Të gjitha lajmet

DITARI RUS (16)

Inui > Neymar

Inui > Neymar

Shkruan: LUAN MORINA

3 Korrik, 2018 @13:04

Që nga ndeshja e parë, japonezët kanë luajtur lojën ndër më të bukurat në këtë Kupë Bote. Kanë luajtur futboll ‘zotërinjsh’, duke zhvilluar lojën e bukur si rrugë deri tek rezultati. Kjo iu hakmorr mbrëmë me humbjen zemër-thyese në çastet e fundit të ndeshjes, nga një aksion shkolle i Belgjikës.

Japan

Kur në numrin e djeshëm shkrova se mund të jetë ndër ndeshjet më të bukura të Kupës, prisja diçka të tillë sikur ajo çfarë shfaqën të dy ekipet mbrëmë. Sidomos në pjesën e dytë.

Belgium vs Japan

Ky rikthim duhet të ngjallë belgët në këndin e vetëbesimit para ndeshjes me Brazilin. Nuk është formacion i përkryer dhe faji është tek De Bruyne të cilin Martinez nuk guxon ta lë në bankën rezervë. Krahu sulmues i Cityt nuk po përshtatet në pozitën që po i jepet dhe ndoshta një vendosje në vend të Mertensit me një mesfushor më fizik pranë Witselit do të bënte një lojë më të bukur të belgëve. Detyrimisht duhet të vendosin mesfushë më defensive ndaj Brazilit në çerekfinale.

BRAZILI, ME MERITË; POR NEYMAR…

Në ndeshjen tjetër, Brazili me meritë mposhti meksikanët për të kaluar tutje. Një tollovi mbrojtjeje duke angazhuar të gjithë më shumë në anën defensive se në sulm, u kushtoi sombrerove me eliminim i cili do të duhej të vinte qysh në grupe ndoshta. Më mirë Kosta Rika iu kundërvye Brazilit se sa Meksika.

Brazil

Përkundër fitores ky Brazil është ndër më të dobëtit që kam parë që nga ‘treshja e djepit’. Shikuar më tutje në histori, me Brazilin e para Peles, gjatë Peles, dhe pas Peles, ky Brazil të bën të vjellësh gjatë lojës. Dhe arsyeja e vetme është kapiteni, aktori i njohur Neymar da Silva Santos Junior!

Neymar

Edhe mbrëmë ishte pranë lëndimit që do ta linte jashtë fushës së futbollit, ndonëse shkelje të tilla nga vëllezërit e motrat tona na kanë kaluar pas disa minutave, edhe nëse nuk kanë pasur thumba këpucësh! Para katër viteve, asaj drame gjysmëfinale në përkrahje të Neymarit, hakun ua kishin dhënë gjermanët! Kësaj radhe ndoshta do të duhet përsëri Valoni t’i tregoj Neymarit dallimi ndërmjet një skene teatri dhe fushe futbolli!

E deri sot, Takashi Inui ka bërë më shumë se sa Neymari në këtë Kupë Bote!

E FUNDIT

Për ndeshjen e fundit në çerekfinale, kemi dy ndeshje të barabarta. Zviceranët nuk kanë qenë aq dominues ndaj asnjërit ekip në grupe. Serbët mëzi që kaluan Kosta Rikën, e këta për pak edhe ndoshta do të fitonin kundër zviceranëve. Brazilianët nuk kanë gjetur formë kampioni. Në anën tjetër suedezët ishin të pafat deri me Meksikën. Janë ndoshta ekipi më së miri i kompozuar nga këta që kanë mbetur. Efekti ‘Ibra-out’ e bën të veten!

Shaqiri

Anglezët janë të prirë për të dështuar në këso fazash. Më shumë gjasat janë që anglezët të shkojnë në shtëpi sonte, se sa me trofeun e Kupës së Botës. Edhe sikur ta marrin, përsëri do ta humbnin sikur të kaluarin, e Pickles s’mund ta gjej pasi ka vdekur 51 vite më parë!

CALUM CHAMBERS

Mbetet në Emirates

Foto: arsenal official/arkiv

3 Korrik, 2018 @13:01

Mbrojtësi i Arsenalit, Calum Chambers, ka nënshkruar kontratë të...

SHKRIM I EDINSON CAVANIT

Cavani: Letër vetes 9 vjeçar

2 Korrik, 2018 @23:06

I dashuri nëntë vjeçari Edinson, Unë po ia shkruaj këtë...

BELGJIKA - JAPONIA

Martinez shah-mat ndaj super-samurajëve

2 Korrik, 2018 @21:01

Njëra ndër ndeshjet më të mira të Boërorit Rusia 2018. Pas...

11-SHET

Formacionet: Belgjika - Japonia

2 Korrik, 2018 @17:40

Janë publikuar formacionet startuese të Belgjikës dhe të...

BRAZILI - MEKSIKA

Brazili s’lejon befasi

2 Korrik, 2018 @16:48

Çerekfinalisti i pestë i Botërorit të Rusisë është Brazili. ...

11-SHET

Formacionet: Brazili - Meksika

2 Korrik, 2018 @13:50

Janë publikuar formacionet startuese të Brazilit dhe të Meksikës....

DITARI RUS (15)

Dita e zëvendësimeve

Dhoma e VAR-it/ Foto: GoogleImages

2 Korrik, 2018 @12:31

Zhvillimi i teknologjisë ka perfeksionuar këtë Kupë të Botës...

BEHAR MALIQI

Llapi shton përvojë me Maliqin

BOROZANI/ Arkiv

2 Korrik, 2018 @10:27

Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në Superligë të...

MOHAMED SALAH

Edhe 5

2 Korrik, 2018 @9:16

Pas përfundimit të stinorit në Premier League, pyetja më së...

KROACIA - DANIMARKA

Kroacia përpara, pas dramës në penallti

Foto: FIFA/fb/tw

1 Korrik, 2018 @21:33

Dy golat më të shpejt të Botërorit i shënuan, por pas kësaj...

SHKRIM I EDINSON CAVANIT

Cavani: Letër vetes 9 vjeçar

2 Korrik, 2018 @23:06

I dashuri nëntë vjeçari Edinson, Unë po ia shkruaj këtë...

BELGJIKA - JAPONIA

Martinez shah-mat ndaj super-samurajëve

2 Korrik, 2018 @21:01

Njëra ndër ndeshjet më të mira të Boërorit Rusia 2018. Pas...

11-SHET

Formacionet: Belgjika - Japonia

2 Korrik, 2018 @17:40

Janë publikuar formacionet startuese të Belgjikës dhe të...

BRAZILI - MEKSIKA

Brazili s’lejon befasi

2 Korrik, 2018 @16:48

Çerekfinalisti i pestë i Botërorit të Rusisë është Brazili. ...

11-SHET

Formacionet: Brazili - Meksika

2 Korrik, 2018 @13:50

Janë publikuar formacionet startuese të Brazilit dhe të Meksikës....

Të gjitha lajmet nga Russia 2018