhe humbjen e Polonisë ka garantuar fazën e radhës me bilanc 4-0, dy ndeshje pa përfunduar faza grupore.

Ndërsa Polonia e Hungaria me bilanc 2-2, janë gati në fazën tjetër, pasi që tashmë vetëm duhet të kujdesen për të mos u mposhtur thellë në përballjet e fundit.

SHIKO: DUELET E FUNDIT NË GRUP

ERGIN GROSHA

Bashkimi zyrtarizon edhe Groshën

26 Shkurt, 2018 @21:41

Alo-qendra 212 centimetra i gjatë, Ergin Grosha, është anëtar i...

LITUANIA - KOSOVA

Highlights: Lituania - Kosova

Foto: fiba.com

26 Shkurt, 2018 @21:04

Momentet kryesore nga ndeshja Lituania - Kosova mund t’i ndiqni në...

DRAGAN RADOVIC

Para Final 8, Bashkimi kthen ish-trajnerin

26 Shkurt, 2018 @20:57

Vetëm dy ditë para fillimi të fazës finale të Kupës së...

LITUANIA-KOSOVA

Humbja më e thellë

Fotot: fiba.basketball

26 Shkurt, 2018 @19:44

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur edhe në ndeshjen e...

PJESA E PARË

Epërsi e Lituanisë pas 20 minutave

26 Shkurt, 2018 @19:17

Lituania e mbylli pjesën e parë me rezultat 48-27 ndaj Kosovës....

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Lituania - Kosova

fiba.com

26 Shkurt, 2018 @18:12

Janë publikuar pesëshet e para të Lituanisë dhe të Kosovës. ...

PARA NDESHJES

Sonte, Lituania - Kosova

Foto: fiba.basketball

26 Shkurt, 2018 @12:54

Sot me fillim nga ora 18:30, Kosova do të përballet me Lituaninë,...

SFERA-VUSHTRRIA

Pas vazhdimeve, arrijnë fitoren e parë të stinorit

Foto: F. Kaçkini

26 Shkurt, 2018 @11:10

Në përballjen e ekipeve të fundit në renditje, në Ligën e...

FINAL EIGHT 2018

Të mërkurën nis Final8 i Kupës së Kosovës

26 Shkurt, 2018 @10:49

FBK ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të Final 8 të Kupës së...

NUGGEST - ROCKETS

E 12-ta për Houstonin

Foto: nba.com

26 Shkurt, 2018 @10:16

Skuadra më në formë aktualisht në NBA, Houston Rockets, serinë e...

I NATYRALIZUARI I PARË

Doellman mund të rikthehet te Kosova

18 Prill, 2018 @14:49

Basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman, mund të...

FIBA RANKING MARS 2018

Kosova ngritet në listën e FIBAs

Foto: fiba.basketball

2 Mars, 2018 @12:46

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është ngritur për katër...

KINA 2019

7 skuadra e siguruan fazën e dytë

Foto: fiba.com

27 Shkurt, 2018 @23:36

Dje pas ndeshjeve të katërta nëpër grupe në kuadër të...

KOSOVA

Kosova fton zyrtarisht Edon Maxhunin

27 Shkurt, 2018 @12:45

Përmes burimeve të Borozani.com, është bërë e ditur që Edon...

BRAD GREENBERG

Mësim për lojtarët

Foto: fiba.basketball

26 Shkurt, 2018 @22:51

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në prononcimin e tij pas...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019