Të gjitha lajmet

ROGER FEDERER

I pagabueshmi, në finalen e 11-të

I pagabueshmi, në finalen e 11-të

15 Korrik, 2017 @13:04

Tenisti i shkëlqyeshëm zviceran, Roger Federer, me fitoren e arritur dje ndaj Tomas Berdychit ka siguruar finalen e 11-të të garës prestigjioze në Wimbledon.

Kur luhet finalja e Wimbledonit?

Federer 35 vjeçar, që nuk po jep shenja të plakjes, do të luftojë në finalen e nesërme ndaj Marin Cilicit, që kaloi Novak Djokovicin në gjysmëfinale, në ora 15:00, në Centre Court të Wimbledonit.

fed

Zvicerani është favorit në finale, pasi që ende nuk ka humbur asnjë set në Wimbledonin e sivjetëm, edhepse Berdych e mundoi më së shumti deri tani në këtë Grand Slam.

Deklarata pas arritjes së finales

“Jam shumë i privilegjuar që jam në një finale tjetër. Kam kënaqësinë të luajë në Centre Court edhe njëherë. Nuk mund të besojë se është krejtësisht e vërtetë kjo gjë përsëri. Ndjehem mirë që do të kem një ditë pushim, për të kujtuar çka bëra në këtë turne sivjet,” ka thënë Federer pas fitores në gjysmëfinale, ndërsa ka marrë ovacione nga publiku pas fitores së fundit.

Trofetë e Federerit

Herën e fundit kur Federer ka fituar Wimbledonin ka qenë viti 2012. Zvicerani ka fituar 7 herë këtë Grand Slam, ndërsa nesër do të luftojë për trofeun e tetë të këtij turneu.

Në total, legjenda e gjallë e tenisit botëror dhe shembulli i sportistit të vërtetë, ka 18 Grand Slame të fituara në karrierë.

AUTO SPORTS

Canolli përsëri me rekord

10 Korrik, 2017 @13:03

Bardhyl Canolli i Auto Klubit Eurogoma RT me veturën e tij Radicall...

AUSTRIAN GP

Bottas me fitore senzacionale

9 Korrik, 2017 @14:55

Finlandezi Valtteri Bottas është fitues i garës për Çmimin e...

AFATI KALIMTAR

Ekipet e hendbollit në pazarin veror

BOROZANI/ D.S.

6 Korrik, 2017 @7:42

Ekipet e hendbollit të Kosovës, kryesisht ato të Superligës,...

AUSTRALIAN OPEN

Murray tërhiqet nga Australian Open

4 Janar, 2018 @10:48

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndimin në ije, Andy...

TENIS LEGENDS

In memoriam: Jana Novotna

20 Nëntor, 2017 @15:06

Tenistja legjendare e Çekisë, Jana Novotna, ka ndërruar jetë në...

PARIS MASTERS 2017

Numri një i botës, u tërhoq nga Paris Masters

REUTERS/Arkiv

4 Nëntor, 2017 @10:25

Tenisti 31 vjeçar, Rafael Nadal, është tërhequr nga Paris...

TENIS

Nadal e mbyll si lider vitin 2017

1 Nëntor, 2017 @18:09

Fitorja e sotme ndaj Hyeon Chung në raundin e dytë të Paris...

SHANGHAI MASTERS

Federer mposht Nadalin për titullin e 94-t në karrierë

15 Tetor, 2017 @11:01

Vazhdon forma e mirë e Roger Federer në vitin 2017. Teniseri...

Të gjitha lajmet nga Tenis