SOT — e Mërkure, 22 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

I pandalshëm

REUTERS/Andrew Winning

I pandalshëm

Tottenham ka arritur të shënojë fitore në derbin e Londrës veriore ndaj Arsenalit, me rezultat 2-1. Gareth Bale përsëri ka qenë violina kryesore e Hotspursëve.


3 Mars, 2013 @19:50


E plotësuar:
10 Mars, 2013 @0:17


SHPËRNDAJ

Gareth Bale është definitivisht lojtari që do të mund të jetë edhe lojtari i vitit në Premier League. 

Uellsiani ka arritur të shënojë përsëri për Tottenhamin duke ia sjellur epërsinë në ndeshje pas një asistimi të Gylfi Sigurdssonit. 

Kopja e golit të parë është shënuar dy minuta më vonë (39) nga Aaron Lennon, pas asistimit të Scott Parkerit. Të dyja golat ishin të asistuar nga mesi i fushës, ndërsa Bale herën e parë dhe Lennon në golin e dytë i ikën kurthit të ofsajdit dhe mbetën të vetëm para portierit polak të Arsenalit, Wojciech Szczesny - duke shënuar për 2-0. 

Në pjesën e dytë Arsenal ka arritur të zbusë epërsinë e Tottenhamit me golin e mbrojtësit gjerman, Per Mertesacker. Por, kjo ishte e tëra nga djelmoshat e Arsene Wengerit, të cilët është dashur të durojnë edhe disa kundërsulme dhe raste të shpërdoruara nga Bale dhe shokët e tij. 

Me fitoren e madhe ndaj Arsenalit, Tottenham (54) është rikthyer në vendin e tretë të Premier Leauge, duke dalë mbi Chelsean (52). 


REZULTATI:
Tottenham Hotspurs - Arsenal 2-1


I pandalshëm





About Borozani.com


TË FUNDIT