SOT — e Enjte, 23 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Istogu eliminon Lirinë

Facebook

Istogu eliminon Lirinë

Ekipi i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Istogu, ka arritur të eliminojë ekipin e Superligës, Lirinë, nga Kupa e Kosovës.


3 Mars, 2013 @13:52


E plotësuar:
3 Mars, 2013 @14:01


SHPËRNDAJ

Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll të zhvilluar dje ndërmjet Istogut dhe Lirisë, fitues ka dalë ekipi nga rangu më i ulët i garave - Istogu. 

Goli i ardhur në fillim të takimit nga Qëndrim Jahaj, saktësisht në minutën e katërt të takimit, ka qenë i mjaftueshëm që ‘Troftat’ t’i mposhtin bardhezinjtë nga Prizreni. 

Me këtë fitore, Istogu ka arritur që të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Kosovës, derisa prizrenasit kanë konfirmuar edhe njëherë krizën e madhe të tyre si në organizim ashtu edhe në lojë. 


KUPA E KOSOVËS, 1/8 E FINALES
Istogu - Liria 1-0 Jahaj 4'


Istogu eliminon Lirinë





About Borozani.com


TË FUNDIT