Të gjitha lajmet

KOLUMNE NGA BLERIM MYFTIU

I mbijetuari i kancerit e largon fjalën “dorëzim” nga fjalori!

I mbijetuari i kancerit e largon fjalën “dorëzim” nga fjalori!

Shkruan: Blerim MYFTIU

30 Janar, 2017 @11:57

Njohësit dhe përcjellësit e hendbollit besoj se nuk kanë pasur as pritje të tjera dhe rrjedhimisht nuk janë befasuar, (nuk ka paraqitur lajm të ri) nga titulli i ri botëror i Francës. Aq më shumë para shikuesve të vetë dhe aq më shumë kur pas fazave fillestare shihej se rivalët kryesorë, si Danimarka apo Spanja, nuk ishin në nivel për të bërë ndonjë rezistencë domethënëse. Titulli i gjashtë, rekord, për Francën; i katërti brenda 5 kampionateve të fundit.

Në këtë shkrim dua të nënvizoj një histori të jashtëzakonshme njerëzore, një skenar real jetësor të cilin jemi prirur ta shohim në filmat amerikanë. Por, ja që ky është real. Me njerëz realë dhe luftëra reale. Një “i shlyer nga jeta” që arrin të ngrihet në majen e profesionit të cilin e ushtron, në këtë rast në majen e hendbollit botëror. Norvegjia e arriti suksesin më të madh të vetin, duke u stolisur me medaljen e argjendtë. Duke qenë se trajnerët e hendbollit zakonisht nuk i shohim me kravata e kostume, edhe ai norvegjez nuk ishte jashtë kornizës. Në shpinë e dallonit me mbishkrimin e madhe “Norge”, kurse ekrani e paraqiste një thatanik të parruar, me flokë të shprishura, shumë emocional që e përjetonte çdo aksion të lojtarëve të tij.

Ky është Christian Berge. CV-ja profesionale nuk tingëllon e ndryshme. I lindur më 19 korrik 1973, i shtyrë në hendboll nga babai, po hendbollist. Ka luajtur për klubet norvegjeze Charlottenlund, Trondheim dhe Viking Stavanger, për Flensburgun gjerman dhe Aarhusin danez. I detyruar që më 2006, duke qenë 27-vjeç të përshëndetet nga loja aktive. Pse?

Berge është diagnostikuar me limfomë më 2004. I është nënshtruar kimioterapisë, është kthyer në fushë një vit më vonë. Pas disa javësh, sëmundja është përsëritur, sërish kimioterapi, sërish rikthim në fushë. Mirëpo, përkundër shërimit një trup që nuk mund ta mbajë peshën e lojës në një sport kaq fizik.

“Herën e parë kur e dëgjova diagnozën, isha në shok. Nuk dija nëse do të mbijetoja. Mbështetja ishte shumë e rëndësishme. Fakti që Flensburgu ma vazhdoi rrogën e plotë ishte shumë domethënëse që të mos mendoja për mbajtjen e familjes… Për shkak të sëmundjes jam pjekur më shpejt. Kam mësuar për gjëra të rëndësishme jashtë hendbollit”, pohon ndër të tjera Berge. Shumë më tepër detaje gjenden në librin e tij të botuar më 2008. Atë vit, i shëruar nga sëmundja, për herë të parë e gjen angazhimin si trajner kryesor. Në klubin norvegjez Elverum. Brenda 6 vitesh bëhet një herë kampion shteti. Pas tri vitesh në kombëtare, vjen edhe medalja e argjendtë.

Përmend angazhimin për përparimin e lojtarëve të rinj. Përmend rëndësinë e rezultateve. Përmend edhe çastet kur një lojtar i ekipit të tij ka pranuar të jetë homoseksual para bashkëlojtarëve të tij.

Berge nuk hoqi dorë edhe në fushë. Në gjysmëfinalen e mrekullueshme kundër Kroacisë portieri ia mbrojti penalltinë Horvatit në sekondën e fundit, në vazhdimin e parë u kthye nga minus 2 gola. Por, edhe fati është në anën e tij i cili beson, nuk dorëzohet.

KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS

KOK cakton datën për shpalljen e laureatëve

29 Janar, 2017 @21:34

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen...

FUTSALL

Përfaqësuesja zhvillon stërvitjen e parë, në mendje Norvegjia

29 Janar, 2017 @21:02

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot zhvilloi seancën e parë...

FSK

FSK vendos rrethojat në shtegun e Brezovicës

Foto: FSK

29 Janar, 2017 @20:32

Qendra e skijimit në Brezovicë tanimë do të ketë shtegun e...

FRANCE 2017

Franca, kampione e Botës

29 Janar, 2017 @19:07

Ashtu siç edhe e parashikuam në kolumnen e parë për Botërorin e...

SKI

Federata skitare me zyre edhe në Brod

29 Janar, 2017 @18:51

Pasi hapi zyret në qendrën e skijimit në Brezovicë, Federata...

FUTSALL

Përfaqësuesja arrin në Qipro, nesër ndeshja e parë

Foto: FFK

29 Janar, 2017 @17:38

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, ka arritur sot në...

MONEY PRIZE @ AUSOPEN

Pasurohet për 2.67 mln dollarë

Momenti/ Foto: ausopen2017.com

29 Janar, 2017 @13:30

Roger Federer me triumfin e tij të sotëm ka arkëtuar edhe 2.67...

FEDERER vs NADAL

Finalja e legjendave, Federerit historik

Roger Federer fiton Australian Open 2017/ Foto: ausopen.com

29 Janar, 2017 @12:41

Nën drithërime të një sportisti të veçantë, Roger Federer...

FRANCE 2017

Rikthim i madh i Sllovenisë për medalje të bronztë

28 Janar, 2017 @22:20

Përfaqësuesja e Sllovenisë është shpallur përfaqësuesja e...

FUTSALL

Përfaqësuesja në futsall niset drejt Qipros

Foto: FFK

28 Janar, 2017 @21:49

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futsall, është nisur drejt...

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

ANALIZË

Sezoni i borës

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve...

MEDALJA E RADHËS

E arta e radhës, triumfon edhe Nora Gjakova!

7 Prill, 2017 @17:22

Pas Distria Krasniqit, me medalje të artë Grand Prix-in e Antalyas...

MEDALJA E RADHËS

Distria Krasniqi, e artë në Antalya!

7 Prill, 2017 @17:05

Pas suksesit në Paris, Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në...

Të gjitha lajmet nga Të tjera