Të gjitha lajmet

BARAZH: RAHOVECI - ISTOGU

Istogu kthehet në Ligë të Parë, Rahoveci bie

Istogu kthehet në Ligë të Parë, Rahoveci bie

28 May, 2018 @19:00

Rahoveci
Istogu
Rahoveci 0(3) : 0(4) Istogu

Stadiumi: Rexhep Rexhepi, Drenas.
Istogu është rikthyer në Ligën e Parë, pasi një viti qëndrim në Ligën e Dytë, pasi në ndeshjen e barazhit e ka mundur skuadrën e Rahovecit, pas penalltive, me rezultat 4:3, ngase në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ndeshja u mbyll pa gola. Ndeshja e këtyre dy skuadrave u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve të të dyja ekipeve. Të dyja palët treguan një lojë të kujdesshme, me raste të pakta shënimi. Mundësitë më të mira për Istogun i patën Malësor Blakaj, në minutën e 41-të kur gjuajti furishëm, por portieri Arianit Kuqi, nuk lejoi që topi të shkojë në rrjetë. Istogu vs Rahoveci Ndërkaq, në minutën e 60-të Rahovecin e shpëtoi tërthorësja pas gjuajtjes së Alban Musollit. Në anën tjetër, Rahoveci pati dy raste nëpërmjet Bajram Kërndalit, në minutën e 76-të, kur nga 7-8 metra gjuajti mbi portë, si dhe në minutën e 103-të, kur Hamid Mullaabazi gjuajti në mënyrë akrobatike, por portieri Dardan Podrimaj reagoi edhe më mirë. Në gjuajtjet e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Istogut, duke shënuar katër nga pesë gjuajtjet, derisa rahovecasit dështuan në dy gjuajtje. Istogu vs Rahoveci Për Istogun shënuan A.Dreshaj, N. Prekaj, E. Çeta dhe A. Musolli, derisa M. Blakaj qëlloi tërthorësen, derisa te Rahoveci shënuan L. Brahimaj, B. Kërndali e H. Merxha, kurse gjuajtjen e A. Berishës e priti portieri Podrimaj, derisa në gjuajtjen e fundit dhe vendimtare, H. Mullaabazi gjuajti mbi portë.

PREJ FERRONIKELIT

Ahmet Haliti kthehet te Prishtina

Foto: KFFerronikeli/fb

28 May, 2018 @17:02

Pas dy viteve të fundit të kaluara te Ferronikeli, futbollisti që...

BILETAT

Interesim i madh për Kosovë-Shqipëri

28 May, 2018 @1:01

Numër i madh i biletave tashmë janë shitur për përballjen...

KUPA E KOSOVËS

Prishtina fiton Kupën pas penalltive

27 May, 2018 @18:40

Prishtina ka përfunduar stinorin me trofe. Pas 90 minutave të...

KUPA E KOSOVËS

Vëllaznimi vs. Prishtina, formacionet startuese

27 May, 2018 @15:46

Me fillim nga 16:00, Vëllaznimi e Prishtina do të përballen në...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Real-Liverpool

Fotot: UCL/fb

27 May, 2018 @0:30

Pak orë pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet...

UCL FINAL: REAL - LIVERPOOL

Regjimi madrilen vazhdon!

26 May, 2018 @22:31

I treti vit me radhë, e trembëdhjeta në histori! Reali është...

CHAMPIONSHIP

Fulham në Premier League!

Foto: BBC

26 May, 2018 @19:51

Pas Wolvesit dhe Cardiffit, skuadra e tretë që do të ngjitet nga...

REAL MADRID - LIVERPOOL

Real Madrid vs. Liverpool, formacionet startuese

Foto: Sky Sports

26 May, 2018 @19:46

1 orë para ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të Real...

TRAJNERI I PRISHTINËS

Josa: Pa presion, por e duam Kupën

BOROZANI/ D. S.

26 May, 2018 @17:52

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, që është bërë nënkampion i...

ARBËRIA - DUKAGJINI

Arifaj në formë, Dukagjini fiton me goleadë

23 September, 2018 @19:17

Në ballafaqimin e zhvilluar sot në "Sami Kelmendi" të Lipjanit,...

FORMACIONET STARTUESE: BES - IST

Besa-Istogu, 11-shet startuese

23 September, 2018 @15:42

Dueli më interesant i ditës në Ligët ë Parë të Kosovës,...

TREPÇA - BASHKIMI

‘Minatorët’ dalin nga zona e rrezikshme

22 September, 2018 @18:33

Pas tre humbjeve radhazi, skuadra e Trepçës ka shënuar sot fitoren...

VËLLAZNIMI - RAMIZ SADIKU

Vëllaznimi merr kreun

22 September, 2018 @18:25

Me fitore të pritur ndaj 'ndërtimtarëve' të Ramiz Sadikut,...

JAVA E PESTË

Liga e Parë: 4 të shtunën, 4 të dielën

18 September, 2018 @12:35

Të shtunën dhe të dielën e ardhshme zhvillohen ndeshjet e xhiros...

Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë