Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Irani - punë në një grup të vështirë

Irani - punë në një grup të vështirë

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @14:31

Queiroz

Carlos Queiroz gjatë karrierës së tij ka udhëhequr Sportingun e Realin e Madridit, derisa ka kaluar pesë sezone si asistent i Sir Alex Fergusonit tek Manchester United. I larguar në vitin 2008, Querioz do të merrte Portugalinë për t’i dërguar në Kupën e Botës. Me Portugalinë kishte udhëhequr ndërmjet viteve 1991-1993, pas dy sezoneve me atë që njihen si Gjenerata e Artë e Portugalisë, të cilët ishin kampion bote në vitet 1989 e 1991. Abel Xavier, Rui Costa, Luis Figo, Capucho, Joao Pinto, ishin pjesë e asaj Portugalie të udhëhequr nga Queiroz.

Portugezi kishte dërguar në finalet e vitit 2002, Afrikën Jugore, ndërsa Irani është ekipi i tij i tretë me të cilin shkon në Kupën e Botës, i pari ekip me të cilin shkon dy herë ngjitur në Kupën e Botës.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Tek Irani kishte ardhur në prill të vitit 2011, dhe me më shumë se shtatë vite në krye, është trajneri me kohën më të gjatë në këtë post, që nga viti 1958. Në 78 ndeshje ka 48 fitore, dhjetë humbje dhe dyfish më shumë barazime.

Kosova

Iranianët kishin anuluar miqësoren e Kosovës, pas asaj me Greqinë e Sierra Leonen. Gjatë majit kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore me Uzbekistanin dhe Turqinë, të cilat me dallim me portugezët e spanjollët janë shumë më të dobëta në kualitet e edhe në qasje ndaj lojës. Për të kaluar në fazën tjetër do t’u nevojitet një mrekulli.

Queiroz preferon të eksperimentoj me formacionin, duke preferuar 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Një zhvendosje në një formacion defensiv s’do të duhej të ishte befasi gjatë ndeshjeve me Portugalinë e Spanjën, ndonëse qendra e mbrojtjes nuk është pjesa më e mirë e formacionit, përkundrazi.

AliReza

Për neve, shumica e lojtarëve mund të jenë të panjohur pasi jashtë ligës së Iranit, ajo e Rusisë dhe Greqisë ka më së shumti iranian. E talenti më i madh i tyre, Alireza Jahanbakhsh luan në AZ Alkmaar. Si krah i djathtë, ai duhet të ofroj ndihmë, bashkë me Mehdi Taremin, për një tjetër talent iranian, Sardar Azmoun, 23 vjeçarin e Rubinit të Kazanit. Këmbëshpejtë, kjo treshe mund të godas në kundërsulme, me një mesfushë të përzier greko-ruse, me kapitenin Masoud Shojaei, 34 vjeçarin nga AEK-u, me Ehsan Hajsafin e Olympiakosit, dhe talentin e Amkar Perm, Saeid Ezatolahi.

Gjermani

Me karrierë të kaluar në Hertha e Wolfsburg, para se të kalonte në Fulham, Ashkan Dejagah është ndoshta iraniani më i njohur në këtë përbërje të thirrur në Rusi. Por, në sezonin e fundit, Dejagah ka zhvilluar vetëm tri ndeshje, dy për ekipin rezervë të Wolfsburgut, ku luan edhe Elvis Rexhbecaj, dhe një tjetër për Nottingham Forest.

Ndonëse për Gjermaninë U17 deri në atë U21 kishte zhvilluar 50 ndeshje me 15 gola të shënuar, në vitin 2012, Ashkan Dejagah do të debutonte për Iranin. Me ta ka zhvilluar 46 ndeshje me 9 gola. Ish-kampioni i Gjermanisë me Wolfsburgun, dhe i Evropës me Gjermaninë U21 në vitin 2009, tek Irani do të sjell përvojën, pasi minutat duhet të jenë të limituar për të.

Titujt

Pas tre titujve të Kupës së Azisë, dy të ardhur si vendas – 1968,1976, dhe një në Tajlandë në vitin 1972; Irani do të gjente rrugën drejt Kupës së Botës. Do të debutonin në Argjentinë, në vitin 1978 duke humbur kundër Holandës së famshme dhe Perusë, para se Iraj Danaeifard të barazonte rezultatin me Skocinë, për pikën e parë në Kupën e Botës.

Revolucioni Islamik i vitit 1979 kishte lënë futbollin anash, ngjashëm si lufta me komshinjtë nga Iraku gjatë dekadës së 80-tave. Në vitin 1982 ishin larguar nga kualifikimet, e katër vite më vonë do të refuzonin të luanin për shkak të detyrimit të luanin në terrene neutrale.

ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018

Në kupën e Botës do të ktheheshin në vitin 1998, ku në grup me Gjermaninë, RS Jugosllavinë, e SHBA-të, do të merrnin tri pikë. Bierhoff e Klinsmann do të shënonin kundër tyre, ngjashëm si Mihajlovic për të dalë pa gola nga dy ndeshje. Irani do të binte me rezultat 2-1, nga golat e Estili dhe lojtarit legjendar të Hamburger SV, Mehdi Mahdavikias. Është kjo fitorja e vetme e Iranit në një Kupë Bote.

Në Gjermani e Brazil do të merrnin nga një barazim, me Angolën, respektivisht Nigerinë.

Rusia 2018

Kundër evropianëve asnjëherë nuk kanë marrë pikë pos atij barazimi me Skocinë në vitin 1978. Pos evropiane, Spanja dhe Portugalia janë ekipe shumë më të mira se Irani. Për vendin që na furnizon me hurme të cilat po shkaktojnë ‘huti’, e vetmja shpresë mbetet të mposht një tjetër vend hurmash, Marokun. Me afrikanët luajnë të premten në ora 17, para se me 20 korrik në mbrëmje të ndeshen me Spanjën, dhe të përfundojnë këtë garë me 25 qershor, po ashtu në mbrëmje me Portugalinë.

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

LOPETEGUI

Real prezanton sot trajnerin e ri

14 Qershor, 2018 @11:15

Kampioni i Evropës, Real Madrid, prezanton sot trajnerin e ri të...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj...

KOLUMNE

Meksika - kombinim mes talentit e përvojës

14 Qershor, 2018 @14:08

Dy herë çerekfinalistët e Kupës së Botës, suksesin më të madh...

BELGJIKA

Ekip që duhet të fitojë

Foto: uefa/fb

14 Qershor, 2018 @12:58

Çerekfinalja për belgët në Euro2016 ishte dështim. Çerekfinalja...

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018